Udhëzim për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë 2014, sesioni i dytë

552
Sigal

Ministria e Arsimit publikon datat e zhvillimit e lëndët përkatëse të provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë 2014, sezoni i dytë. Mes të tjerave, në këtë udhëzim përcaktohen:

  1. Zhvillimin e Provimeve Kombëtare të arsimit bazë 2014, sesioni i dytë, në datat si më poshtë
  2. Gjuha shqipe, 27. 08. 2014
  3. Matematika, 30. 08. 2014

Nxënësit e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) të zhvillojnë provimin në lëndën Gjuhë amtare”, sesioni i dytë, datë 25.08. 2014.

-Provimet Kombëtare të arsimit bazë 2014, sesioni i dytë, të fillojnë në orën 10:00 dhe të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Për shkollat e pakicës kombëtare greke, testi për provimin në lëndën “Gjuhë amtare”, sesioni i dytë, të përgatitet nga DAR Gjirokastër. Zyra Arsimore Delvinë dhe Zyra Arsimore Sarandë, tërheqin në DAR Gjirokastër testin, ditën e provimit.

Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, testi për provimin në lëndën “Gjuhë amtare, të përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës, shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR-së

 

PROVIME TË MATURËS SHTETËRORE 2014, SESIONI I DYTË

Në mbështetje të neni 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 26, 27 dhe 50, të Ligjit Nr. 69. datë 21.06.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të Vendimit të Këshilli i Ministrave Nr. 1013, datë 10.12.2010 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve”, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 352, dt. 03.04.2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit”.

1. Zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2014, sesioni i dytë, në datat si më poshtë vijon:Gjuhë e huaj, Gjuha shqipe dhe letërsi:

Matematika, Lëndë me zgjedhje:

-Provimet e Maturës Shtetërore 2014, sesioni i dytë, të fillojnë në orën10:00.

Testi për secilin nga provimet e detyruara të përmbajë25 pyetje,nga të cilat13 pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me 13 pikë,kurse 12 pyetje të jenë me zgjidhje dhe vlerësohen me 37 pikë.

-Provimet e Maturës Shtetërore2014, sesioni i dytë, të lëndëve me detyrim të zgjasin 2 orë e 30 minuta secili.

Për provimin e detyruar të gjuhës së huaj testi të hartohet nga AKP, ndërsa administrimi dhe vlerësimi të bëhet nga DAR/ZA-të. Për provimin Dl, D2 dhe Zl, Z2, hartimi i testeve dhe vlerësimi i tyre të bëhet nga AKP-ja.

-Testi për secilinnga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat lO pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 10pikë,kurse lO pyetje të jenë me zgjidhje dhe të vlerësohen me 30 pikë.

-Provimet e Maturës Shtetërore2014, sesioni i dytë, të lëndëve me zgjedhje të zgjasin 4 ore.

-Maturantët që kanë vetëm një provim me zgjedhje, të hyjnë në provim në orën 11.30.

KREU II

PJESËMARRËSIT NË PROVIM

provimet e Maturës Shtetërore 2014, sesioni i dytë, kanë të drejtë të marrin pjesë: Maturantët/kandidatët që nuk rezultojnë kalues në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore 2014, sesioni i parë;

Maturantët, që janë pakalues në një ose dy lëndë, në vitin shkollor 2013-2014 dhe i shlyejnë ato në sesionin e vjeshtës, në datat 2 dhe 5 shtator 2014; Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore.

Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në komisionin e posaçëm të ngritur me Urdhrin Nr. 108, datë 31.03.2014 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit.

Për maturantët e përcaktuar në pikën 1, germat “a” dhe “b” është i vlefshëm Formulari Al. Kandidatët e përcaktuar në pikën 1, germat “c” dhe “d” që do të japin provimet e Maturës Shtetërore 2014, sesioni i dytë, të regjistrohen në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm ose në shkollën që i cakton DAR/ZA e vendbanimit. Për këtë kategori, plotësimi i Formularit A1Z do të bëhet nga datat1 deri 5 shtator 2014.

4. Drejtori i shkollës të dërgojë zyrtarisht në DAR/ZA listën e kandidatëve që do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore 2014, sesioni i dytë, në datën8 shtator 2014. Drejtori i DAR/ZA-së ta dërgojë këtë listë në AKP në datën9 shtator 2014.

ADMINISTRIMI I PROVIMEVE

-Provimet të zhvillohen të përqendruara në Drejtoritë Arsimore Rajonale.ZA Tropojë, ZA Lushnje dhe ZA Sarandë i zhvillojnë provimet në qytetet e tyre. ZA Delvinë i zhvillon provimet në qytetin e Sarandës.

-Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe drejtoritë e shkollave marrin masa për njoftimin e maturantëve/kandidatëve për datat, mjedisin dhe orën kur do zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i dytë.

Drejtori i DAR-së, brenda datës8 shtator 2014,të njoftojë zyrtarisht AKP-në për mjediset ku do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore 2014, sesioni i dytë.

-Në DAR kurezulton se numri i maturantëve/kandidatëve është më i madh se 500, të përdoren 2 mjedise.

HARTIMI DHE VLERËSIMII TESTEVE TË PROVIMEVE

Hartimi i testeve të Maturës Shtetërore 2014, sesioni i dytë, të kryhet sipas Rregullores Nr. 895 prot, datë. 07.02.2014..

3. Vlerësimi i testeve të Maturës Shtetërore 2014, sesioni i dytë, të ndjekë procedural e përcaktuara në Rregulloren Nr. 895 prot, datë. 07.02.2014, “Për procesin e Maturës Shtetërore 2014 në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

-Monitorimi dhe administrimi i procesit të Maturës Shtetërore 2014, sesioni i dytë, të kryhet nga përfaqësuesit e MAS dhe institucionet e varësisë, të cilët raportojnë në DAPU për çdo

parregullsi të vërejtur.

-Të gjitha shpenzimet e përfaqësuesve të MAS, gjatë provimeve të Maturës Shtetërore 2014, sesioni i dytë, të përballohen nga institucionet përkatëse, ku kanë qendrën e punës, sipas

dispozitave në fuqi.

-Ngarkohen për zbatimin e këtij Udhëzimi, Zëvendësministri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit Parauniversitar dhe të gjitha institucionet e varësisë së MAS.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore Zyrtare