Tiranë – Universitetet/ Dy ditë për regjistrimin, zbardhen kuotat e lira

444
Sigal



Janë zbardhur kuotat e
lira për në universitetet publike në vend.


Të gjithë maturantët që nuk kanë
fituar deri më tani kanë dy ditë kohë për të bërë regjistrimet.


Sipas të dhënave të publikuara,
në mjaft universitete ka kuota të lira.


Kështu, tek Gjuhët e Huaja janë
483 kuota të lira, në Shkencat Sociale janë 402 kuota.


Tek Fakulteti i Historisë dhe
Filologjisë janë 317 kuota të lira. Tek Shkencat e Natyrës, 937 kuota të lira.