Testimi i mësuesve, Federata e Arsimit: Eshtë i paligjshëm

521
Sigal

Federata e Sindikatës së Arsimit ka kundërshtuar hapur testimin e ardhshëm të mësuesve, atë të muajit maj, duke e cilësuar të jashtëligjshëm, dhe të padobishëm.

Gjatë një debati në Komisionin e Medias, kryetari i Federatës së Arsimit, Xhafer Dobrusha pretendon se testimi jo vetëm që nuk është forma reale për të pasqyruar gjendjen reale të mësuesve, por hedh poshtë edhe Provimin e Shtetit. 

Por këto u përgënjeshtruan nga komisionerët, të cilat thanë se testi ishte një hap i diktuar nga një situatë emergjente e krijuar pas alarmit të dhënë për rreth 2 mijë mësues pa profilin përkatës. 

Po ashtu, gjatë dëgjesës së sotme në Komisionin e Medias, kryetari i Fereratës së Arsimit, Dobrusha bëri të ditur se Ministria e Arsimit ka vendosur që të mos përfshijë në testimin e ardhshëm mësuesit me përvojë mbi 20-vjeçare, ndonëse kërkesa e tij është që ky testim të mos bëhet për asnjë mësues, pavarësisht nga vitet e punës.
 
Në muajin maj, Ministria ka parashikuar testimin e 35 mijë arsimtarëve që janë aktualisht pjesë e sistemit parauniveristar.