Sulejman Muça: Politikat ndaj universitetit publik në vitet e tranzicionit mendoj se, kanë qenë jo efektive

571
Sigal

INTERVISTA/ Flet Prof. As. i Politologjisë, Sulejman Muça: Qeveria Rama mori një nismë të vështirë por të domosdoshme ndaj universiteteve private

Politologjia është një lëndë e re në universitet tona, apo më mirë të themi s;ka hyrë ende si degë e plotë në universitete dhe pse në Ballkan një degë e tillë është shumë e preferuar. Numri i universiteteve është mjaftueshëm, por kjo lëndë ende nuk ka marrë vendin e merituar. Sot është shtuar numri i pedagogëve por shihet qartë se numri i pedagogëve në universitetet private është më i madh se ai shtetëror. Sot, pozicioni i pedagogut në universitet shihet si një pozicion komod, i respektueshëm shumë i lakmueshëm, por në shumë raste harrohet se të arrish deri në këtë stad, duhet të kalosh vite të tëra studimi, provimesh, mbrojtje temash, lëvizje jashtë atdheut për specializime apo shkollime suplementare. Me gjithë zhvillimet e fundit, mund të themi se problemet në universitete janë prezent. Kërkesa e llogarisë nuk është e njëjtë. Ka ende fenomene të mitmarrjes. Ka ende mësimdhënie pa standarde. Ka pak tekste dhe akoma më pak tekste profesionalë për lëndë të ndryshme. Por dhe kushtet e studimit dhe dallimet mes universiteteve shtetërore si dhe problemet që ka aktualisht sistemi ynë arsimor, janë ende prezentë dhe pse të reduktuara ndjeshëm.

  Një nga lëndët më të reja në Universitet është ai i Politologjisë. Thuhet se në monizëm nuk ekzistonte një degë e tillë. Në këtë këndvështrim çfarë është dhe çfarë studion Politologjia?

 Kjo është një e vërtetë. Kjo është një degë e re, që në disa raste edhe abuzohet. Personalisht për këtë degë kam kryer studimet e larta në Universitetin shtetëror Shën Klimend Ohridski, në Sofje të Bullgarisë, një universitet që ka nxjerrë me qindra gjenerata studentësh, në përgjithësi dhe në veçanti, fakulteti ku unë kam kryer studimet, pra Fakulteti i Filozofisë, ka në përbërje rreth 20 katedra, e një ndër ato është dhe katedra e Politologjisë. Po me se merret unë do të përgjigjem shkurt pasi e kemi rrokur kohë më parë këtë temë. E rrok përsëri pasi ende nuk njihet plotësisht. Politologjia, është një degë që merret me shumë fusha të sferës shoqërore, sociale, ekonomike, psikologjike, morale, politike etj., etj. Këtu ndërthuren shumë specialitete si Politologjia (Shkenca Politike) Filozofia, Sociologjia, Psikologjia, Kulturologjia, administrata publike, Arkeologjia, Europeistika, Ballkanistika, etj., ose e thënë ndryshe,  “Politologji” pra në shumë aspekte (gjithë përfshirëse) pra kjo vjen dhe nga greqishtja  “poli”= shumë ose “politei” gjithë përfshirje. Për sa i përket nivelit të Universitetit të Tiranës as që nuk mund të flitet; ka shumë hapësira që lenë vend për diskutime të mëdha. Ndër to mund të përmendim: Traditën dhe eksperiencën qindra vjeçare që Universiteti i Sofjes ka krijuar, jo vetëm në ambienteve dhe hapësirave të mësimdhënies, por edhe si punim arkitekturor në vetvete si godinë. Gjithashtu, nga vetë tradita e trashëguar në stilin e mësimdhënies. Hapësirat që të ofron ky universitet me të gjitha kushtet maksimale të nevojshme për një institucion të tillë, i cili mund të krahasohet me shumë universitete të Evropës perëndimore. Shkalla e organizimit bibliotekar pra, bibliotekat e të gjitha niveleve, çdo katedër ka bibliotekën e vet e pasuruar në mënyrë të përkryer me një fond të pasur librash dhe tekste të tjera akademike, jo vetëm kaq, por dhe biblioteka e Fakultetit të Filozofisë, ku për sa i përket pasurisë me libra dhe material shkencore është tepër e pasur, e mbi të gjitha me një funksionim në orar nga 08 e mëngjesit e deri në orën 19:30 të darkës. Biblioteka qendrore e Universitetit, ku në të mund të studiojnë studentët e të gjitha fakulteteve, (s’kam ç’të them, s’kam fjalë për të), e organizuar në mënyrë tepër të shkëlqyer, me një rregull dhe me një shërbim absolut, pra jo vetëm e kompletuar me fondin e pasur, por edhe me sallë të madhe studimi  me kushte absolute për të studiuar komod dhe i qetë. Po ashtu dhe një sallë të madhe studimi për profesorët dhe stafin akademik mësimdhënës etj. E them këtë se, ky shërbim i bibliotekës së universitetit ishte dhe suksesi im që të mbyllja studimet e të dy niveleve shkëlqyeshëm, por dhe  pranimin në këtë universitet si Doktorant, ku i mbylla këto studime me sukses.

 Sot kemi universitete të ndryshme, apo më mirë për nga dallimi, kemi universitete shtetërore dhe private. A kanë ndryshim mes tyre dhe për ju kush duhet të ketë më shumë prioritet?

Nuk mund të jap një përcaktim të saktë. Secili universitet ka mënyrën e vetë të organizimit. Konkretisht, politikat ndaj universitetit publik në vitet e tranzicionit mendoj se kanë qenë jo efektive, pavarësisht tendencave në rritje të përmirësimit të kushteve dhe të kompletimit me ambiente, ku sot vuajnë disa departamente nga rikonstruksioni i godinave dhe kjo falë angazhimit të rektoratit për t’u krijuar mundësi lehtësuese jo vetëm kolegëve, por edhe studentëve. Për sa i përket ndryshimit mes universiteteve private dhe shtetërorit mund të them se të dy angazhimet kanë cilësi sa të ngjashme po aq dhe të ndryshme, ku specifikat janë të shumta dhe do na duhen aq shumë kohë dhe hapësirë për t’i detajuar. Masat e reja që ka marrë qeveria Rama për universitetet unë i mbështes. Ndoshta jemi në periudhën që është rritur përgjegjësia. Me kërkesat e reja mund të them se të dy universitet kanë autoritet, por ai shtetëror mbetet prioritar nga studentët.

Është folur shumë për fenomenin e mitmarrjes. Thuhet se është zvogëluar, por hera herës nxjerr krye bindshëm. Ku e ka bazën ky fenomen dhe cilat janë rrugët që mund të shmanget?

 Ky mbetet një problem vërtet shqetësues. Një problem që nuk duhet nënvleftësuar kurrë. Ky term duhet specifikuar në mënyrë më të qartë dhe më të thjeshtë, pra dhënie para nën dorë ose, më shqeto, blerje notash, me thënë të drejtën është një gjest tepër i ulët në radhë të parë për studentët dhe pastaj për stafin e profesorëve. Unë nuk do fajësoja në radhë të parë pedagogët. Aspak, sepse në radhë të parë kemi një kontingjent studentësh që nuk frekuentojnë  në mënyrë të rregullt dhe korrekte mësimet si leksionet po ashtu edhe seminaret dhe kur vjen momenti për t’u përballur në fund të semestrit, apo të vitit, e ndjejnë veten jashtë orbitës dhe këtu fillon tendenca e studentëve për të marrë notën pa studiuar dhe pa mësuar fare, pse jo duke mashtruar edhe prindërit se gjoja profesor X apo Y s’ma dha kësaj radhe lëndën duke ngritur shumë hamendje për t’u justifikuar në familje. Kurse për profesorët s’e besoj dhe nëse ndodh një gjë e tillë, për mendimin tim, ai vetë si profesor s’e ka vlerën më të madhe sesa vetë vlerën që i kërkon për notë një student dhe gjithmonë në jetë mbetet një njeri i etiketuar. Për mendimin tim them se nuk ka profesor që t’i vendosë taksë studentit, nëse ai është sistematik dhe i rregullt.

Si është kërkesa në universitetet shtetërore shqiptare në krahasim me ato private? Ju keni shansin të punoni dhe të jepni mësim në të dy llojet? Cilat janë të veçantat dhe ndryshimet mes tyre?

Së pari, mund të them se, politikat ndaj universitetit publik në vitet e tranzicionit mendoj se kanë qenë jo efektive, pavarësisht tendencave në rritje të përmirësimit të kushteve dhe të kompletimit me ambiente, ku sot vuajnë disa departamente nga rikonstruksioni i godinave dhe kjo fal angazhimit të rektoratit për t’u krijuar mundësi lehtësuese  jo vetëm kolegëve, por edhe studentëve. Për sa i përket ndryshimit mes universiteteve private dhe shtetërorit mund të them se, të dy angazhimet kanë cilësi sa të ngjashme po aq dhe të ndryshme, ku specifikat janë të shumta dhe do na duhen aq shumë kohë dhe hapësirë për t’i detajuar.

Politika shqiptare në këto 25 vjet tranzicion dhe si ka ndikuar në arsimin shqiptar?

Mbas vitit 1990 e në vazhdim sigurisht shoqëria shqiptare ishte tepër optimiste, për një jetë ndryshe dhe për një Shqipëri evropiane etj. Në të vërtetë kanë kaluar 25 vjet “demokraci” dhe  akoma jemi në stadin e të ashtuquajtur tranzicion, që me sa po shoh, jemi akoma i vetmi vend në Evropë ku jemi në fazën akoma transite, ku shumë vende të Evropës Lindore  kanë kaluar këto faza. Kurse politika shqiptare mund të them se, është e papjekur për të bërë një gjë të tillë, kur vendet që “dolën nga lufta”, tashmë janë pjesë e familjes evropiane, kurse ne ngelëm përsëri në fund për të pritur trenin e radhës. Në drejtim të arsimit çdo qeveri postkomuniste ka menduar pak ose aspak për arsimin, për vendosjen e tij mbi baza shkencore, për vendosjen e tij sipas kërkesave të kohës dhe Kartës së Bolonjës. Deri para një viti, arsimi shqiptar ishte i çorientuar dhe pa vizion. Uroj që të hyjmë në vagonin e pasagjerëve dhe do Zoti s’na kanë rezervuar vagonin e bagazheve

 Albert  Z. ZHOLI