Studentët ushtarakë, bursa për studime jashtë vendit

1712
Sigal

Qendra e Personel Rekrutimit kërkon të rekrutojë studentë ushtarakë për studime në:

 1. Itali: Akademia Ushtarake Modena, 1(një) vend dhe në Akademia Ushtarake e Aviacionit, dega Forcë Ajrore 1(një) vend në Pozzuoli.

2. Turqi: Shkolla e Lartë e Forcave Tokësore 1(një) vend, Shkolla e Lartë e Forcave Detare 1(një) vend, Shkolla e Lartë e Forcave Ajrore 2(dy) vende, Akademia Ushtarake Mjekësore GATA 3(tre) vende.

3. Greqi: Shkolla e Lartë Ushtarake e Forcave Tokësore “EVELPIDON”, Athinë, 2(dy)vende.

4. Kosovë: Shkollimi i kadetëve në Qendrën e Studimeve Universitare dhe në Universitetin Amerikan të Kosovës 1(një) vend.

1. Kriteret e pranimit të kandidatëve:

 – Të ketë shtetësi shqiptare.

– Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

– Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.

– Të jetë në moshë jo më shumë se 22 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik.

– Të mos jetë i martuar.

– Të jetë i aftë nga ana shëndetësore.

– Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndetshëm nga të gjitha pikëpamjet, pa asnjë

mangësi apo shenja që deformojnë pamjen.

– Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës,

veshkave, mëlçisë dhe mushkërive.

– Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë trupore, peshën dhe moshën e

kandidatëve, do të jenë sipas anekseve C, bashkëlidhur.

– Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake në Itali të kenë notën mesatare të gjitha viteve të shkollës së mesme mbi 8.5 si dhe të kenë notën mesatare mbi 8.5 veças për lëndët, matematikë, fizikë, kimi.

– Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore

ushtarake jashtë vendit, në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë.

– Nuk kanë të drejtë të regjistrohen për konkurrim ata kandidatë që e kanë fituar më parë

statusin e studentit ushtarak.

– Kandidati i cili nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, atëherë ai s’kualifikohet.

– Tarifa e regjistrimit për konkursin e pranimit për vijimin e studimeve jashtë vendit për

kandidatët që do të aplikojnë për arsimim të nivelit ushtarak universitar është 3000 (tremijë) lekë.

2. Dokumentet për regjistrim:

 Kandidati për regjistrim duhet të paraqesë pranë Zyrës së Rekrutimit Tiranë këto dokumente:

 – Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati, në të cilën të jenë të renditura 3 (tre) degët që dëshiron të ndjekë kandidati. – Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar që vërteton përfundimin e arsimimit dhe notën mesatare.

– Certifikatë për TOEFL (nëse e ka).

– Fotokopje e kartës së identitetit.

– Certifikatë familjare 1 (një) copë.

– Fotografi për dokument, 2 (dy) copë.

– Dëshmi penaliteti ose dokumentin vërtetues të aplikimit për dëshmi penaliteti.

– Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.

– Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.

– Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcës Tokësore, ku shprehet nëse kandidati është i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit.

– Analiza e SIDA.

– Vërtetimet mjekësore se kandidati nuk është bartës i virusit HIV dhe Hepatit “B” dhe që nuk ka kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive.

– Fotokopje e pasaportës së vlefshme për jashtë shtetit.

3. Datat e testimit:

 – Testi Psikologjik, 21.07.2014.

– Testi Fizik, 22.07.2014.

– Testi i Gjuhës së Huaj, 23.07.2014.

– Testi Intelektual, 24.07.2014.

Shënim: Testi Fizik është skualifikues. Konkurrenti (kandidati) për t’u kualifikuar në testin fizik duhet të grumbullojë mbi 30% të pikëve. Afati i dorëzimit të dosjeve deri në datën 18 korrik 2014.