Studentët e mjekësisë: Nikolla afat deri në orën 16:30, pastaj në grevë

502
Sigal

Studentët e mjekësisë, të transferuar nga universitetet private që u mbyllën, i kanë lënë afat deri në orën 16: 30 ministres së Arsimit për të plotësuar kërkesat e tyre në të kundër kanë paralajmëruar se do të futen në grevë.
 
“Kjo nuk është shfaqje politike, por një realitet i dhimbshëm që prek 5800 familje, studentë, qytetarë që aspirojnë Europën dhe nuk bëjnë kompromis me të drejtën. Tashmë kemi marrë mbështetje nga presidenca për sigurinë fizike dhe mbarëvajtjen e procesit. Të solidarizohen studentët që të na mbështesin të drejtën tonë legjitime në kërkesat e bëra. I japim afat deri sot në orën 16:30, për zgjidhjen e problemit, në rast të kundërt do vijojmë grevën. Nuk trembemi. Studentët kanë të drejtën legjitime për grevë urie”­ deklaroi përfaqësuesi i studentëve.
 
Studentët kanë thënë se arsyeja kryesore e grevës është tarifa e lartë e shkollimit që ata janë të detyruar të paguajnë, e cila është gati 7­-fish më e lartë. Këta studentë paguajnë 235 mijë lekë në vit, ndërsa studentët e tjerë që janë pranuar sipas Maturës Shtetërore, paguajnë vetëm 35 mijë lekë në vit.