Skandali. Nxënësit shqiptar të zonave kufitare, shkollohen ilegalisht në Greqi

497
Sigal

Çdo ditë kalojnë ilegalisht kufirin ku i presin fugonët grekë. Drejtuesit e Arsimit në Sarandë: S’ dimë gëj. Nxënësit e Vërvës e Janjarit duhet të shkollohen në shkollën tonë të Markatit!

Një skandal tjetër në fushën e arsimit, unikal ndoshta jo vetëm në kontinentin e Europës. Nxënës të fshatrave shqiptar në jug të vendit, çdo ditë kalojnë ilegalisht kufirin dhe zhvillojne mësimet në shkollat greke të zonës, e pasi mbarojnë mësimin e ditës, rikthehen në banesat e tyre po ilegalisht nëpërmjet kufirit shtetëror. Si në mëngjez kui nisen për në shkollë, ashtu dhe kur kthehen në shtëpi pas përfundimit të mësimit, ata i presin në kufi dhe i sjellin po aty, furgonët grekë!

Shteti shqiptar, më specifikisht, Ministria e Arsimit dhe e Sportit nuk është në gjendje të garantojë as arsimin e detyruar për qytetarët e vet. Ky fakt, i kalon kufijtë e skandalit kur shteti “ngre duart” në menaxhimin e sistemit arsimor parauniversitar dhe sidomos atë të detyrueshëm 9-vjeçar (arsimin bazë).

SKANDALI

Kjo ndodh në Sarandë në fshatrat e Çamërisë, kufitare me shtetin fqinj Greqinë dhe, pikërisht, në ato të komunës Markat. Le të ndalemi më shumë tek fenomeni i kësaj ndodhie tronditëse për arsimin shqiptar, që vetë prindërit e sjellin për publikim. Çfarë ndodh? Denoncimi shqetësues i prindërve sjell faktin që për vite me radhë, nxënësit e arsimit të detyruar të sistemit arsimor shqiptar 9-vjeçar në fshatrat kufitare të Vërvës dhe Janjarit (më të prekura nga ky eksod bojkotues), pas përfundimit të ciklit fillor pesë vjeçar, ciklin e lartë të këtij arsimimi deri tek klasa e 9-të e zhvillojnë në shkollat e qyteteve fqinje të shtetit kufitar, Greqisë. Në rregull! Çdokush mund të zgjedhë, ku të dojë zhvillimin e arsimimit të tij, por duke respektuar legjislacionin e dy shteteve dhe jo në mënyrë kontrabandë siç po zhvillohet deri tani. Nxënësit kalojnë kufirin greko-shqiptar në mënyrë të parregullt e të paligjshme dhe në vijën kufitare ndërshtetërore i pret një fugon grek që i merr në mëngjes, i çon në shkollë dhe i sjell përsëri pasdite në kufi dhe prej andej nxënësit kthehen pranë banesave në shtetin shqiptar. Pra, me çfarë dokumentacioni ikin fëmijët në shtetin fqinj dhe pse policia kufitare ka lejuar dhe lejon këtë situatë shqetësuese? Dihet se adoleshentët lëvizin jashtë kufirit shtetëror të shoqëruar me prindër dhe me marrëveshje noteriale të të dy prindërve kur e shoqëron njëri prej tyre. Pra, kush e mban përgjegjësinë për këta fëmijë që kalojnë kufirin?

PRONINCIMI ZYRTAR

A ka marrëveshje mes dy shteteve dhe sidomos mes dy ministrive respektive për këtë fenomen disa vjeçar? Interesimit tonë, drejtori i sapoemëruar me konkurrim, Behar Maze, i përgjigjet se “nxënësit e fshatrave në fjalë ciklin e lartë të arsimit të detyruar, sipas ligjit për mungesë të numrit të nxënësve, e zhvillojnë në shkollën e Markatit që ndodhet afro 10 km larg qendrave të banuara të këtyre fshatrave, por nuk funksionon transporti dhe nuk e di se pse. Tani jam emëruar në detyrë dhe i kam kërkuar zyrtarisht edhe mësueses edhe kryeplakut të më kthejnë përgjigje, për këtë që ju interesoheni, prej disa ditësh”. Po të njëjtën përgjigje jep edhe Zyra Arsimore e Sarandës, se nuk ka informacion për këtë fenomen disavjeçar, madje habiten kur ua themi. Po kush e mban përgjegjësinë për çka ndodh? Drejtori nuk di gjë, ZA nuk di gjë, natyrisht edhe Ministria e Arsimit jo (se kush i informoi), atëherë ç’po ndodh me arsimin e detyruar dhe atë parauniversitar? Shteti është i dorëzuar para këtij fenomeni shkatërrues të arsimimit të fëmijëve në gjuhën amtare dhe në tokën amtare, por sidomos tek arsimi i detyruar. Si nuk janë shqetësuar këto instanca shtetërore, se ku shkojnë fëmijët e këtyre fshatrave pas mbarimit të klasës së pestë të ciklit fillor?! Një përgjegjësi shtetërore dhe kombëtare që nuk dihet kë do ketë autor dhe përgjegjës…

LIGJI PËR ARSIMIN

Ligji nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”

Neni 22 “Arsimi bazë”

4. Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë shtetas shqiptarë me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën 4408 gjashtëmbëdhjetë vjeç

Agron MEMA