Skandali i Ministrisë së Arsimit, nxënësit 11-vjeçarë shqiptarë pyeten nëse kanë bërë seks anal

272

jë studim kombëtar që synon të zbulojë më shumë mbi sjelljen shëndetësore të nxënësve shqiptarë të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç ka ngjallur indinjatë tek prindërit.

Rezultatet e studimit supozohet të bëhen të ditura pas përpunimit të një pyetësori të cilit do t’i përgjigjen fëmijët.

Ndër të tjera në pyetësor nxënësit duhet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale, ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral.

Ministria e Arsimit ka mbështetur kërkesën për realizimin e këtij studimi në shkollat e planifikuara në shkallë vendi.

Kryetarja e Komisionit për median, Albana Vokshi i ka drejtuar ministres së Arsimit Lindita Nikolla një kërkesë ku parashtron problemin dhe shtron disa pyetje.

“Një grup prindërish kanë adresuar një problem shqetësues, të cilin e konsideroj plotësisht legjitim, në lidhje me një studim kombëtar për “Vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore” që do të ndërmarrë instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku nxënës të moshës, 11, 13 dhe 15 vjeç do t’u shpërndahet një pyetësor. Në pyetjet 45 e në vazhdim, në një gjuhë që unë e konsideroj krejt të papërshtatshme për fëmijë në ato mosha, nxënësve u kërkohet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale e madje shkohet dhe më tutje ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral”, thuhet në kërkesën e Vokshit.

                                                   Pyetësori ku nxënësit preteen nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale

          Dokumenti ku ministria ministria miraton studimin

       Kërkesa e Albana Vokshit drejtuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolla