Skandal, shkelet rregullorja e specializimeve, shpallen fitues kandidatë pa licencë

2751
Sigal

Specializantët e mjekësisë hedhin poshtë pretendimet e dekanes së Fakultetit të Mjekësisë. Ja shkeljet e rregullores

Bien poshtë pretendimet e dekanes së Fakultetit të Mjekësisë, prof. Mira Rakacolli, për zbatim rigoroz të rregullores së studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë. Në listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për specializim, e shpallur në datën 12 dhjetor, janë 41 emra/kandidatë të cilët, në fakt, nuk plotësonin një nga kriteret kryesore të rregullores për t’u futur në konkurrim. Sipas rregullores, kandidatët për specializime të mjekësisë duhej të kishin Licencën dhe dëshminë e regjistrimit në Urdhrin e Mjekut. 41 kandidatë nuk e kishin plotësuar këtë kriter, pasi këta persona rezultojnë në listat e AKP-së dhe kanë kryer provimin e licencimit në datën 15 dhjetor, pra, 3 ditë më vonë, në shkelje flagrante të rregullores së specializimeve të mjekësisë. 2 ditë më parë dekania e Fakultetit të Mjekësisë, njoftoi se “Fakulteti i Mjekësisë konfirmon e siguron të gjithë mjekët aplikantë për specializimet afatgjata në mjekësi, të interesuarit dhe publikun e gjerë se: Në asnjë rast nuk ka patur mjekë aplikues, kandidatë për fitues për shkollat e specializimit afatgjatë në fushat e mjekësisë, i/e cila të mos ketë patur: 1. Diplomën e përfundimit të studimeve në Mjekësinë e Përgjithshme ose Stomatologji (për shkollat ku kërkohej kjo Diplomë); 2. Licencën e ushtrimit të profesionit në përputhje me aktet rregullatore të këtij procesi”. Në fakt, jo asnjë, por plot 41 persona, të cilët janë regjistruar në kundërshtim me nenet 20 dhe 23 të rregullores nxjerrin zbuluar deklaratën e dekanes Rakacolli.

Ja nenet e shkelura nga Rregullorja e Specializimeve të Mjekësisë

 Neni 20, pika 3

Të ketë kryer me sukses provirnin e shtetit përkatës, konform ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të ketë fituar të drejtën eushtrimit të profesionit përkatës në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj (e njohur në Republikën eShqipërisë)…

 Neni 23, pika 6

Fotokopje e licencës për ushtrimin e profesionit në Republikën e Shqipërisë dhe e dëshmisë së regjistrimit në Urdhrin profesional përkatës, të njësuara me origjinalin në Republikën e Shqipërisë.

  Deklarata e Rakacollit

 “Fakulteti i Mjekësisë konfirmon e siguron të gjithë mjekët aplikantë për specializimet afatgjata në mjekësi, të interesuarit dhe publikun e gjerë se: Në asnjë rast nuk ka patur mjekë aplikues, kandidatë për fitues për shkollat e specializimit afatgjatëne fushat e mjekësisë, i/e cila të mos ketë patur:

1. Diplomën e përfundimit të studimeve në Mjekësinë e Përgjithshme ose Stomatologji (për shkollat ku kërkohej kjo Diplomë);

2. Licencën e ushtrimit të profesionit në përputhje me aktet rregullatore të këtij procesi”.

 Ja 41 emrat e shpallur në 12 dhjetor si kandidatë që kanë plotësuar kriteret, pa marrë licencën

 Adela Muhamet Kryeziu

Aida Sefer Gezhili

Amarilda Asim Paja

Amela Pullumb Hasa

Ana Bashkim Bakiaj

Anduela Jorgji Sako

Anisa Veli Ajdini

Anita Ramiz Salla

Ardi Ihsan Prushi

Arlinda Gani Rada

Bariola Tomor Kalari

Bledar Vehap Topuzi

Borana Lirim Kozi

Doriana Besnik Brahimaj

Edlir Agim Kaziu

Edlira Hasan Hoxha

Elko Orion Gliozheni

Endri Agim Verçani

Endri Ramadan Ramadani

Enda Muhamet Zaimi

Eralda Qazim Buba

Erget Abdul Çuçaj

Fajtona Femi Sufaj

Brisilda Abdulla Halili

Ilda Thoma Dhori

Ina Gramoz Ruzhdia

Iva Lavdim Disha

Jola Byniamin Durra

Jona Nexhip Leka

Jonida Ramazan Klosi

Kejda Teki Brahimaj

Klodian Agron Turja

Lorena Arjan Neço

Marsida Hajdar Çollaku

Pranvera Ymer Spahija

Romina Nevruz Çelmeta

Romina Petrit Buzheli

Rovena Agron Capo

Silva Pavli Gjika

Tedi Fatmir Minarolli

Ujvara Halit Shamata

Këtë shkelje flagrante të rregullores, nga ana e organizuesve të konkurrimit, e kanë denoncuar vetë kandidatët e specializimeve të mjekësisë. Ata, pasi kanë verifikuar shkelje të rregullores, i janë drejtuar me një letër, ku kërkojnë transparencë për procesin e konkurrimit për specializantë, ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve znj. Lindita Nikolla, ministrit të Shëndetësisë z.Ilir Beqja, rektorit të Universitetit të Mjekësisë z. Ali Refatllari, dekanes së Fakultetit të Mjekësisë znj.Mira Rakacolli dhe profesoratit të Fakultetit të Mjekësisë. Ata kërkuan që i gjithë procesi të bëhet transparent, pa u përzgjedhur ende fituesit, porse hasën në heshtjen e strukturave përkatëse, madje edhe në mohimin me forcë të zërave kundër.

Letra e plotë e kandidatëve për specializim 2014-2015

 Të nderuar

Ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve znj. Lindita NIKOLLA

Ministër i Shëndetësisë z.Ilir BEQJA

Rektor i Universitetit të Mjekësisë z. Ali REFATLLARI

Dekane e Fakultetit të Mjekësisë znj.Mira RAKACOLLI

Profesora të Fakultetit të Mjekësisë

Ne kandidatët për specializim 2014-2015 ju bëjmë kërkesë për transparencën që ka munguar deri më tani dhe të ndryshoni rregullat e zgjedhjes së fituesve të specializimit.

Kjo kërkesë bëhet, duke u bazuar në fakte që dolën në përfundim të procesit të:

Intervistës; Testit të Informatizuar; Vlerësimit të mesatareve.

Në bazë të fakteve që do parashtrohen më poshtë ka baza të forta me shkelje ligjore që tregojnë se ky proces, në tërësi është bërë mbi baza interesi të pastër korruptim, me qëllim përfitimin nga ana e vetëm disa personave.

  1. Në përfundim të regjistrimit, në datën 12, në bazë të rregullores së shpallur, ju keni shpallur listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për specializim.

Në këtë listë, nga vërtetime që ne kemi kryer në bazë dhe të listës së AKP-së për persona që kanë kryer provimin e licencimit në datë 15.12.2014 (listë e aksesueshme në sitin e AKP) rezultojnë persona të cilët janë regjistruar dhe janë shpallur kandidatë me kritere të plotësuar prej jush pa patur Licencën dhe dëshminë e regjistrimit ne Urdhrin e Mjekut, pasi këta persona kane provimin e licencimit në 15.12.2015 dhe janë regjistruar në datë 12.12.2015, në shkelje flagrante të rregulloreve dhe të nenit 20 dhe nenit 23.

 Neni 20, pika 3

Të ketë kryer me sukses provirnin e shtetit përkatës, konform ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të ketë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit përkatës në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj (e njohur në Republikën e Shqipërisë)…

 Neni 23, pika 6

Fotokopje e licencës për ushtrimin e profesionit në Republikën e Shqipërisë dhe e dëshmisë së regjistrimit në Urdhrin profesional përkatës, të njësuara me origjinalin në Republikën e Shqipërisë.

Në bazë të kësaj shkelje, ju kërkojmë që të saktësoni të gjithë personat nga listat paraprake dhe përjashtimi nga zgjedhja e specialiteteve të gjithë personave që janë futur me këtë shkelje flagrante të rregullores, e cila nuk është ndryshuar nga ministrat përkatës siç u bë për gjuhën e huaj me një urdhëresë të posaçme.

  1. Në bazë të kësaj shkelje të vërtetuar, si dhe mos shpallja në të njëjtën kohë me listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për specializim në përfundim të regjistrimeve e preferencave që ka bërë gjithsecili dhe e notës mesatare të ponderuar dhe të paponderuar dhe në krah pikët e konvertuara, ne kemi të drejtë të aludojmë që, ju e keni bërë, me qëllim që të manipuloni mesataret dhe ndryshimin e formularëve në fund të procesit të konkurrimit, për të favorizuar personat që ju dëshironi dhe jo ata që e meritojnë.

Ne kërkojmë transparencën dhe verifikimin e mesatareve të gjithsecilit prej kandidatëve, ky verifikim të bëhet në praninë tuaj, të përfaqësuesve të ministrive dhe përfaqësuesve të kandidatëve për specializim dhe të shpallen në sitet e internetit të fakultetit, pasi të jenë verifikuar. Kjo, pasi persona nga ne, që njohin personalisht kandidatët, kanë vënë re në listat paraprake të pikëve, sipas specialiteteve që keni shpallur ju në sitin e internetit, që personave me të njëjtën mesatare u janë dhënë pikë të ndryshme (THEKSOJMË QË JANË PERSONA QË KANË PËRFUNDUAR STUDIMET NË SHQIPËRI) për disfavorizim të disave dhe favorizim të disa të tjerëve.

  1. Ndryshimi i formularëve të aplikimit në fund të procesit të konkurrimit është një gjë që aludohet, pasi kemi vënë re, pikërisht në listat që ju keni shpallur si paraprake në sitin e fakultetit, që persona që konkurrojnë në Urgjencë kanë vënë kuota të pambuluara, ndërkohë që tek lista e kuotave nuk ka kuota të pambuluara për këtë preferencë specializimi.

  1. Po bëhet një proces zgjedhjeje e padrejte e fituesve, pasi në një kohë ju favorizoni persona që kanë marrë minimumin e pikëve për t’u shpallur fitues në kuotat e miratuara nga VKM, pasi ka zgjedhur specialitetin pa konkurrencë (dhe kjo është një pikë që të bën të mendosh për ndryshim formularësh në fund të procesit të konkurrimit) dhe po në të njëjtën kohë, bëni rankim sipas pikëve në specialitete dhe eliminoni kandidatët me shumë pikë, që normalisht këta të fundit, me një rankim të përgjithshëm futen në kuotat e specializimit. Ju BËJMË THIRRJE, TË MOS VEPRONI ME DY STANDARDE DHE TË BËNI LISTIMIN E PËRGJITHSHËM TË KANDIDATËVE, SIPAS PIKËVE TË FITUARA DHE KËTA PERSONA, BRENDA VIZËS SË KUOTAVE TË PËRCAKTUARA NË VKM, TË PËRZGJEDHIN SIPAS PREFERENCAVE TË BËRA, OSE SIPAS PIKËVE TË MARRA. Këtë kërkesë e bëjmë, pasi në rregullore nuk është bërë e qartë përzgjedhja e fituesve dhe ju mund ta vendosni si të doni, keni të drejtë interpretimi dhe interpretimi më i drejtë është që të futen personat me renditje pikësh. Kërkojmë listim të përgjithshëm, sipas pikëve të fituesve dhe jofituesve.

 PRESIM PERGJIGJE NGA JU PA FILLUAR PROCESI I PËRZGJEDHJES (që rezulton data 13.01.2015), FAVORIZIM TË KANDIDATËVE QË E MERITOJNË DHE TË ELEMINOHET ÇDO GJË E PADREJTË DHE NË SHKELJE ME RREGULOREN.

Me respekt,

Kandidatët për specializim 2014-2015