Skadali i mitmarrjes në universitet shqiptare

87
100 mije lekë të vjetra është shuma që paguajnë sot studentët në universitetet shqiptare, për marrjen e një provimi. Skandali i rryshfetit që detyrohen të japin studentët ka përfshirë Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan si dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Tiranë. Emisioni investigativ “Ça Thu…?!” ka zbuluar fillimisht një rast në Fakultetin e Infermierisë në Elbasan, ku pedagogia Mereme Tusha merr 100 mijë lekë në këmbim të një note kaluese. Të njëjtën situatë ky emision zbuloi edhe në Tiranë ku sërish një tjetër pedagoge e degës Imazheri, Alma Emiri kërkon 100 mijë lekë në këmbim të notës 7 (shtatë). Rastet abuzive janë zbuluar menjëherë pas ankesave të vazhdueshme të studentëve pranë emisionit “Ca Thu…?!” në Agon Channel. Skandali i rryshfetit që kërkojnë pedagogët e arsimit universitar tregon edhe një herë problemet që vazhdojnë që në krye të herës kur lëndët vazhdojnë të merren jo mbi bazën e meritokracisë por nëpërmjet pagesës dhe nepotizmit. Këto nuk janë të vetmet raste që janë denoncuar nga mediat vizive dhe të shkruara, por shqetësimi qëndron te organet e tjera ligjzbatuese dhe sidomos të organit të Akuzës, pra Prokurorisë së Përgjithshme, dhe gjykatave që ndaj këtyre shkeljeve i nxjerrin sërish të pafajshëm perosonat që marrin rryshfet.