Shpërndarja e 360 kuotave të specializantëve të Mjekësisë, sipas programeve të studimit

194

Mbledhja e qeverisë në datën 12 nëntor, ndër të tjera vendosi dhe miratimin e kuotave dhe tarifave për specializantët e mjekësisë. Sot gazeta “Telegraf” zbardh tabelën sesi shpërndahen këto kuota sipas programeve të studimit. Janë gjithsej 365 kuota për pranimin në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve, me kohë të plotë, për vitin akademik 2014-2015. Nga këto kuota: 340 janë për kandidatët brenda territorit; 20 për kandidatët e trojeve; dhe 5 për transferime. Tarifa vjetore e specializantëve të Mjekësisë do të jetë 115,000 lekë, ndërsa përsëritësit do t’i nënshtrohen tarifës vjetore të shkollimit. Do të aplikojnë për programe studimi specializuese afatgjata të gjithë kandidatët që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në Republikën e Shqipërisë, sipas përcaktimeve në rregulloren përkatëse të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë. Pranimet e studentëve në programin specializues afatgjatë, në numrin përkatës të kuotës së përcaktuar në këtë vendim, bëhen sipas përcaktimeve në udhëzimin përkatës të ministrit të Arsimit dhe Sportit, rregullores së specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, të miratuar nga ministri i Shëndetësisë dhe ministri i Arsimit dhe Sportit si dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

Tarifat

Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që ndjekin programet specializuese afatgjata në fushën e mjekësisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, është 115,000 lekë. Studentët e shpallur fitues paguajnë/arkëtojnë, menjëherë, në llogarinë e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, 30% të tarifës vjetore të shkollimit. Këstet e tjera arkëtohen sipas rregullores së miratuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës, i nënshtrohet tarifës së plotë vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

specializimet