Shpallen 23.330 fituesit për universitetet, nga data 18-23 zhvillohet regjistrimi on-line

460
Sigal

ZYRTARE/Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall listën e fituesve dhe procedurat për regjistrimin

 Ditën e djeshme janë shpallur listat e fituesve për në Universitete. Ndërkohë që sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës regjistrimi i studentëve fitues për këtë vit akademiknissot.  Studentët e rinj kanë afat deri më 23 shtator për të aplikuar on-line. Sipas procedurës, të rinjtë do t’i drejtohen sekretarive për t’u regjistruar nëse do të marrin një e-mail nëse regjistrimi i tyre nuk është kryer. Vetëm në këtë rast ata janë të detyruar të bëjnë regjistrim manual. Regjistrimi on-line këtë vit është një risi që shmang radhët e gjata të pritjes së fituesve pranë fakulteteve, por edhe kostot që duhej të paguante një fitues për t’u regjistruar në një universitetet që nuk është në vendbanimin e tij. Paraqitja pranë sekretarive mësimore do të jetë e nevojshme vetëm në rastet kur është i pamundur regjistrimi on-line. Ata do të mund të regjistrohen pranë tyre deri në orën 18:00 të datës 23 shtator. Fituesit duhet të dorëzojnë fotokopjen e dokumentit të identifikimit, dy fotografi dhe një mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit në shumën e 1600 lekëve, paguar pranë Postës Shqiptare në llogari të universitetit, ku janë shpallur fitues.

për te gjetur nëse keni fituar apo jo mjafton të klikoni në linkun më poshtë dhe të kërkoni barkodin tuaj.

http://www.mash.gov.al/File/MSH%202012/Lista%20e%20Fituesve%20t%C3%AB%20faz%C3%ABs%20s%C3%AB%20par%C3%AB.pdf