Shpallen 210 fituesit e fazës së dytë për Fakultetin e Drejtësisë për “Bachelor”-in dhe Masterin

603
Sigal

ZYRTARE/Dalin fituesit e fazës së dytë për sistemin Bachelor dhe Master Profesional dhe Shkencor

 Janë shpallur emrat fitues të fazës së dytë në Fakultetin e Drejtësisë për vitin akademik 2012-2013. Këto emra janë shpallur disa javë pas përmbylljes së fazës së parë të pranimeve në universitet. Emrat e bërë publik në këtë periudhë kanë ardhur pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të vendimit për rishpërndarjen e kuotave të mbetura bosh në universitete. Në total janë shpallur 210 fitues. Fituesit më konkretisht janë: Fituesit e Masterit  Profesional Penal janë 44 studentë, fitues të Masterit Profesional janë 85 studentë, Fituesit të Masterit Shkencor, Departamenti Publik janë 4 studentë, Fituesit për sistemin Part-Time Bachelor, janë shpallur10 studentë, fitues të Masterit Profesional Publik (me kohë të plotë) janë shpallur 18 student,

fitues të Masterit Profesional janë shpallur 48 persona.  Sipas informacioneve të marra pranë sekretarive mësimore një pjesë e këtyre kuotave janë plotësuar pasi patën ngelur vende bosh nga lista e fituesve të parë. Ndërsa një pjesë tjetër e kuotave ka ardhur në këtë fakultet për shkak të kërkesës që ka bërë Fakulteti i Drejtësisë  për shkak të kërkesave të mëdha që ka pasur. “Kërkesat kanë qenë të larta për Fakultetin e Drejtësisë, si për sistemin e Masterit, po ashtu edhe për sistemin e “Bachelor”-it. Duke parë numrin e madh të kërkesave Fakulteti ka bërë kërkesë për shtimin e numrit të kuotave në këtë fazë të dytë. Dhe si përgjigje morën shtimin e numrit të kuotave” shprehen burime pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Drejtësisë. Ndërkohë që po të njëjtat burime bëjnë të ditur se fituesit e shpallur duhet të paraqiten në sekretaritë mësimore për të bërë regjistrimin brenda afateve të përcaktuara nga Fakulteti i Drejtësisë. Kjo është mundësia e vetme për të ndjekur shkollën e lartë për këtë vit në universitetet publike në Shqipëri. Ashtu siç bëjnë të ditur edhe burime pranë fakultetit të Drejtësisë, nuk do të ketë më asnjë mundësi tjetër për këtë vit akademik për të qenë pjesë e shkollave të larta publike.

Dokumentet që duhen për regjistrim

Të gjithë fituesit duhet ë dorëzojnë brenda javës së parë të vijimit të studimeve pranë sekretarive mësimore këto dokumente:

 -dy fotografi,

-fotokopjen e dokumentit të identifikimit (letërnjoftimit ose pasaportës biometrike)

-mandate pagesën.