Shkollat në Tiranë nisin zëvendësimin e orëve

584
Shkollat kanë nisur zëvendësimin e orëve të humbura mësimore si pasojë e epidemisë gripale.

Institucionet arsimore 9-vjeçare dhe të mesme kanë hartuar kalendarët e tyre për ditët dhe kohën kur do të bëhet zëvendësimi i orëve.

Shkollat të kryeqytetit dhe informacionet e vëna në dispozicion tregojnë se janë vetë këto institucione të cilat kaën hartuar kalendarët duke marrë edhe miratimin e drejtorive arsimore.

Pjesa dërmuese e shkollave duke marrë parasysh mundësitë e nxënësve dhe mësuesve kanë vendosur që zëvendësimi t bëhet gjatë ditëve të javës por edhe me të shtunat.

Përkatësisht në gjimnazin Sami Frashëri, i rendituri si më i miri në Tiranë, drejtoria ka vendosur që të bëjë zëvendësimin e orëve sipas departamenteve.

Ky gjimnaz ka 8 departamente dhe secili prej tyre ka një grafik të zëvendësimit të orëve për një hark kohor 2-javor.

Po ashtu gjatë ditëve të shtuna në këtë gjimnaz do të zhvillohen orët e aktiviteteve.

Në gjimnazin Ismail Qemali drejtoria ka vendosur që zëvendësimi i orëve të bëhet në 3 ditë mësimi në orën e 7 ku planet janë 2-javore dhe ndryshoojnë në bazë të nevojës për zëvendësimin e orëve.

Drejtoresha e shkollës Nina Guga sqaroi se për të shmangur ngarkesën e lartë mësimore të nxnsve është menduar që mësimi të mos bëhet më shumë sesa orën e 7.

Po ashtu kjo shkollë ka vendosur që të organizojë mësim edhe gjatë 3 të shtunave përkatësisht për të zëvendësuar 3 ditë të humbura nga pushimet.
Në tërësi shkollat i kanë hartuar oraret në bazë të përshtatshmërisë së orarit mësimor.
Sigal