Shkollat e Kukësit të përmbytur me korrupsion

605
Në rajonin verilindor të vendit sistemi parauniversitar i arsimit po përjeton një vdekje klinike. Thuajse çdo qelizë e tij është mbuluar nga llumi i korrupsionit, një fenomen tashmë krejt i njohur jo vetëm nga i gjithë komuniteti, por edhe nga aemata e mësuesve, të cilët kanë mbyllur gojën nën kërcënimin e largimit nga puna. Tashmë për këdo është bërë e qartë se, korrupsioni është rruga nga po ecën sektori i arsimit në rajonin verilinndor. Por në kushtet e një varfërie ekstreme që ka zënë shumicën dërmuese të popullsisë së qarkut të Kukësit vetëm mallkojnë fatin e zi që i ka zënë bijtë e tyre që kanë rënë në duart e drejtuesve bixhozxhinj të arsimit. Në Kukës të gjithë e dinë për këtë lloj bixhozi. Vetëm në Ministrinë e Arsimit vazhdon heshtja neveritëse. Vetë znj. Nikolla është çudi si hesht, pas gjithë këtij pisllëku i bërë i njohur përmes medias këto muajt e fundit. Hesht se nuk ka si t’i tregojë komunitetit që ka ngritur zërin se, “unë jam ajo që e kam mbrojtur dhe do ta mbroj korrupsionin që lulëzon në arsim në qarkun e Kukësit”. Ja disa prej pisllëqeve të regjistruara vetëm muajt e fundit në sektorin e arsimit të qarkut të Kukësit. Ministrja, ndoshta ka harruar lukuninë mashtruese që ka marrë jetë në sektorin e arsimit, ndaj dhe po ia kujtojmë sërish. Përgjigjen e saj e pret i gjithë komuniteti kuksian. Ai që ende jeton në këtë rajon, por edhe ai që, i neveritur nga shkalla e lartë e korrupsionit dhe mjerimit, është larguar tashmë drejt Gjermanisë. 
Gjashtë momente për degradimi i arsimit
Së pari: Tregon një mësues që fitoi testin e 6 dhjetorit, por ende sillet rrugëve i papunë. Pas kaq muajsh më së fundmi, një prej drejtuesve të Drejtorisë Rajonale të Arsimit qartësoi se testi i kryer ishte thjesht një mashtrim. “Testi nuk shërbeu për asgjë. As nuk do të shërbejë për ndonjë gjë. Harroje atë. Për të filluar punë duhet të ndërmarrësh hapa të tjerë”, ma tha shqip një nga drejtuesit kryesorë në Kukës. 
Së dyti: Tregtia e diplomave të shkollës së mesme që ka lënë gojëhapur të gjithë. Vitin e kaluar ishte Ministria e Arsimit, që ushtroi për këtë edhe kontroll, rezultatet e të cilit nuk i bëri të njohur, pasi do të çuditeshin të gjithë. Ashtu siç mbeti e çuditur edhe vetë. Ndaj rezultatet i sekretoi “top sekret”. Pavarësisht kësaj, të paktën kuksianët tashmë dinë gjithçka. Bile edhe bëjnë shaka me çfarë ka ndodhur: Ne u kemi dhënë diploma edhe emigrantëve të ardhur nga Afrika. Kësisoj bëjmë të njohur qytetin tonë kudo nëpër botë. Se jo më kot ishim kandidatë për Nobel të Paqes në vitin 2000. Një tregti e tillë e diplomave të shkollës së mesme ka qenë e pranishme në disa qytete ku kundrejt pagesës lëshoheshin ato dhe me rezultate të shkëlqyera, mes tyre edhe emigrant që prej vitesh nuk kanë shkelur asnjë ditë në Shqipëri. Ndoshta ky është shkaku që mësues të diplomuar në testin e organizuar më 6 dhjetor kanë marrë zero pikë. Ndryshe nuk shpjegohet fakti që mësuesi të mos dijë asnjë fjalë për lëndën që pretendohet se ua shpjegon nxënësve çdo ditë.
Së treti: Paavarësisht ç’thuhet tani nga ministria, e vërteta është se ajo më 6 dhjetor kreu testin dhe bëri të ditur se, “në Kukës janë 236 vende të lira në Arsim”. Pavarësisht çfarë tha, ende as 29 mësuesit që fituan testin janë të pa punë. Ministria duhet të tregojë të vërtetën. Këto vende janë shitur? Sa ishte dhe sa është çmimi? Pse nuk lejohen që për këto vende të paguajnë edhe fituesit e testit, të cilëve u mbahen fshehur? 
Së katërti: Këto ditë, kur është afruar mbyllja e vitit shkollor, befas nga drejtuesit e arsimit është mësuar se kishin harruar pa ngritur në përgjegjësi gruan e një të afërmi të tyre. Ishte kjo arsyeja që kuksianët u çuditën kur mësuan këto ditë se kishte nisur emërim, ç’emërimi i nëndrejtoreshave të shkollës. Shkaku ishte: Kishin harruar dhe duhej emëruar patjetër nëndrejtoreshë, gruaja e njërit prej të afërmve të tyre, punonjës në drejtori. Kuptohet pa konkurs, siç ishte vepruar më parë.“Konkursi është harruar prej kohësh”. Për gjithë komunitetin kjo është një nga poshtërsitë ekselente në fushën e arsimit. Të emërosh e të ç’emërosh vetëm për t’i hapur vendin një të afërmi! Çudia është se vetëm të afërmit mund të dinë të drejtojnë edhe pse me komunitetin jo rrallë flasin vetëm broçkulla që janë kthyer në barsaleta. Si mund të heshtësh edhe para këtij fakti, znj. Nikolla. Është një fakt që ka ngjallur neverinë te i gjithë komuniteti i mësuesve dhe prindërve.
Së pesti: Tregu i krediteve, shumë i përhapur vitet e fundit dhe epiqendra e veprimtarisë së mafies në sektorin e arsimit. Të paktën në Kukës nuk janë kryer dy – tre vitet e fundit veprimtari kualifikuese që të çonin në blerjen e krediteve. Po numri i tyre u rrit nga 3 në 6 në vit. Dhe mësuesit mallkonin se kujt i kishte shkuar në mend të rrisë numrin e tyre. Sepse shpenzonin jo pak. Bile në këtë rajon edhe çmimi nisej të rritej dhe kishte kredite që shiteshin me 10 mijë lekë, po edhe me 20 mijë lekë një kredit. Budallalllëku ishte se mësuesit blinin ato kredite që sillte tregtari nga Tirana, edhe pse mësuesit as nuk i hynin në punë për ngritjen profesionale të tij.
Së gjashti: Si për të treguar se arsimi është një thes ku fitohet dhe jo ku mësohet e tregon fakti se në një vit në Kukës është ndërruar 5 herë Drejtori Rajonal i Arsimit nga tetori 2013 deri në tetorin 2014. Ndërsa populli nga këto idiotizma shtetërore shprehet: “Pesë kamberë nën një derë i thonë fikje e shtëpisë”. Po problemin e gjimnazit “Havzi Nela” a e keni zgjidhur, se edhe aty për një kohë keni patur njëherësh dy Kamberë për një derë znj. Nikolla. Ç’të të numërojmë të tjera e të tjera. Znj. Ministre, i gjithë komuniteti kuksian të lutet: fol njëherë. Të paktën pastroje arsimin nga monstrat që po e shkatërrojnë arsimin. Sepse kemi fëmijë. Pastroje nga lukunia e mashtruesve që ka ngritur një rrjet që vështirë mund të shkatërrohet, znj Nikolla! Si ministre nuk duhet të heshtësh. 
Sigal