Shkolla e Magjistraturës, diplomat e gjuhës së huaj të vlefshme për konkursin e pranimit

985
Sigal

Diploma e gjuhës së huaj, është një ndër kriteret e domosdoshme për regjistrim në konkursin e pranimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Kriteri i gjuhës së huaj për pranimet në Shkollën e Magjistraturës është vendosur vitin e kaluar. Ky kriter u vendos një vit më parë me qëllim rritjen e cilësisë profesionale. Po ashtu për pranimet në Shkollën e Magjistraturës bën pjesë edhe nota mesatare. Vendosja e kriterit të gjuhës së huaj një vit më parë u parashikua në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit që ka dalë në zbatim të ligjit për arsimin e lartë. Në pranimet e bëra për vitin që shkoi është pranuar edhe certifikimi kombëtar për gjuhën e huaj që bëhej nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja për anglishten edhe frëngjishten. Por këtë vit kanë ndryshuar rregullat për kriterin e gjuhës së huaj për pranimet tek Shkolla e Magjistraturës.

Diplomat që njihen për Shkollën e Magjistraturës

Diplomat e gjuhës së huaj të vlefshme për regjistrim në konkursin e pranimit pranë Shkollës së Magjistraturës janë:

Diploma ndërkombëtare që janë: dëshmi/certifikata të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas Udhëzimit nr 14, datë 28.03.2011 i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për njohjen e testimeve dhe certifikimeve për gjuhën angleze për programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë” (shtojca 1).

– Cambridge ESOL – University of Cambridge Examinations

– TOEFL- Test of English as a Foreign Language

– IELTS- International English Language Testing System

-TOEIC- Test of English for Internacional Communication

– MICHIGAN – Test

-PTE General- Pearson Test of English General

Gjuha e huaj u vendos një vit më parë, edhe për një arsye tjetër, sepse brenda programit të trajnimit fillestar, sepse prej dy vjetësh është vendosur edhe anglishtja ligjore, që bëhet me ekspertë rezidentë të huaj, kështu që një person që nuk di gjuhën bazike nuk mund kualifikohet pastaj në gjuhën ligjore dhe për rrjedhojë të diplomohet si magjistrat. Ndërkohë, sistemit gjyqësor shqiptar i duhen gjyqtarë e prokurorë sa më të përgatitur, njohës të gjuhëve të huaja me qëllim që të mos kenë vështirësi në shfrytëzimin e literaturave dhe vendimeve  të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, drejt një modeli të gjyqtarit europian, gjë që kushtëzohet edhe me hyrjen e vendit në BE.