Shkodër/ Mungon libri i abetaret për 1800 nxënësit e klasave të para

549
14 shtatori është dhe dita kur starton viti i ri shkollor në të gjithë vendin, por problemet për këtë viti të ri shkollor 2015-2016 nuk kanë qenë të pakta as për këtë vit. Me probleme do të hasen që ditën e parë 1800 nxënësit që do ulen për herë të parë në bankat e shkollës, të cilëve do iu mungojë libri më i rëndësishëm, ai i abetares. Mungesa e kësaj lëndë për nxënësit e klasave të para, do të vazhdojë të jetë i tillë deri në fund të muajit shtator, të paktën sipas njoftimit të bërë publik nga vetë Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër. Edhe pse masat në lidhje me kompletimin me libra duhet të ishin marrë më parë, si duket edhe këtë vit do të ketë probleme në këtë pjesë, në thuajse gjithë vendin, ku kompletimi me libra i nxënësve të shkollave 9-vjeçare, por edhe gjimnazeve nuk është bërë i plote, duke lënë nxënësit të pritje për disa javë, deri në kompletimin në mënyrë të plotë me libra. Por, ky nuk është problemi i vetëm me të cilin do përballen nxënësit edhe këtë vit të ri shkollor, pasi në shumë qytete të vendit, përfshi këtu dhe qytetin e Shkodrës, mësimi në disa shkolla do të zhvillohet me dy turne, kjo për shkak të mungesës së klasave, por dhe për shkak të mos përfundimit të punimeve në lidhje me rikonstruksionin e disa shkollave në shumë rrethe të vendit. Problematikat në këtë vit të ri shkollor janë të pranishme edhe pas shumë premtimesh nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe vetë ministres Lindita Nikolla, e cila premtoi se ky vit nuk do të ketë asnjë problem, por si duket rreth 490 mijë të rinj do të hasin probleme që në ditët e para të këtij viti të ri shkollor 2015-2016.
Sigal