Rrumpalla që ka përfshirë  sektorin e arsimit në rajonin verilindor 

503
Sigal

Si po mashtrohen  mësuesit  e emëruar në vendet vakant pas testit  të kryer

Mësuesit që fituan  testin dhe u  përzgjodhën  për të punuar në vendet vakante  ndjehen të mashtruar. Këtë tashmë e pranojnë  edhe  vetë drejtuesit e arsimit, të cilët nuk dinë  c’përgjigje t’u japin mësuesve që presin të fillojnë punën. Drejtoresha e drejtorisë rajonale të Arsimit  të Kukësit Farie Zeneli pohon se, “asnjë prej mësuesve të shpallur fitues dhe që fituan vendin e punës pas një veprimtarie festive  pak ditë më parë  të zhvilluar në qytetin e Kukësit nuk mund të fillojnë punën. “Fillimin e punës për ta e ka në dorë Ministrja e arsimit  Lindita Nikolla. Ajo duhet të japë urdhër  që mësuesi  që ka fituar vendin e punës  edhe në zonën më të largët  të fillojë punën. Një gjë e tillë bëhet vetëm me vendim të Ministres”.  Duket paradoksale që  vetë ministrja  ka uzurpuar postin e  shefes së kuadrit në të katër anët e vendit për të emëruar një mësues edhe në rajonin më të largët të zonës verilindore. Por një gjë e tillë u është bërë e ditur kandidatëve  nga vetë drejtoresha  rajonale e arsimit. Për gjithë kandidatët fitues  përgjigja që u është dhënë ka ngjallur çudi.  Kjo ka ngjallur që nga  gjithë ajo eufori  që  u bë e njohur  përmes  nismës “mësues për Shqipërinë”, mësuesit fitues tashmë ndjehen krejt të mashtruar. Ata u kërkuan menjëherë për të filluar punën edhe pse në zona larg vendbanimit, por  iu tregua se nuk mund të fillonin një herë për një herë.  Sepse tullumbacja “mësues për  Shqipërinë”  u fry dhe u fry dhe kur plasi nxori vetëm një top të madh korrupsioni, I lexueshëm  jo vetëm nga mësuesit kandidatë,por edhe nga gjithë komuniteti.         Për mësuesit  fitues, të lodhur nga mashtrimet  e drejtorisë rajonale të arsimit  kërkojnë një përgjigje se pse  iu kërkua të hynin në test. Ndaj Ministrja  duhet t’u kthejë  të paktën një përgjigje mësuesve të mashtruar. Kur do të  nisin punën? C’farë bëhet për luftimin e korrupsionit, kur  vendet e punës  të zëna nga mësues  pa arsimin përkatës  në qytet, apo në periferi të tij  mbahen të fshehura për t’u shitur ?  Pse nuk ushtrohet të paktën një kontroll pasi për këtë shkallë të lartë korrupsioni  (shitje e vendeve të punës me para) është I njohur nga gjithë komuniteti ? Pse  testimi u krye në muajin dhjetor  dhe jo në muajin gusht ?  Pasi kur nisi viti shkollor  në vendet bosh  të evidentuara se ishin të shumta  u dërguan mësues pa arsimin përkatës, ndërsa mësuesve specialistë si gjithnjë  iu komunikua se, “nuk ka vende të lira”. Por edhe tani, pasi fituan  në kuadrin e nismës “mësues për Shqipërinë”  po bëhen përpjekje  për t’I eliminuar. Në këtë kuadër komuniteti dyshon se mësuesit  pa arsimin përkatës që aktualisht janë në punë kanë paguar për vendin e [punës ndaje kanë të vështirë t’I largojnë ata për t’ua liruar vendin  mësuesve fitues. Në këtë kuadër e çuditshme është lënia e specialistëve pa punë për shumë kohë dhe vendosja në punë  e mësuesve pa arsimin  përkatës.   Ndaj  analiza e këtij fenomeni  është imperative të kryhet  duke vënë  para përgjegjësisë  personat  që duket ashiqare  kanë punuar vetëm për shitjen e vendeve të punës.          Rrumpalla që ka përfshirë  sektorin e arsimit në rajonin verilindor  është pasojë edhe e lëvizjes  së  shpeshtë të drejtuesit.  Ndaj  të paktën  të mundësohet emërimi I një drejtuesi  të arsimit, pasi prej më shumë se një viti janë ndërruar 5 drejtorë rajonalë, por të gjithë të komanduar, një paradoks që po bën të qeshë gjithë komunitetin e zonës verilindore.

        Një përgjigje presin jo vetëm mësuesit e mashtruar  që edhe pse kanë firmosur  procesverbalin e fituesit, që është nënshkruar edhe nga përfaqësuesi I Ministrisë së Arsimit  Novruz Ahmeti dhe  Drejtoresha  rajonale e arsimit  Farie Zeneli, tashmë  kanë humbur shpresën se do të mund të fillojnë punën përderisa Drejtoresha  rajonale e arsimit u thotë se, “këtë punë e ka në dorë ministrja”. Paradoksale edhe ta mendosh  se ministjrja  do të merret  edhe me emërimin e mësuesve në  zonat më të thella të vendit. Të paktën, ministrja të na tregojë sa e vërtetë është  cfarë u është bërë e njohur mësuesve të mashtruar.  Pra, të na tregojë  se kush është “pronari” I mashtrimit  të mësuesve  të specializuar  për t’ia lënë vendin e punës  mësuesve pa arsimin përkatës. Tashmë  zhvillimet  në arsim  në  zonën verilindore janë bërë kryebiseda  e gjithë komunitetit, Vetë komuniteti e ka mësuar  tashmë se  arsimi është kthyer në një lodër përfitimi për një grup personash që kanë marrë në dorë drejtimin e tij. Ata kanë vetëm një hall: të kenë vende të lira për t’i shitur   në shkollat pranë qytetit që ende mbahen të fshehura, apo edhe në zonat  e largëta.   Vetë mësuesit e mashtruar ndjehen të braktisur edhe nga opozita e cila vazhdon të heshtë  për çfarë po ndodh në  sektorin e arsimit. Ndërsa  as nuk pret ndonjë ndihmë nga e ashtuquajtura sindikatë  e cila vetëm sa u vjedh në  pagë kuotizacionet kur janë në punë.

                                                                                                 Artur  Zeneli