Rritet vështirësia e testit të gjuhës së huaj

761
Sigal

Zbardhet udhëzimi i MAS për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2015

 Maturantët e vitit 2015 nuk do të kenë surpriza, përsa i takon zhvillimit të provimeve të MSH, pasi do të jetë e njëjta procedurë që u ndoq në Maturën 2014. I vetmi ndryshim, është se testi i gjuhës së huaj këtë vit, do të hartohet sipas nivelit gjuhësor B1, ndryshe nga vjet që ishte A2, ndërsa për gjuhën e huaj me zgjedhje do të jetë sërish i nivelit B2. Të gjithë maturantët do t’i nënshtrohen 3 provimeve me detyrim, si dhe dy provime të tjera me zgjedhje. Pra, në total maturantët do të testohen për 5 provime. Edhe për këtë vit vlerësimi i gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në Certifikatën e Maturës, por nuk do të ndikojë te pikët sipas formulës (të udhëzimit të MAS), e cila, gjithashtu, ka mbetur e njëjtë.

 UDHËZIMI

1. Provimet me detyrim dhe me zgjedhje

– Lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2015 për shkollat joprofesionale do të jenë:

Provime të detyruara:Gjuhë shqipe dhe letërsi;Matematikë; Gjuhë e huaj dhe; Provime me zgjedhje.

– Testi i gjuhës së huaj (D3) të hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimortë arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor Bl.

– Lista e gjuhëve të huaja, që do të jepen si provim i detyruar D3, është: anglisht, italisht,frëngjisht dhe gjermanisht. Gjuha e huaj që do të jepet provim, do të pasqyrohet nëFormularin A1/A1Z. Kandidatët e vitit të kaluar, që rezultuan mbetës në D3, janë tëdetyruar ta rijapin këtë provim. Kandidatët e tjerë, që aplikojnë me A1Z, nuk do ta ri-japin provimin e detyruar D3. Testi i provimit të detyruar D3 (gjuhë e huaj) hartohet nga AKP-ja. Ky provimzhvillohet, vlerësohet dhe administrohet nga DAR/ZA-të.

Vlerësimi i gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në Certifikatën eMaturës Shtetërore, por nuk të ndikojë te pikët sipas formulës të përcaktuarnë pikën 8/b të këtij Udhëzimi.

– Testi i gjuhës së huaj me zgjedhje të hartohet në nivelin gjuhësor B2.Lista e gjuhëve të huaja, si lëndë me zgjedhje, do të përcaktohet në udhëzimin përplotësimin e formularit Al/ A1Z.

– Programet orientuese të lëndëve të detyruara (Gjuhë shqipe dhe letërsi, Matematikëdhe Gjuhë e huaj), për të gjithë maturantët/kandidatët, të jenë në përshtatje meprogramet ekzistuese te shkollave të mesme.

– Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje të jenë të njëjta për të gjithëmaturantët/ kandidatët që plotësojnë formularin Al/ A1Z.

Programi orientues i një lënde të thelluar të përmbajë edhe programin e lëndësbërthamë (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara).

– Lënda “Gjeografi” (bërthamë dhe e thelluar) të përmbajë edhe lëndën “Shkenca etokës”.

– Maturanti/kandidati ka të drejtë të zgjedhë dy lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje,pavarësisht nëse i ka zhvilluar ose jo ato, i janë ofruar ose jo nga shkolla nëprogramin mësimor.

– Maturanti/kandidati të zgjedhë lëndët për provimet me zgjedhje sipas këtyrekritereve:

Shuma e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël se 8 (tetë).

Numri i lëndëve të jetë 2 (dy).

Nga “Lista e lëndëve me zgjedhje”, maturanti i shkollave artistike, koreografikeka të drejtë të zgjedhë:Lëndën e parë, nga grupi i lëndëve “II. Vetëm për shkollat artistike”;

Lëndën e dytë, nga grupi i lëndëve “I. Për të gjitha shkollat e mesme”.

– Maturanti/kandidati, kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhënjëkohësisht të njëjtën lëndë bërthamë (përjashtuar lëndët: Gjuhë shqipe dheletërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj).

2. Cilët kandidatë futen në provimet e maturës

– Kandidatëve, të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë tëpërshkallëzuar jo më të vogël se 4.50, (nota 5), u njihen ato provime.

– Kandidatët, të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje, do t’ijapin ato në përputhje me këtë Udhëzim.

– Kandidatët, të cilët janë kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje, ta mbartinatë dhe të japin një provim tjetër, në përputhje me këtë Udhëzim.

– Kandidatët, që në Maturën Shtetërore 2012 kanë zgjedhur për të dhëne 3 (tri) provimeme zgjedhje dhe:

*Kanë mbetur në dy provime, të zgjedhin vetëm një lëndë nga lista e lëndëve mezgjedhje të këtij Udhëzimi.

*Rezultojnë kalues në dy prej tyre, pavarësisht nga shuma e krediteve, të pajisen mediplomën e maturës.

– Kandidatëve, të cilët kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2006 dhe dëshirojnë tëaplikojnë për studime universitare, t’u njihen dy nga provimet e detyruara qëpërputhen me D1 dhe D2, ose provimet e njëvlershme me to, të njehsuara ngaDAR/ZA-të.

 

3. Formula e llogaritjes së pikëve

Për llogaritjen e pikëve të procedohet si më poshtë:

a) Shënohen me:

– M, D1, D2, Z1 dhe Z2, përkatësisht pikët mesatare të arsimit të mesëm tëlartë, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe gjuhë shqipe”,”Matematikë” dhe në ato me zgjedhje.

– K, F1 dhe F2 përkatësisht koeficienti i shkollës dhe koeficientet e lëndëve mezgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.

b) Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantëve/kandidatëve, të cilët kanë rezultuarkalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje, bëhet me formulën:

S = {[26 x M +20x (D1+D2)] x K +17 x (Zl x Fl + Z2 x F2)}x 5

Ja kreditet për lëndët me zgjedhje

 

Nr Lënda Kredite
  I. Për të gjitha shkollat e mesme  
Gjuhë e huaj 10
Letërsi e thelluar 5
Matematikë e thelluar 5
Kimi bërthamë 4
Kimi e thelluar 6
Fizikë bërthamë 4
Fizikë e thelluar 6
Biologji bërthamë 4
Biologji e thelluar 6
Histori bërthamë 5
Histori e thelluar 9
Gjeografi bërthamë 5
Gjeografi e thelluar 7
Ekonomi bërthamë 2
Ekonomi e thelluar 4
Teknologji bërthamë 2
Teknologji e thelluar 4
Qytetari 3
Psikologji 2
Filozofi 2
Sociologji 2
  II. Vetëm për shkollat artistike  
Histori muzike 6
Histori arti 6
Histori baleti 3