Rregullorja e Maturës Shtetërore 2017

793
Formularët A1 dhe A1Z do të dalin në datën 10 mars 2017 dhe nëpërmjet këtyre formularëve maturantët do të bëjnë përzgjedhjen e dy lëndëve që do të japin si provim me zgjedhje.
Të gjitha procedurat dhe afatet përcaktohen në rregulloren e firmosur më 31.01.2017 nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Veç afateve për plotësimin e Formularit A1, në këtë dokument janë përcaktuar edhe procedurat se si do të procedohet me individët që kanë mbaruar shkollën e mesme para 2011-ës dhe duan të aplikojnë në universitet. “Kandidatët që kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime në universitet, t’u njihen provimet e detyruara ose provimet e njëvleftshme me to, të njehsuara nga DAR/ZA-të. Këta kandidatë, në rastet kur nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje ose i kanë dhënë dhe nuk kanë rezultuar kalues, kanë të drejtën të japin provime me zgjedhje kur e kanë të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit, të përcaktuara nga universitetet”, përcaktohet në nenin 11 të rregullores. Sipas rregullores, maturanti nuk quhet kalues nëse ka marrë më pak se 20% të pikëve të testit.
PIKAT MË TË RËNDËSISHME TË RREGULLORES SË MATURËS 2017
NENI 10
Provimet e Maturës zhvillohen vetëm me shkrim. Struktura, datat dhe kohëzgjatja caktohen me udhëzim të MAS-it. Maturanti nuk quhet kalues nëse ka marrë më pak sesa 20% të pikëve të testit.
NENI 11
1. Provimet e maturës i jep maturanti që ka përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin A1. Këtu përfshihen edhe individët që e kanë përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme vitet e mëparshme por nuk janë të pajisur me diplomën e Maturës.
2. Kandidatët që kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime në universitet, t’u njihen provimet e detyruara ose provimet e njëvleftshme me to, të njehsuara nga DAR/ZA-të. Këta kandidatë, në rastet kur nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje ose i kanë dhënë dhe nuk kanë rezultuar kalues, kanë të drejtën të japin provime me zgjedhje kur e kanë të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit, të përcaktuara nga universitetet.
NENI 13
MAS, deri më datë 10 mars 2017 miraton Formularët A1 dhe A1Z si dhe udhëzuesit përkatës. Deri më 11 mars 2017 shpallen në portalin e MAS-it dhe në faqen elektronike të AKP-së:
a) Formularët A1 dhe A1Z
b) Udhëzuesi i plotësimit online të Formularëve A1 dhe A1Z nga maturanti në portalin qeveritar “e-albania” si dhe në vijim në portalin “Matura Shtetërore”
c) Udhëzuesi i plotësimit online të bazës së të dhënave nga KSHMSH-ja (Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore) në portalin “Matura Shtetërore”2.
Maturanti bën aplikimin online fillimisht në portalin qeveritar “e-albania” në periudhën 15-30 mars 2017 dhe më pas në portalin “Matura Shtetërore 2017” në periudhën 25 mars-10 prill 2017 sipas një plani kalendar të publikuar nga AKP-ja. Në periudhën 11-20 prill 2017 KSHMSH (Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore) dhe KMSH (Komisioni i Maturës Shtetërore në DAR/ZA) plotësojnë online bazën e të dhënave me fushën përkatëse sipas udhëzimit të dërguar nga AKP-ja. KSHMSH deri më 21 prill 2017, një kopje të bazës së të dhënave, të shkarkuar nga Portali i Maturës Shtetërore, e afishon në shkollë dhe pret vërejtjet e maturantëve për korrigjime të mundshme, në bazën e të dhënave të regjistruara në Portalin Matura Shtetërore. Brenda datës 30 prill 2017 bën verifikimet dhe korrigjimet përkatëse në sistem.
NENI 14
1. Plotësimi i Formularit A1 për maturantët e këtij viti shkollor bëhet në shkollat ku kryejnë arsimin e mesëm të lartë.
2. Plotësimi i Formularit A1Z për maturantët e viteve të mëparshme bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë.
Sigal