Rregullat që duhen ndjekur për zhvillimin e praktikës profesionale nga mjekët e rinj

3012
Sigal

Institucionet dhe vlerësimet, ku do të zhvillohet praktika profesionale për mjekësinë

Praktika profesionale, për infermierët, fizioterapistët, farmacistët dhe stomatologët synon përvetësimin efektiv të njohurive praktike – teknike dhe etike të profesionistit, i garanton atij aftësitë e domosdoshme dhe përgjegjësinë publike për ushtrimin e pavarur të profesionit. Ajo zhvillohet për një periudhë të caktuar kohe nën udhëheqjen dhe përgjegjësinë e një profesionisti të kualifikuar dhe me përvojë, me qëllim për të fituar titullin profesional dhe për t’u aftësuar që ta ushtrojë atë si i pavarur. Një praktikant, i cili gëzon një dokument zyrtar të formimit universitar që kandidon për të ushtruar praktikën profesionale dhe fituar titullin e një profesioni të rregulluar duhet të plotësojë disa kritere për të pasur të drejtën për marrë pjesë në praktikën profesionale. Një profesionist i kualifikuar me përvojë është profesionisti, i cili disponon një dokument zyrtar kualifikimi profesional dhe ka ushtruar profesionin në mënyrë të ligjshme dhe të pavarur për një periudhë mbi 3 (tre) vjet. Urdhër Profesional (në vijim UP) – është autoriteti rregullator profesional në cilësinë e Entit Publik të pavarur, i cili përfaqëson interesat e përbashkëta të profesionistëve në një fushë të caktuar dhe rregullon marrëdhëniet midis tyre në funksion të publikut. Një dokument zyrtar i formimit universitar është diploma apo certifikata që vërteton diplomimin për sa më sipër. Në një program studimi universitar, të paktën 3- vjeçar për infermierin dhe fizioterapistin, të paktën 5- vjeçar me cikël unik për profesionin e farmacistit dhe stomatologut dhe 6 -vjeçar me cikël unik për atë të mjekut, të ofruar nga një institucion i arsimit të lartë i akredituar për programin përkatës në Republikën e Shqipërisë në momentin e lëshimit të diplomës, apo vërtetimi i njësimit të diplomës së përfituar jashtë shtetit lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shoqëruar me diplomën/certifikatën përkatëse të diplomimit.

Institucionet, ku ushtrohet praktika dhe vlerësimet

Institucionet që shërbejnë për ushtrimin e praktikës janë spitalet, poliklinikat, qendrat shëndetësore, klinika dentare, farmacitë e rrjetit të hapur dhe spitalore. Në këto institucione praktikanti ushtron praktikën profesionale apo pjesë të saj në përputhje me programin dhe profilin sipas profesionit. Vlerësimi për aftësimin praktik (VAP) – është procesi që realizohet nëpërmjet testimit me gojë, për të vlerësuar aftësitë profesionale që kandidati ka fituar gjatë zhvillimit të praktikës profesionale. Komisioni i Vlerësimit të Aftësimit Praktik (KVAP) – është autoriteti që vlerëson dhe përcakton nëse kandidati e kalon testimin e aftësimit praktik. Duke u bazuar në Ligjin Nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, kandidati që zotëron një dokument zyrtar, për të fituar titullin profesional dhe të drejtën për të ushtruar profesionin si i pavarur, është i detyruar t’i nënshtrohet praktikës profesionale dhe vlerësimit të aftësimit praktik. Çdo kandidat është i detyruar të paraqitet në zyrën qendrore të UP për t’u regjistruar dhe pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për fillimin e praktikës profesionale. Rregullat dhe kriteret e regjistrimit, pajisjes, si dhe tarifat për kryerjen e këtyre procedurave përcaktohen dhe kryhen nga UP. Çdo praktikant në përfundim të praktikës profesionale dhe marrjes së dëshmisë nga UP, i nënshtrohet provimit të shtetit.

Rregullat për zhvillimin e Praktikës Profesionale

Praktika profesionale kryhet në institucionin shëndetësor që plotëson standardet e domosdoshme për realizimin e kërkesave dhe përvetësimin e njohurive praktike – teknike dhe etike të praktikantit. Praktika profesionale zhvillohet nën drejtimin dhe përgjegjësinë e një profesionisti të kualifikuar që ka ushtruar profesionin në mënyrë të ligjshme dhe të pavarur për një periudhë mbi 3 (tre) vjet. Ministria e Shëndetësisë përcakton dhe miraton listën e institucioneve të akredituara që kanë të drejtë të pranojnë praktikantë. Praktikanti ka të drejtë të zgjedhë nga lista e shpallur institucionin dhe profesionistin udhëheqës të praktikës. Ministria e Shëndetësisë dhe UP, kërkojnë nga institucionet shëndetësore dhe profesionistët që udhëheqin praktikantë zbatimin e detyrimit ligjor për të krijuar kushtet dhe për të marrë përgjegjësitë për zhvillimin normal të praktikës në përputhje me programin. Periudha kohore e praktikës profesionale është, jo më pak se 3 (tre) muaj për praktikantin mjek dhe stomatolog, jo më pak se 6 (gjashtë) muaj (përfshi dhe praktikën e programit të formimit, të kryer në përfundim të studimeve të vitit të fundit) për praktikantin farmacist dhe jo më pak se 3 (tre) muaj për praktikantin infermier dhe profesionistë të tjerë të këtij rangu. Vlerësimi i aftësimit praktik organizohet 2 (dy) herë në vit në këto periudha kohore:

a) Gjatë muajit tetor

b) Gjatë muajit prill.

Vlerësimi i aftësimit praktik cilësohet pozitiv, nëse kandidati është vlerësuar me 50-100 pike  (kalueshëm). Kandidati i vlerësuar me 0-49 pikë jokalueshëm) përsërit vlerësimin e aftësimit praktik.

Regjistrimi i praktikantit në Urdhrin Profesional

Praktikanti, për të kryer praktikën profesionale është i detyruar të regjistrohet në UP në një regjistër të veçantë. Regjistrimi dhe pajisja e praktikantit me dokumentet e nevojshme për kryerjen e praktikës profesionale bëhet pranë zyrës qendrore të UP. Për këtë qëllim praktikanti duhet të paraqitet me dokumentet e mëposhtme:

a)Kërkesë me shkrim ku të jetë shprehur se njeh Kodin e Etikës dhe Deontologjisë, Betimin dhe Statutin e Urdhrit dhe se do t’i respektojë e t’i zbatojë ato me përpikëri;

b)Vetëdeklarim sipas formatit të përcaktuar nga UP;

c)Pasaportë ose Kartë Identiteti;

d)Dokument zyrtar që vërteton studimet sipas specifikimeve në pikën “e”, të nenit 1.

e)Për ata që kanë kryer studimet jashtë shtetit, dokumenti zyrtar i njësimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;

f)3 (tre) copë fotografi 3×4 cm;

g)Tarifën e regjistrimit;

box

Tarifat për regjistrimin dhe rregullat për kandidatin

Praktikanti është i detyruar të paguajë pranë UP tarifën e përcaktuar, për të gjitha procedural e kryera për regjistrimin dhe dokumentet e lëshuara, procesin e mbikëqyrjes nga strukturat e UP, vlerësimin e aftësimit praktik dhe rivlerësimin e aftësimit praktik. Masa e tarifës përllogaritet nga zyra qendrore e financës pranë UP dhe miratohet me Vendim të Ministrit të Shëndetësisë.

Kandidatët që do ti nënshtrohen vlerësimit të aftësimit praktik duhet të zbatojnë rregullat e mëposhtme:

1.Të jenë të pajisur me kartë identiteti ose pasaportë.

2.Të paraqiten 30 minuta para fillimit të vlerësimit.

3. Të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme për zhvillimin e testimit. _ .

4. Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të

Praktikantët që përjashtohen

Përjashtohet plotësisht apo pjesërisht nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale, kandidati i cili provon se për një periudhë të caktuar në përputhje me kriteret specifike të profesionit që i përket, ka ushtruar profesionin përkatës apo ka kryer praktikën profesionale jashtë vendit, që i ka dhënë mundësi të përvetësojë një përvojë profesionale të mjaftueshme në fushën e këtij profesioni. Për të vlerësuar dhe për tu bindur nëse përvoja e kandidatit është e mjaftueshme për ta përjashtuar nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale, UP mbështetet në një dokument zyrtar të lëshuar nga institucioni, ku ka ushtruar veprimtarinë profesionale apo në një dokument zyrtar lëshuar nga UP/autoriteti kompetent i vendit përkatës për rastet kur është kryer një periudhë praktike profesionale jashtë vendit.