Rektori Mema, beu i pandëshkueshëm i Durrësit

593
Nuk kanë të sosur shkeljet e Rektorit Mema që dikur është emëruar nga PD dhe që tani po tenton që të jetë anëtar i koalicionit të majtë. Në shkrimet e mëparshme janë përmendur disa akte mafioze, të cilat po t’i bënte ndonjë punonjës i thjeshtë ose pedagog, do të kishte përfunduar në burg dhe do të kishte fluturuar nga puna. Bëhet fjalë për drejtues që nuk kanë frikë nga asgjë: as nga Ministria e Arsimit dhe as nga Kryeministri i cili shfryn e shfryn por mesa duket i ka hasur sharra në gozhdë. Korrupsioni galopant në Universitetin “A. Moisiu” në Durrës, gjenerohet jo vetëm nga tenderat por edhe nga futja në punë si nëpërmjet konkurseve, por edhe nëpërmjet bërjes së kontratave të punës gjysmake 3 mujore, 6 mujore, 1 vjeçare, me kohë të pacaktuar. E gjitha kjo ndodh falë marifeteve që bën Rektori në dëm të pedagogëve, sidomos atyre që vijnë të rinj, por që kanë një stazh pune më shumë se një vit. Çfarë bën ky shkelës i përsëritur i ligjit? Duke qenë një mafioz i regjur, së bashku me sozinë e tij, mafiozin e financës kancelarin Hoti, kanë gjetur një burim të ri fitimi nëpërmjet rinovimit të kontratave të punës për pedagogët në universitet , por duke ua punuar edhe punonjwsve të administratës me të njëjtën mënyrë. Aktualisht Kodi i Punës shprehet kështu: Neni 140 – Kohëzgjatja e kontratës së punës- (Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003).
1. Kontrata e punës lidhet:
a. për një kohëzgjatje të pacaktuar;
b. për një kohëzgjatje të caktuar.
2. Si rregull, kontrata e punës lidhet për një periudhë të pacaktuar. Lidhja e kontratës së punës për një periudhë të caktuar duhet të justifikohet me arsye objektive, që lidhen me natyrën e përkohshme të detyrës, në të cilën punëmarrësi do të punësohet. Nëse kohëzgjatja nuk përcaktohet me saktësi nga palët gjatë lidhjes së kontratës, ajo trajtohet si kontratë me periudhë të pacaktuar.
Në përgjithësi ku vjen një pedagog i ri sipas ligjit për Arsimit të Lartë por edhe me këtë që do të miratohet, pedagogu duhet të jetë me Msc (Master Shkencor) dhe sipas Kodit të Punës i duhet lidhur një kontratë 3 mujore apo kontrata e provës. 
Sipas Neni 142 dhe Neni 150 – Koha e provës thuhet:
1. Konsiderohet si kohë prove 3 muajt e parë të punës, me përjashtim të rasteve kur palët kanë lidhur një kontratë për kryerjen e së njëjtës pune.
2. Koha e provës mund të reduktohet ose hiqet me marrëveshje me shkrim ose me kontratë kolektive.
3. Gjatë kohës së marrjes në provë, secila nga palët mund të zgjidhë kontratën duke i njoftuar vendimin e saj palës tjetër të paktën 5 ditë përpara.
Pasi mbaron kontrata e provës pedagogu duhet të vazhdojë punën pa ndërprerje dhe me kohë të pacaktuar, nëse ai përmbush, sipas akt-marrëveshjes me departamentin pikat përkatëse, një nga të cilat është puna shkencore. Nëse këto pika përmbushen, teorikisht nuk ka pengesë për të vazhduar kontratën duke e rinovuar atë çdo vit pa ndërprerje. Sipas Nenit 149 – Kontrata me kohë të caktuar, përfundimi thuhet:
1. Kontrata me afat të caktuar përfundon në fund të kohës së parashikuar, pa zgjidhje paraprake. 2. Kur, mbas përfundimit të afatit të caktuar, kontrata zgjatet në heshtje tej këtij afati, ajo konsiderohet si kontratë me afat të pacaktuar.
Në rastet kur pedagogu është dr. i shkencave dhe zbaton akt- marrëveshjen e Departamentit Kontrata e Punës duhet bërë për një afat të pacaktuar bazuar në Nenet e mëipërme 140, 149, ose bazuar në Nenin 151 – Kontrata me afat të gjatë. (Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003)
1. Kur ndërmjet palëve kanë qenë lidhur disa kontrata të njëpasnjëshme me afat të caktuar, për jo më pak se tre vjet, mosripërtëritja e kontratës së fundit nga punëdhënësi vlerësohet si zgjidhje e kontratës me afat të pacaktuar.
2. Kur kontrata lidhet për më shumë se 3 deri në 5 vjet, ajo mund të zgjidhet nga punëmarrësi pas 3 vjetësh. Në këtë rast afati i njoftimit është 2 muaj dhe zgjatet deri në fund të muajit të dytë. Kur kontrata lidhet për më shumë se 5 vjet, ajo mund të zgjidhet nga punëmarrësi pas 5 vjetësh. Në këtë rast afati i njoftimit është 3 muaj dhe zgjatet deri në fund të muajit të tretë.
Gjithashtu kur Pedagogu është i kategorisë Profesor, kontrata e punës pasi zbatohet Neni 142 dhe 150 për kohën e Provës, lidhet me një kohë të pacaktuar sipas Nenit 140, por edhe Nenit 141, Kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar. Kështu në Nenin 141 – Zgjidhja thuhet “Kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar përfundon kur zgjidhet nga njëra palë dhe ka përfunduar afati i njoftimit”.
Ku qëndron pabësia dhe klientelizmi i këtij Rektori mafioz që i shkel ligjet si pa gjë të keq? Qëndron në faktin se kontratat e punës ky mafioz i lidh në kundërshtim me Kodin e Punës, duke mos respektuar afatet për padagogët me Master dhe Doktoratura, duke u bërë kontrata 6 mujore, 3 mujore, 9 mujore, 1 vjeçare dhe duke i ndërprerë për muajt e verës duke mos u dhënë rrogë. Në këtë mënyrë këta pedagogë detyrohen të fusin miq dhe të paguajnë apo të ripaguajnë vendin e punës. Po cilë është preteksti i lidhjes së këtyre kontratave mafioze nga grupi Mema-Hoti? Preteksti qëndron duke i trembur këta pedagogë me frazat: do të bëjmë konkurime te reja, për të patur prurje më cilësore. Nëse ka më të mirë se ju…atëhere do të lironi vendin. Pra këta pedagogë hyjnë çdo vit apo çdo 9 muaj në konkurse dhe janë plotësisht të stresuar nga frika e humbjes së vendit të punës. Por Ligji i Arsimit të Lartë dhe Kodi i Punës nuk thotë kështu. 
Korrespodenca e dorëzimit të Ministres Nikolla
Nuk ka asnjë tërheqje të Ministres Arsimit, por mesa duket ju nuk njihni ligjin. Rektorët i shkarkon Presidenti. Presidenti i Republikës ka refuzuar kërkesën e Ministres së Arsimit për shkarkimin e Rektorit. Në keto kushte dhe në respekt të kushtetutës është hequr pezullimi. Më vjen keq që i jepni tjetër qëndrim aktit tim. Sa për blerjen e godinës, ju bëj me dije se e vërteta është krejt tjetër. Kam urdhëruar ndërprerjen e çdo procedure. Etiketimet që u bën punonjësve të MAS janë në shkelje të plotë të etikës si punonjës në AL. Jeni i lutur që përsa shkruani t’i drejtoheni me denoncime dhe fakte prokurorisë. Në kryerjen e detyrës dhe në vendosmërinë time nuk më mposht dot askush. 
Lindita Nikolla, [email protected]
Sigal