Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni do të mbajë një Konferencë për Shtyp ditën e nesërme

554
Sigal

Ditën e martë, datë 17.01.2017, ora 10:30 në mjediset e Rektoratit të Universitetit te Tiranës, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni do të mbajë një Konferencë për Shtyp lidhur me Kriteret e Pranimit në programet e Ciklit të Parë të Studimeve në njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës (Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja) si dhe kriteret e pranimit në Programin e Integruar të Studimeve të Ciklit të Dytë në Fakultetin e Drejtësisë për Vitin Akademik 2017-2018.