Rama: Gjuha shqipe, tingëllim moderues në Ballkan

Gjuha jonë është mbartëse ekuilibri dhe fqinjësie e mirë tha kryeministri Edi Rama në aktivitetin për 130-vjetorin e Mësonjtores së Parë Shqipe në qytetin e Korçës.

“Gjuha shqipe ka qënë dhe mbetet një tingëllim i veçantë dhe moderues në Ballkan. Shqipja e prirur për t’u lëvruar në autonominë e sj nuk ka qënë kurrë mbartëse sistemesh sundimi, apo përjashtimi. Në gurën e saj të pasur pa iu imponuar askujt, gjuha jonë dëshmon se është mbartëse ekuilibri dhe fqinjësie të mirë dhe përçuese mirëkuptimi dhe qytetërimi dhe hapje ndaj gjuhëve dhe kulturave të tjera. Kush nuk e kuptoi këtë të vërteë të madhe si në të kaluarën dhe të tashmen mbolli fatkeqësira dhe kobe të mëdha në rajonin ku jetojmë, mbolli ndasi dhe vëllavrasje mes fqinjve, krijoi mure dhe barriera që në rajonin tonë, aq të ngjashëm për nga diversiteti e kthyhen në fuçi baruti”, tha Rama.

Duke uruar në mënyrë të veçantë ministren e Arsimit, si një ish-mësuese, Lindita Nikollën, Rama tha se sfida me arsimin në thelb është sfidë për rikthimin e autoritetit të mësuesit.

“Sfida jonë me arsimin është në thelb sfida për të rikthyer autoritetin e mësuesit dhe për ta rilindur figurën e tij si një figurë qëndrore në jetën e përditshme të fëmijëve tanë”, tha më tej kryeministri.

Mësonjtorja e Parë tha z. Rama është shkolla e parë laike dhe institucioni i parë publik arsimor shqiptar.