Punësimi i mësuesve, 1 403 aplikantë për 6 ditë

244

1403 kandidatë për mësues kanë aplikuar deri tani në portalin mësues.arsimi.gov.al., që prej datës 12 nëntor, ditë kur u prezantua ky portal nga Ministrja e Arsimit dhe Sporteve znj. Lindita Nikolla. Kjo është nisma më e re e MAS me qëllim punësimin e mësuesve. Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të punësohen si mësues në sistemin parauniversitar, mund të aplikojnë duke u regjistruar në portalin mësues.arsimi.gov.al. deri në 27 nëntor, ditë kur mbyllen dhe aplikimet. Në rubrikën e statistikave në portalin “Mësues për Shqipërinë” mund të shikosh në kohë reale numrin e kandidatëve për mësues dhe se në cilin DAR kanë aplikuar. Ajo çka vihet re deri tani është se aplikimet më të mëdha janë në qarqe të mëdha dhe me traditë mësuesinë. Veçohen Bashkia Tiranë me 387 kandidatë për mësues, vijon me qytetin që e ka traditë mësuesinë Elbasani me 243 aplikantë, vijon me Shkodër, Korçë, Durrës, Fier, Tirana Qark Vlorë dhe Berat. Ndërsa vihet re një numër i vogël aplikuesish në veri të vendit si në Dibër, Kukës dhe Lezhë, ku ndoshta ndikon mungesa e aksesit me internetin apo dhe me kompjuterët. Ndoshta MAS duhet të marrë parasysh për këto zona që të pranojë aplikimet e kandidatëve për mësues, edhe në mënyra të tjera që nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me komunikimin elektronik.

Ndarja e aplikimeve sipas qarqeve

 DAR Tiranë Bashki – 387 aplikues

DAR Elbasan – 243 aplikues

DAR Korçë – 117 aplikues

DAR Shkodër – 106 aplikues

DAR Fier – 102 aplikues

DAR Durrës – 101 aplikues

DAR Tiranë Qark – 97 aplikues

DAR Vlorë – 84 aplikues

DAR Berat – 71 aplikues

DAR Gjirokastër – 30 aplikues

DAR Lezhë – 27 aplikues

DAR Dibër – 19 aplikues

DAR Kukës – 19 aplikues