Publikohet udhëzimi për regjistrimin e maturantëve fitues në Universitetet Publike

560
Pas publikimit nga Ministria e Arsimit, të fituesve të fazës së parë të Maturës Shtetërore për çdo program studimi, si dhe pikët e fituesit të fundit për çdo program studimi, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar edhe procedurat dhe dokumentet që duhen për regjistrimin në Universitetet Publike. Pas shpalljes fitues, të gjithë maturantët që e gëzojnë këtë status duhet të kryejnë regjistrimin online, për Raundin 1 – Faza 1, i cili mund të kryhet nga data 04 Shtator 2015 deri më datë 09 Shtator 2015, nga ora 08:00, deri në orën 18:00, sipas procedurave të përshkruara në udhëzimin teknik, të publikuar në faqen: www.akp.gov.al. Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve thonë se programi i drejtësisë është më i preferuari, duke u ndjekur nga anglishtja dhe shkencat sociale. Në rast se ky regjistrim i parë në programin fitues nuk do të kryhet, personat humbasin përfundimisht të drejtën për tu ulur në auditore universitare.
Opsionet e regjistrimit 
1. Nëse doni të vazhdoni konkurrimin për preferencat më të larta, zgjidhni (klikoni) opsionin: “Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë” dhe klikoni butonin: “Ruaj” Pasi të klikoni te butoni “Ruaj”, do t’ju shfaqet mesazhi “Veprimi u krye me sukses” dhe pas kësaj mund të dilni nga faqja dhe të mbyllni browserin e internetit. 
2. Nëse jeni shpallur fitues te një preferencë e ndryshme nga preferenca e parë dhe dëshironi të regjistroheni në mënyrë përfundimtare aty, pra të mos vazhdoni konkurrimin për një preferencë më të lartë, duhet të zgjidhni (klikoni) opsionin: “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar” dhe më pas të klikoni tek butoni: “Ruaj”. Kujdes: Nëse keni vendosur përfundimisht ta ndërprisni garën, veprimi i mësipërm duhet të kryhet përpara se te dilni nga faqja. Në rast të kundërt, regjistrimi juaj bëhet në mënyrë automatike nga sistemi me opsionin “Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë “. 
3. Kujdes! Veprimi i regjistrimit online lejohet të kryhet vetëm një herë.
Procedurat dhe dokumentet për regjistrim 
Ndërkohë Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar edhe udhëzimin e plotë
për regjistrimin paraprak online nga kandidatët fitues. Maturantët për të kryer regjistrimin duhet të veprojnë si më poshtë: 
1. Për të kryer regjistrimin online duhet të shkoni tek linku: http://matura.akp.gov.al; 
2. Te faqja e hapur do të keni pamjen e mëposhtme: Regjistrohu ne programin e studimit 3. Këtu duhet të klikoni te butoni : “Regjistrohu në programin e studimit” dhe do t’ju shfaqet pamja e mëposhtme: 
4. Te fushat e shfaqura duhet të plotësohen me kujdes të dhënat e kërkuara. Në fushën “Kartë Identiteti” duhet të vendoset numri personal (kliko mbi fjalën shembull dhe do të shfaqet një kartë identiteti ilustruese). Numri personal, i kornizuar si më poshtë, gjendet në pjesën e poshtme, djathtas saj). 
5. Duhet bërë kujdes që të plotësohen të gjithat fushat dhe informacioni në to të jetë i saktë. Pas plotësimit klikoni te butoni: “Identifikohu”. 
6. Nëse të dhënat tuaja nuk janë të sakta do të shfaqet mesazhi i mëposhtëm: Kjo do të thotë se për të bërë regjistrimin e fazës së parë ju duhet të paraqiteni detyrimisht pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit në Universitetin ku jeni shpallur fitues me dokumentin tuaj personal të identifikimit.
7. Nëse të dhënat tuaja janë të sakta do të vazhdoni procedurat e regjistrimit on-line sipas hapave të mëposhtme. Dritarja e mëposhtme shfaqet në ekran. Informacionet e mësipërme do të jenë të dhënat tuaja personale, të cilat plotësohen automatikisht nga sistemi pas konsultimit me bazën e të dhënave. 
8. Për t’u regjistruar në programin e studimit, në fazën e parë, duhet të klikoni butonin: “Regjistrohu”. Pasi klikoni te ky buton, në adresën tuaj të email-it do t’ju dërgohet një mesazh konfirmues, i cili ju njofton se jeni regjistruar tek programi i studimit në të cilin jeni shpallur fitues. Më pas do t’ju shfaqet pamja e mëposhtme: 
9. Nëse jeni shpallur fitues te një preferencë e ndryshme nga preferenca e parë dhe dëshironi të regjistroheni në mënyrë përfundimtare aty, pra të mos vazhdoni konkurrimin për një preferencë më të lartë, duhet të zgjidhni (klikoni) opsionin: “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar” dhe më pas të klikoni tek butoni: “Ruaj”.
10. Nëse doni të vazhdoni konkurrimin për preferencat më të larta zgjidhni (klikoni) opsionin: “Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë” dhe klikoni butonin: “Ruaj” Pasi të klikoni te butoni “Ruaj” do t’ju shfaqet mesazhi “Veprimi u krye me sukses” dhe pas kësaj mund të dilni nga faqja dhe të mbyllni browserin e internetit. 
11. Sjellim në vëmendje se veprimi i regjistrimit online lejohet të kryhet vetëm njëherë.
Ja kur përfundon gara për maturantë 
Në total janë të regjistruar mbi 29 mijë të rinj, ndërkohë që kuotat e miratuara janë vetëm 18 mijë. Ata maturantë që nuk u del dëshira e parë, kanë të drejtë të çregjistrohen dhe të regjistrohen në nivelin e A2. Burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se deri në datën 15 shtator mendohet qe të përfundoje e gjithë gara. Sipas udhëzimit të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, universitetet do të hapin dyert në 12 tetor. Ministria e Arsimit ka publikuar edhe Librin e Transparencës, ku çdo i ri ka mundësi të shohë zgjidhjen e ushtrimeve. Për herë të parë këtë vit do të ketë edhe kuota të posaçme në universitete për vajzat e trafikuara, si një formë për t’i ndihmuar në procesin e rehabilitimit.
Sigal