Publikohen shifrat e mbylljes së rregjistrimeve nga MAS/ 3200 kuota kanë mbetur bosh

16

Janë mbyllur sot regjistrimet e
maturantëve në Universitet shtetërore dhe private në vend.

Sipas MAS janë regjistruar
22.963 studentë, nga të cilët, 18584 në universitetet shtetërore dhe 4379 në
ato private.

Në krahasim me një vit më parë,
tek publiku janë regjistruar 1014 më shumë studentë, ndërsa në priva ka pasur
1579 studentë më shumë.

Në përfundim të kësaj faze
rezulton se 3200 vende kanë mbetur bosh, nga të cilat për 2600 kuota nuk ka
pasur aplikime nga studentët.