Provimi i Shtetit për mjekësinë e përgjithshme,Niko Terezi: Ja procedurat dhe emrat që do futen në provim

1092
Sigal

Flet Drejtori i Drejtorisë së Provimit të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi për procedurat

Në datë 27 shkurt do të zhvillohet provimi i shtetit për mjekësinë e përgjithshme për sezonin e tretë. Në këtë provim do të marrin pjesë 67 mjekë të përgjithshëm, të cilët futen në provim për herë të parë. Ndërkohë që, më parë kanë dhënë provime edhe mjekë të tjerë të përgjithshëm. Në lidhje me ecurinë e zhvillimin e provimit të shtetit për mjekësisë e përgjithshme ka folur për “Telegraf”, Drejtori i Drejtorisë së Provimit të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi. Ai ka theksuar provimi do të zhvillohet normalisht në datën 27 shkurt 2013. Ndërkohë, zoti Terezi ka bërë të ditur se këtë vit janë shtuar  tre profesione të tjera për fushën e mjekësisë që janë: Imazheri, Logobedi dhe Teknik Laboratori. Në këtë tre degë jepet për herë të parë provim, prandaj edhe këto kanë pak pjesëmarrës. Janë 10-15 persona që janë të regjistruar dhe që do të marrin pjesë.

Vlerësimi për provimin dhe pyetjet

Sikurse edhe në provime të tjera që janë dhënë më parë për fusha të edhe ky provim do të ketë 50 pyetje, ku 20 pyetje do të jenë të pjesës së përbashkët dhe 30 pyetje do të jenë të pjesës profesionale. “Këto 50 pyetje kanë në total 100 pikë dhe që një mjek të kalojë provimin duhet të ketë marrë në provim 50 pikë. Ndërkohë që, nëse nuk i plotëson pikët për ta kaluar në provim, ministria ka përgatitur një rregullore dhe si e tillë një mjek ka të drejtë që ta japë një provim deri në pesë here”, sqaroi zoti Terezi. Po ashtu ai ka sqaruar se: “Provimi do të bëhet njëherë në vit, por mund të bëhet edhe dy herë në vit. Por nuk besoj që një mjek do të shkojë deri në pesë herë, pasi ata që kanë mësuar e kanë marrë që herën e parë dhe e shumta kanë shkuar deri herën e dytë”.

Program i provimit të formimit për degën mjekësi e përgjithshme

A.Sëmundje të brendshme

1.alergologjia

2.kardiologjia

3.gastrohepatologjia

4.endokrinologjia

5.nefrologjia

6.pneumologjia

7.hematologjia

8.Reumat olo gji

9.neurologjia

10.psikiatria

11.sëmundje infektive

12. Sëmundje profesionale

B.Kirurgjia

1.kirurgjia e përgjithshme

2.urologjia

3.kardiokirurgji-angiologji

4.ortopedi-traumatologji

5.kirurgji infantile

6.anestezi-reanimacion

C.Onkologji

D.obstetrikë-gjinekologji

E.pediatri

F.mjekësi ligjore

G.farmakologji-toksikologji klinike

H.organizim-menaxhim shëndetësor

I.orl

J.okulistike

K.diagnozë me imazhe dhe procedura diagnostike të përgjithshme

A. Sëmundje të brendshme

1.alergologjia

l.Të gjitha pohimet e mëposhtme në lidhje me astmen bronkiale janë të vërteta, me përjashtim të:

A.është një sëmundje që karakterizohet nga inflamacioni i mukozës bronkiale

B. Është një sëmundje me natyrë kronike me riakutizime të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm

C.Është një sëmundje e karakterizuar nga aksese dispneje dhe ndjesia e shtrëngimit në nivel të toraksit

D.Është një sëmundje e karakterizuar nga bronkospazma reversibile

E.Është një sëmundje që në mënyrë të pashmangshme shoqërohet me pamjaftueshmëri të zemrës për të kryer funksionin e saj

2. Nga barnat e poshtëshënuar rretho ato që ka efekt më të fuqishëm bronkodilatator:

A.kortikosteroidët inhalator

B.kortikosteroidët me rrugë orale

C.beta 2 mimetikët

D.antihistaminikët

E.teofilina

3. Cili është kuptimi etimologjik i fjalës ” alergji”:

A.një reaksion i zakonshëm i organizmit

B.një reaksion jo normal i organizmit

C.një reaksion favorizues i organizmit

D.një reaksion specifik i organizmit

E.një reaksion i izoluar i organizmit

4.Polinozat para-pranverore janë pasojë e:

A.Poleneve të pemëve

B.Graminetë

C.Shkurret

D.Parietaria Judaica

E.Dermatofagët

5. Polenet janë:

A.struktura mashkullore riprodhimi të bimës

B.struktura femërore riprodhimi të bimës

C.struktura femërore dhe mashkullore riprodhimi të bimës

D.asnjë nga këto më lart

6.Astma bronkiale:

A.përpara adoleshencës prek kryesisht femrat

B. përpara adoleshencës prek kryesisht meshkujt

C. përpara adoleshencës prek njëlloj të dy gjinitë

D.është më e shpeshtë pas 40 vjeç

E.është më e shpeshtë tek duhanpirësit se sa tek joduhanpirësit

7. Gjatë krizës të astmatike:

A.FE është i rritur

B.FVC është e rritur

C.PEF është i ulur në mënyrë të parikthyeshme

D.FE është i ulur

E.Raporti FE/FVC është normal ose i rritur

8.Hipersensibiliteti i vonuar është karakteristik në të gjitha patologjitë e mëposhtme, me përjashtim të:

A.Dermatiti i kontaktit

B.Hipersensibiliteti nga tuberkulina

C.Riflakja gjatë transplantit

D.Sëmundja graft-versus-host pas transplantit të palcës kockore

E.Sëmundja e serumit

9.Shkaku më i shpeshtë i angioedemës të izoluar që vihet re në të rriturit është:

A.mungesa e inhibitorit të C1

B. mungesa e funksionit fagocitar

C. mungesa e IgA

D. terapia me ACE-inhibitor

E.Terapia me beta-bllokues

10.Rinit alergjik klinikisht karakterizohet nga:

A. Rrjedhja e sekrecioneve të ujshme nga hundët, dispne ne qetësi, teshtima, bllokim të hundëve

B.Kruarje hundëve, dispne ne qetësi, teshtima, bllokim të hundëve

C.Rrjedhja e sekrecioneve të ujshme nga hundët, dhimbje gjoksore, dispne ne qetësi, teshtima

D.Rrjedhja e sekrecioneve të ujshme nga hundët, teshtima, kruarje të hundëve, bllokim të hundëve

E.Kruarje të hundëve, dhimbje koke, teshtima , bllokim të hundëve

2.KARDIOLOGJIA

1.Niveli serik i peptidit atrial natriuretik në një pacient me insuficincë kardiake kronike është në përputhje me:

A.moshën e pacientit

B.gjininë dhe moshën e pacientit

C.shkallën e dëmtimit të funksionit të zemrës

D.vlerat e presionit sistolik

E.nivelin e aterosklerozës në arteriet koronare

2.Cili prej barnave të poshtëshënuar është bari i zgjedhur për parandalimin e fibrilacionit ventrikular gjatë trajtimit të infarktit akut të miokardit?

A.lidokaina

B.digoksina

C.kinidina

D.flrkanidi

E.propanololi