Provimi i shtetit për mësuesit fillon javën e tretë të nëntorit

547
Sigal

DAR Tiranë/Udhëzimi i MAS për provimin e shtetit, ja dokumentet dhe rregullat për aplikantët

Provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit për sesionin e dytë të vitit 2014 do të zhvillohen pranë Agjencisë Kombëtare të provimeve në javën e 3-të të nëntorit deri në javën e katërt të dhjetorit. Ndërkohë në të gjitha DAR/ZA-të ka përfunduar procesi i regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës. Data 13 nëntor ka qenë afati i fundit i regjistrimit për të gjithë kandidatët e interesuar që duan të fitojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit.

Kush do t’i nënshtrohet provimit të shtetit:

1. Kandidatët që figurojnë jokalues në provimet e kaluara.

2. Nuk janë paraqitur në sesionet e mëparshme të provimeve.

3. Personat e diplomuar pas datës 12 Janar 2011, të cilët pas diplomimit kanë punuar në një institucion publik/privat, por që kanë të dokumentuar një vit pune në librezën e punës.

UDHËZIMI I MAS

1. Provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohen pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, duke filluar nga java e fundit e muajit Nëntor 2014.

2. Programet e provimit të shtetit dhe fondi i pyetjeve sipas profileve përkatëse është në dispozicion të kandidatëve në faqen zyrtare të AKP-së ne adresën www.akp.gov.al rubrika “Provimet e Shtetit”.

3. Kandidatët për provimin e shtetit të paraqiten në godinën e AKP-së në datën e caktuar 30 minuta para zhvillimit të provimit. Kandidatët duhet të kenë me vete:

– Kartën e identitetit dhe një fotokopje të saj. (Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati/ja duhet të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton ndryshimin e mbiemrit).

– Mandatin e pagesës së tarifës së provimit të shtetit në llogari të AKP-së (në të gjitha bankat ose dhe në Postë).

– Fatura e cila ndodhet në faqen zyrtare të AKP-së.

Pagesa e faturës

Një nga dokumentet që duhet të dorëzojnë aplikantët për provimin e shtetit është dhe fatura e pagesës së tarifës për llogari të AKP-së në një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të AKP) sipas herës së pjesëmarrjes. Kështu, aplikantët që hyjnë për herë të parë në provim duhet të paguajnë 10 000 lekë, ata për herë të dytë 12 500 lekë, për herë të tretë 15 000 lekë, për herë të katërt 17 500 lekë dhe për herë të pestë 20 000 lekë.

10 000 lekë për herë të parë

12 500 lekë për herë të dytë

15 000 lekë për herë të tretë

17500 lekë për herë të katërt

20 000 lekë për herë të pestë

Për paraqitjen në qendrat e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e

mëposhtme:

1. Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të

komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi;

2. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;

3. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

Të gjithë kandidatët duhet të verifikojnë emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe

orën e provimit në faqen zyrtare të AKP në adresën ëëë.akp.gov.al, rubrika lista e

kandidatëve.