Provimi i Shtetit për Farmacistët, Terezi: Rastet kur s’kualifikohen kandidatët dhe rezultatet e mjekësisë dhe fizioterapisë

2419
Sigal

Tabela përmbledhëse e personave që kanë kaluar në Provimin e Shtetit për sezonin aktual

Prej disa ditësh janë duke u zhvilluar provimet e shtetit për profesionet e mjekësisë. Gjatë datave 2, 3 dhe 4 maj u zhvilluan 8 provime gjithsej. Në lidhje me këto provime ka folur për “Telegraf”, Drejtori i Provimeve të Shtetit Niko Terezi. Ai bën të ditur se në provimet e zhvilluara për mami pati një rritje të numrit të pjesëmarrësve. Ku pjesëmarrja u rrit nga 68 që ishin sezonin e kaluar në 161 kandidatë këtë sezon. Po ashtu pjesëmarrje të shtuar pati tek specialitetet Teknik Laboratori dhe Fizioterapi. Ndërkohë që, ka dhe provime të tjera për tu zhvilluar përsëri. ditën e sotme në 9 maj do të zhvillohet Provimi i Shtetit në farmaci, i cili do vazhdojë edhe në datat 10 dhe 11 maj. Zoti Terezi bën të ditur se, deri më tani pranë Drejtorisë së Provimeve të Shtetit janë regjistruar 262 kandidatë.

Rastet kur nuk pranohen në provim kandidatët

Janë disa raste kur kandidatët nuk pranohen për të dhënë Provimin e Shtetit. Zoti Terezi, paraqit disa raste kur nuk mund të pranohen për të dhënë provimin e shtetit kandidatët.

-Kandidati nuk pranohet në provim nëse:

a) nuk zotëron diplomën e studimeve universitare të kërkuar nga autoriteti kompetent për

profesionin respektiv;

b) ka dorëzuar dokumentacionin e parashikuar në nenin 4, deri në momentin e aplikimit;

c) është rrëzuar 5 (pesë) herë në provimin e shtetit;

d) plotëson kriteret e parashikuara në ligjin nr.10 171, datë 21.10.2009 “Për profesionet e

rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, në dispozitat e kësaj rregulloreje dhe ato të

përcaktuara nga autoritetet përkatëse.

Rregullat që duhen zbatuar dhe dokumentet

-Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Personat që do të marrin pjesë duhet të jenë pranë ambienteve, ku do të zhvillohet provimi 30 minuta përpara. Kandidatët duhet të kenë me vete këto dokumente:

-Kartën e identitetit ose një fotokopje të saj

-mandat pagesën e tarifës së provimit të shtetit dhe faturën e publikuar nga AKP.

Personat që duhet të paraqiten për provim duhet të kenë verifikuar numrin përkatës që kanë dhe orën e provimit. Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, kërkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Shtetit. Nëse gjatë korrigjimit të provimeve konstatohen gabime në pyetje, këto pyetje nuk merren parasysh. Në këtë rast ulet edhe numri maksimal i pikëve. Vlerësimi fillon nga ky numër i zvogëluar i pikëve. Zvogëlimi i pikëve nuk duhet të jetë në disavantazh qoftë edhe të një kandidati të vetëm. AKP-ja ka të drejtë që në rast se evidenton shkelje të rënda të rregullave të provimit, t’i propozojë Komisionit të Provimit të Shtetit vlerësimin e kandidatit që thyen rregullat, me notën “4 – jokaluese”. AKP-ja mban procesverbal ku evidenton shkeljet e konstatuara.

Pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato

synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës.

Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është

përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmoj atë. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!”. Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara. Kur koha e provimit përfundon automatikisht printohet një dokument vërtetimi, me foto, shoqëruar me informacioni e  sipërpërmendur.

Shkalla e vlerësimit për farmacistët

a) Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm) nëse merr 95-100 pikë.

b) Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë) nëse merr 85-94 pikë.

c) Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë) nëse merr 75-84 pikë.

ç) Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm) nëse merr 65-74 pikë.

d) Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm) nëse merr 55-64 pikë.

e) Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm) nëse merr 50-54 pikë.

f) Kandidati vlerësohet me notën 4 (jokalueshëm) nëse merr më pak se 50 pikë.

2. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar

së paku me notën 5 (kalueshëm). Kandidati i vlerësuar me notën 4 (jokalueshëm), përsërit

provimin.

Oraret për farmacistët

E enjte 9 maj 2013

Ora 10:00 Provimi i shtetit në profesionin FARMACIST

Për të gjithë kandidatët e  listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 1-60.

Ora 14:00 Provimi i shtetit në profesionin FARMACIST

Për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 61-120.

 E premte 10 maj 2013

Ora 10:00 Provimi i Shtetit në profesionin FARMACIST

Për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 121-180.

Ora 14:00 Provimi i shtetit në profesionin FARMACIST

Për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 181-240.

 E Shtunë 11maj 2013

Ora 10:00 Provimi i shtetit në profesionin FARMACIST

Për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 241-254.