Provimet me zgjedhje, pyetjet që do të kenë testet

3893
Sigal

Matura/ Nesër testohen për provimin e lëndëve me zgjedhje, 50 mijë maturantë

Pas përfundimit të dy provimeve të detyruara, të Letërsisë dhe Matematikës, rreth 50 mijë maturantë do të testojnë nesër dijet e tyre në provimin me zgjedhje. Këtë vit maturantët do të përzgjedhin vetëm 2 lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje. Kjo, në ndryshim nga viti i kaluar ku maturantët kanë përzgjedhur 3 lëndë. Gjithashtu janë shpallur në faqen zyrtare të MASH edhe  Programet Orientuese. Programet do të shërbejnë si pikë mbështetjeje, që maturanti të dijë se ku të duhet të fokusohet për të studiuar. Aty janë të përfshira temat që maturanti duhet të ketë parasysh në dhënien e provimeve me zgjedhje.

Testi i provimeve me zgjedhje
Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të ketë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative (që vlerësohem me 1 pikë secila), dhe 10 pyetje të tjera do të jenë me zhvillim dhe do të vlerësohen me 30 pikë. Në total testi i provimeve me zgjedhje do të ketë 40 pikë. Maturantët apo kandidatët që do të japin këtë vit si provim vetëm një lëndë me zgjedhje, do ta nisin provimin në orën 11:00 dhe kanë kohë deri në orën 13:00 për ta përfunduar. Provimi për ta do të zhvillohet në mjedise me vete, ndërsa maturantët mbetës kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë (në vjeshtë). Brenda muajit mars institucionet përgjegjëse AKP dhe DEPU, duhet të përcaktojnë sasinë dhe llojin e testeve që nevojiten për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2013 (të detyruara dhe me zgjedhje).

Ja temat ku janë ndalur specialistët për hartimin tezave të provimeve me zgjedhje.

Pra, midis 400 pyetjeve të ndryshme, hartuesit do të përzgjedhin 20 kërkesat, që do të jenë pyetjet përfundimtare të një testi për lëndët me zgjedhje. Por, duke qenë se për provimet me zgjedhje testet hartohen njëlloj për të gjithë maturantët, pavarësisht profilit të gjimnazit që ata kanë kryer. Ministria e Arsimit ka publikuar programet orientuese, si dhe shpjeguesit e tyre për  lëndët me zgjedhje, në të cilat janë detajuar mjaft të dhëna të hollësishme, jo vetëm rreth temave ku duhet të përqendrohen më së shumti maturantët, por jepen edhe disa lloje të ndryshme pyetjesh që do të kenë testet e secilës lëndë me zgjedhje.

Lista e lëndëve dhe kreditet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2013

Për të gjitha shkollat e mesme

Gjuhe e huaj e pare        10

Gjuhe e huaj e dyte        6

Letërsi e thelluar              5

Matematike e thelluar   5

Kimi bërthame                  4

Kimi e thelluar                   6

Fizike bërthamë               4

Fizike e thelluar                6

Biologji bërthamë            4

Biologji e thelluar             6

Histori bërthame              5

Histori e thelluar               9

Gjeografi bërthame        5

Gjeografi e thelluar         7

Ekonomi bërthamë         2

Ekonomi e thelluar          4

Teknologji bërthamë      2

Teknologji e thelluar       4

Qytetari                               3

Psikologji                             2

Filozofi                                  2

Sociologji                             2

Vetëm për shkollat artistike

Histori muzike                   6

Histori arti                           6

Histori baleti                       3

Vetëm për shkollat profesionale     

Teori profesionale           8

Pyetjet e testeve për të gjitha shkollat e mesme            

KIMI BËRTHAMË

1)Struktura dhe vetitë e lëndës: 30.5%

Ndërtimi i atomit

Periodiciteti

Lidhja kimike

Acidet dhe bazat

2)Reaksioni kimik 12.5%

Kinetika kimike

Ekuilibri kimik

3)Struktura dhe vetitë e lëndës 27.5%

Hibridizimi dhe bashkëveprimi ndërmolekular

Hidrokarburet

Grupet funksionore në përbërjet organike

Biokimia

4)Reaksioni kimik15.5%

Elektrokimia

Tipat e reaksioneve në kiminë organike

5)Struktura dhe vetitë e lëndës          14%

Uji. Tretësirat ujore

Ekonomi bërthamë

1.1 Çfarë studion ekonomia?                       10%

1.2. Kërkesa oferta dhe çmimi i tregut        19%

1.3. Konsumatori në ekonominë e tregut                3 %

1.4. Fillimi i një biznesi dhe financimi i tij  11%

1.5. Prodhimi, kostoja dhe të ardhurat e firmës   7%

1.6. Struktura e tregut   6%

2.1. Qeveria dhe ekonomia     11%

2.2. Paraja dhe institucionet financiare       6%

2.3 Treguesit kryesorë makroekonomik     16%

2.4. Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomike        6%

3.1 Tregtia ndërkombëtare      5%

HISTORI BËRTHAMË

1. Qytetërimi në parahistori              1%

2. Qytetërimi botëror në antikitet (Egjipti, Mesopotamia, Greqia, Roma)4%

3. Qytetërimi botëror në mesjetë (shek. V – XV )                   3%

4. Qytetërimet në fillimet e historisë moderne                5%

5. Koha e ndryshimeve thelbësore              10%

6. Periudha e tronditjeve të mëdha (1914-1945)            8%

7. Qytetërimet bashkëkohore (1945 deri më sot)           8%

8. Parahistoria (100000 vjet – 3500 vjet më parë)                  5%

9. Qytetërimi ilir (mijëvjeçari  II – mijëvjeçari I para erës së re)                 7%

10. Shqipëria mesjetare.  Shek  V –  XIV            7%

11. Shqiptarët gjatë sundimit osman (shek. XV – XX)           9%

12. Shteti i pavarur shqiptar në vitet 1912-1939           9%

13. Shqiptarët gjatë Luftës II Botërore (1939-1944)               9%

14. Shqipëria gjatë regjimit komunist (1945-1990)                 7%

15. Shndërrimet demokratike në Shqipëri gjatë viteve 1990- 2008            8%

BIOLOGJI BËRTHAMË    

1.       Studimi i së gjallës         30%

2.       Trashëgimia e tipareve dhe evolucioni        24%

3.       Studimi i organizmit (anatomia dhe fiziologjia e njeriut)         46%

1.       Kimia e jetës         7%

2.       Biologjia qelizore 15%

3.       Ekuilibrat në biosferë     8%

4.       Mekanizmat e trashëgimisë     12%

5.       Si funksionojnë gjenet    8%

6.       Origjina  dhe evolucioni i jetës 4%

7.       Mbrojtja, mbështetja dhe lëvizja       8%

8.       Të ushqyerit dhe tretja   8%

9.       Frymëkëmbimi, qarkullimi dhe ekskretimi           13%

10.     Riprodhimi te njeriu      5%

11.     Sistemi nervor dhe hormonal  12%

FIZIKË BËRTHAMË

1        Kinematika 9%

2        Dinamika    15%

3        Forca dhe baraspesha    3%

4        Puna dhe energjia.          10%

5        Termodinamika.   10%

6        Fusha elektrike     11%

7        Rryma elektrike    11%

8        Lëkundjet dhe valët        9%

9        Magnetizimi         11%

10      Optika valore       4%

11      Fizika moderne     7%

GJEOGRAFI BËRTHAMË

Shkenca e Tokës

1.                Sistemi diellor      5%

2.                Hartografia 2%

3.                Gjeosistemet         17%

4.                Dinamika e Tokës          9%

5.                Mjedisi dhe shoqëria      2%

Gjeografia rajonale e botës

1.       Gjeografia rajonale dhe tipet e rajoneve     6%

2.       Europa – Karakteristika të përgjithshme dhe veçori rajonale

          5%

3.       Amerika e Veriut  2%

4.       Amerika Qendrore         2%

5.       Amerika e Jugut   2%

6.       Afrika Nënsahariane      1%

7.       Afrika e Veriut/Azia Jugperëndimore         2%

8.       Azia Jugore 1%

9.       Azia Lindore        2%

10.     Azia Juglindore    1%

11.     Australia, Oqeania         1%

Gjeografia e Shqipërisë dhe e trevave të tjera shqiptare

1.       Vendndodhja gjeografike         2%

2.       Sistemet fizike      6%

3.       Sistemet humane  7%

4.       Ndërveprimi njeri-mjedis         3%

5.       Rajonet       22%

SOCIOLOGJI

Metodat e kërkimit sociologjik          10%

Kultura, individi, shoqëria      13%

Shoqërizimi 9%

Devianca     11%

Shtresimi gjinor dhe familja    11%

Raca dhe etniciteti          9%

Analiza sociologjike e besimeve fetare        10%

Urbanizimi dhe karakteristikat e punës në shoqëritë më të urbanizuara     11%

Shtresimi i shoqërisë dhe lëvizjet shoqërore         9%

Shoqëria tradicionale, moderne, pasmoderne       7%

FILOZOFI

Linja 1. Periudha helenike

Linja 2. Periudha romake

Linja 3. Drejtimet filozofike në shekujt e parë të erës sonë

Linja 4. Mesjeta dhe Rilindja

Linja 5. Shekulli XVII

Linja 6. Shekulli XVIII

Linja 7. Shekujt XIX dhe XX

PSIKOLOGJI

Studimi i psikologjisë    10%

Biopsikologjia      31%

Zhvillimi     21%

Njohja         21%

Variacionet mes individëve dhe grupeve    17%

QYTETARI

1        Ligji dhe ne 7%

2        Kushtetuta e Shqipërisë dhe të drejtat e njeriut    7%

3        Familja       8%

4        Shkolla       6%

5        Fëmijëria     8%

6        Rritja e fëmijës, ndryshimet     7%

7        Puna  8%

8        Mjedisi        9%

9        Shëndeti      8%

10      Ushqimi      7%

11      Konsumatori        7%

12      Siguria rrugore     9%

13      Informimi   9%

TEKNOLOGJI BËRTHAMË

Teknologjia dhe sistemet teknologjike          20 %

Komunikimi grafik        38 %

Materialet teknologjike  8 %

Strukturat dhe mekanizmat     18%

Teknologjia e prodhimit 8%

Teknologjia e shërbimeve        8%

HISTORI BALETI (VETËM PËR SHKOLLAT ARTISTIKE)

Kërcimi në shoqërinë primitive         3 %

Kërcimi në periudhën e Antikitetit    3 %

Kërcimi në Mesjetë        4 %

Kërcimi në Rilindje        10 %

Zhvillimi i baletit në Francë dhe Itali në shek. XVII-XVIII

Zhan Zhorzh Nover

Salvatore Vigano 5 %

Baleti në periudhën e Romantizmit

Philip Talioni

Fani Elsler  10 %

Krijimi i sistemit klasik europian      10 %

Zhvillimi i baletit klasik në shek. XX dhe reformat e para moderne 10 %

Baleti bashkëkohor në Europën Perëndimore      10%

Teatri i baletit në Amerikë       10 %

Tradita koreografike shqiptare         10%

Krijimi i Filarmonisë Shqiptare        10%

Baleti shqiptar     5%

HISTORI ARTI (VETËM PËR SHKOLLAT ARTISTIKE)

Arti figurativ në Antikitet (3000 vjet p.e.s – 400 e.s)    10 %

Arti në Mesjetë (shekujt XI – XV)     5 %

Rilindja Europiane (shekujt XV – XVII)     10 %

Arti barok (shekujt XVII – XVIII)     10 %

Arti i kohës së re (shekujt XVII – XX)        15 %

Arti në shekullin XX      15 %

Arti ilir dhe i qyteteve antike bregdetare     5 %

Arti bizantin         5 %

Arti pas bizantin  5 %

Arti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare         5 %

Arti periudhës së Pavarësisë   5 %

Arti i periudhës së pas Çlirimit (1945 deri më sot)        10 %

 

HISTORI MUZIKE(VETËM PËR SHKOLLAT ARTISTIKE)

Muzika në Mesjetë         5 %

Muzika në Rilindje         8 %

Muzika barok       10 %

Muzika në Klasicizëm    25 %

Muzika në Romantizëm 37 %

Muzika në shekullin XX          10 %

Muzika shqiptare 5 %