Provimet e Lirimit, ja zgjidhjet për Matematikën

1005
Sigal

AKP/ Zbardhet skema e vlerësimit për provimin e Matematikës

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka zbardhur skemën e vlerësimit për provimin e matematikës, të zhvilluar nga nxënësit e klasave të nënta. Të premten, më 27 qershor, nxënësit e klasave të nënta i janë nështruar Provimit të fundit të Lirimit në lëndën e Matematikës. Krahas dy provimeve; të Gjuhës Shqipe dhe Matematikës, nxënësit e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) kanë zhvilluar edhe Provimin e Lirimit në lëndën Gjuhë Amtare, në datën 20 qershor. Vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve në provimet e lirimit do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Nxënësit do të njihen me rezultatet e arritura në provimet e lirimit brenda 15 ditëve nga data e mbajtjes së tyre.

PROVIMI I LIRIMIT, LËNDA MATEMATIKË

SKEMË VLERËSIMI

 1C 2B 3C 4B 5C 6D 7D 8B 9A 10A 11A 12B 13C

14.- Nxjerrja e faktorit nga         1 pikë

– Thjeshtimi i shprehjes           1 pikë

15.–Shprehja e njërës ndryshore në vartësi të tjetrës nga njëri prej ekuacioneve        1 pikë

– Gjetja e njërës prej ndryshoreve       1 pikë

– Gjetja e zgjidhjes së sistemit 1 pikë

16.-Zbatimi i njërës prej formulave të algjebrës          1 pikë

– Zbatimi it ë dy formulave të algjebrës          1 pikë

– Thjeshtimi i shprehjes           1 pikë

17.- Zgjidhja e njërit prej inekuacioneve të sistemit   1 pikë

– Zgjidhja e të dy ekuacioneve të sistemit      1 pikë

– Gjetja e bashkësisë së zgjidhjeve të sistemit 1 pikë

18.- Kthimi i ekuacionit në trajtë të rregullt    1 pikë

– Gjetja e dallorit të ekuacionit           1 pikë

– Dhënia e përgjigjes për zgjidhjet e ekuacionit          1 pikë

19.- Vendosja e kushtit D>0   1 pikë

– Gjetja e dallorit         1 pikë

– Gjetja e vlerave të m 1 pikë

20.- Skicimi i figurës   1 pikë

– Gjetja e lartësisë së rombit    1 pikë

– Gjetja e syprinës së rombit    1 pikë

21.- Formimi i ekuacionit x2-4=0       1 pikë

– Gjetja e pikave të prerjes së grafikut me OX            1 pikë

– Gjetja e abshisës së kulmit    1 pikë

– Gjetja e ordinatës së kulmit  1 pikë

22. – Shkrimi i formulës së mesatares së 5 numrave   1 pikë

– Gjetja e mesatares së numrave të rinj            1 pikë

23.- Gjetja e njërës brinjë të drejtkëndëshit    1 pikë

– Gjetja e syprinës së drejtkëndëshit   1 pikë

– Getja e perimetrit të drejtkëndëshit  1 pikë

24a.-Arsyetimi që hipotenuza e trekëndëshit është diametër i rrethit t jashtëshkruar            1 pikë

– Gjetja e diametrit të rrethit të jashtëshkruar 1 pikë

24b.- Shprehja e syprinës së trekëndëshit me anë të hipotenuzës dhe lartësisë          1 pikë

– Gjetja e syprinës së trekëndëshit      1 pikë

– Gjetja e lartësisë        1 pikë

25. Vendosja e kushtit (3-x)(x-2)  0            1 pikë

– Studimi i shenjës së dy binomeve     1 pikë

– Gjetja e vlerave të x për të cilat shprehja ka kuptim 1 pikë