Programi YES, detaje të tjera për gjimnazistët që do shkojnë në SHBA

130

Zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit për
konkurrentët nga Shqipëria


Gazeta Telegraf/


Dezdemona Porja


Të gjithë ata gjimnazistë nga Shqipëria që duan të njohin
kulturën amerikane, por edhe të studiojnë aty, tani e kanë një mundësi.  Nëpërmjet programit “YES”, i cili është
financuar nga DASH, gjimnazistët që janë të motivuar dhe duan të ndërmarrin
sfida, tani mund ta provojnë. Departamenti Amerikan i Shtetit ofron disa bursa
për Shqipërinë, ndërsa janë mbi 600 aplikime për këtë program vetëm në
Shqipëri.

Ambasada e SHBA në Tiranë jep të tjera detaje për
regjistrimin e maturantëve në programin amerikan, që mundëson 1 vit qëndrimi
falas në SHBA, duke krijuar mundësinë që të rinjtë shqiptarë të njihen me jetën
amerikane.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA

Mirë se erdhët në regjistrimin paraprak për testimin për
programin YES që do të organizohet në Tiranë më datë 15 tetor 2016, pranë
Universitetit “Marin Barleti”. Ju mund të mësoni më shumë
për këtë program, nëse klikoni këtë link:
http://yesalbania1.eventbrite.com

Nëse kini lindur nga 1 janari 2000 deri më 15 korrik 2002
dhe jeni në klasën e dhjetë (10) ose të njëmbëdhjetë (11) dhe keni njohuri të
gjuhës angleze, lejoheni të regjistroheni paraprakisht. Lutemi, klikoni në
butonin e gjelbër “Register” lart në të djathtë të këtij ekrani. Më pas zgjidhni
kohën që preferoni për të marrë pjesë në fazën e parë të testimit. Mundësitë
tuaja janë:
Testimi YES për shkollat e mesme: Faza e parë (grupi i parë: 8:30-9:15) 
Testimi YES për shkollat e mesme: Faza e parë (grupi i dytë: 9:30-10:15) 
Testimi YES për shkollat e mesme: Faza e parë (grupi i tretë:
10:30-11:15) 
Testimi YES për shkollat e mesme: Faza e parë (grupi i katërt:
11:30-12:15) 
Testimi YES për shkollat e mesme: Faza e parë (grupi i pestë:
12:30-13:15) 
Testimi YES për shkollat e mesme: Faza e parë (grupi i gjashtë: 13:30-14:15)

Përzgjidhni kohën e preferuar dhe më pas klikoni në “Checkout”.
Plotësoni informacionin tuaj dhe më pas klikoni mbi “Complete Registration”.
Së fundi, klikoni në linkun blu “Order#”, klikoni në imazhin e eventit
dhe gjeni “Print Tickets”. Ju duhet të printoni biletën tuaj ose ta ruani
atë në telefonin tuaj celular, që ta paraqisni më datë 15 tetor 2016. Duhet të
vini 10 minuta përpara kohës së përcaktuar në biletën tuaj.

Secili aplikant duhet të ketë me vete:
• Biletën e printuar.
• Kartë identiteti ose pasaportë.
• Stilolaps të zi.
• Një fotografi në përmasat e një fotoje pasaporte.
Nëse nuk arrini ta plotësoni regjistrimin paraprakisht online, mund të vini të
paraqiteni më datë 15 tetor 2016, mes orës 8:30 dhe 11:30.