Problemet serioze me drejtshkrimin, rikthehet gjuha shqipe në shkollat e mesme

602
Sigal

Gazeta Telegraf/  Vitet e fundit në provimet e Maturës Shtetërore janë konstatuar probleme të
mëdha të nxënësve me gjuhën amtare. Sipas specialistëve të fushës është vënë re,
se gjate ndërtimit te esesë, nxënësit nuk respektonin rregullat e
drejtshkrimit, nuk njihnin shenjat e pikësimit dhe shfaqnin probleme në të
shprehur. Me këto mangësi ata vijonin shkollën e lartë dhe më pas në punë.
Nisur nga kjo situatë është vendosur që teksti i Gjuhës Shqipe në shkollat e
mesme të kthehet pas 30 vitesh. Kurrikula e re e gjuhës amtare ka nisur nga
klasa e 10- të dhe do të vazhdojë deri në maturë. Gjuha shqipe është hequr nga
shkolla e mesme ne vitin1984. Pas kësaj periudhe, ajo mësohej si lëndë më vete
deri në klasën VIII dhe më vonë deri në klasën IX të arsimit të detyruar.
Ndërsa 10 vitet e fundit gjuha amtare ishte e shkrirë me njohuritë e letërsisë
në një tekst të vetëm. As kjo formë nuk dha rezultate, madje përkeqësoi
njohuritë e shqiptareve në gjuhën amtare. “Duke filluar nga ky vit shqipja
është lëndë bazë nga klasa e 1 deri në të 12”.