Problem me ambientet te Histori-Filologji, mësimi do të zhvillohet deri në orët e vona

568
Sigal

INTERVISTA/Flet Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Shezai Rrokaj për vitin e ri akademik

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë këtë vit të ri akademik vjen me një sërë risish, si ndryshimin e disa kurikulave, hapjen e departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore. Një fakt të tillë e bën të ditur në një intervistë për “Telegraf”, Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Prof. Shezai Rrokaj. Ndërkohë që, kuotat sipas zotit Rrokaj janë në vijim të atyre të një viti më parë, nuk kanë pësuar rritje të madhe. Një problem për Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë mbetet mungesa e ambienteve që pritet të marrë zgjedhje me ndërtimin e kampusit të ri universitar.

 -Zoti Rrokaj, na ndan edhe pak kohë nga fillimi i vitit të ri akademik, sa do të jenë kuotat për fakultetin e Histori-Filologjisë?

-Ky vit akademik fillon me kuota që ruajnë një vazhdimësi me vitet e mëparshme. Këshilli i Ministrave ka votuar për njëzet kuota më pak tek gjeografia, por ne do të shikojmë në një kohë të dytë që të ketë dhe një rritje kuotash për ta bërë edhe gjeografinë me 100 kuota sa ka qenë, pasi mund të ketë qenë ndonjë lapsus. Momentalisht stafi po angazhohet për zhvillimin e provimeve, për sistemin full-time dhe part-time. Është përcaktuar tërë kalendari i datave. Më datë 10-14 do të jenë provimet e sistemit full-time, ndërsa mbrojtja e diplomave do të jetë nga data 24, 25, 26. Ndërsa për sistemin e part-time datat e provimeve do të jenë nga 17-21 dhe në datat 24, 25, 26 do të jetë diploma. Ndërsa për kuotat e sistemit me kohë të plotë ne kemi 120 kuota tek Historia, 120 Gjeografia, 120 Gjuhë-Letërsi dhe 88 tek Gazetaria. Ndërsa për sistemin e part-time kemi 250 Histori, 250 Gjeografi dhe 250 Gjuhë- Letërsi.

 -Po kuotat për mastera sa janë, a kanë pësuar rritje në krahasim me vitet e kaluara dhe a janë hapur programe të reja?

-Masteri profesional mësuesi ka 130 kuota, për gjeografi 130, gjuhë-letërsi 130 dhe redaktori 60. Ndërsa për masterin e part-time, i cili hapet sivjet kemi hartuar kurikulën dhe presim që të vazhdojë. Edhe për sistemet e tjera të masterit shkencor ne kemi kërkuar që të miratohen kuotat. Për masterin shkencor ne kemi kërkuar 100 kuota për Gjuhën, 50 për Letërsinë, 100 kuota për historinë dhe 100 kuota për gjeografinë. Janë po ato mastera vetëm kanë ndryshuar pak programet mësimore. Të rejat e këtij viti janë masterat profesional për part-time dhe hapja e departamentit tëArkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.

 -Çfarë risish do të ketë këtë vit në këtë fakultet me fillimin e vitit të ri akademik?

-Po, këtë vit kemi rishikuar kurikulat dhe kemi bërë disa ndryshime në këto kurikula, për t’i përshtatur ato më mirë më ligjet dhe rregullat.Poashtu ne jemi duke përgatitur tërë dokumentacionin për hapjen e një departamenti të ri në fakultetin tonë që do të jetë departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore. Është ngritur një grup pune dhe është bërë kërkesë që të marrim edhe disa vende punë. Dy do t’i marrim që tani për hapjen e departamentit të Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore. Ky do të hapet edhe me porosi të qeverisë në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë, por është edhe një koncept i yni i menduar prej kohësh për domosdoshmërinë e hapjes së një departamenti të tillë. Kjo hapet për herë të parë. Sivjet jemi duke përgatitur edhe disa diploma të përbashkëta me Universitetin e Prishtinës. Kjo diplomë do të jetë në formën e doktoratës në gjuhësi. Ne tani mund të organizojmë këtë diplomë, ku një pjesë e studentëve do ti bëjnë studimet në Prishtinë dhe Shqipëri.

 -Si po ecën sistemi i Doktoraturës në Fakultetin e Histori-Filologjisë?

Sistemi i Doktoraturës po vijon normalisht në fakultetin tonë. Është viti i katërt që po zhvillohet Doktoratura. Ne kemi rreth 504 doktorantë që ndjekin studimet në fakultetin tonë. Për herë të parë është hapur para dy vjetësh tek gazetaria, këtu funksionon me kohë të plotë pasi këtu është një fakultet që e ka të plotësuar stafin akademik. Po ashtu ne këtu ftojmë edhe profesorë që vijnë nga jashtë për të dhënë mësim në shkollën tonë dhe kjo mbulohet nga shkolla jonë.Po ashtu po ju them edhe një investim të fakultetit tonë mjaft serioz. Ne për herë të parë po përkthejmë çdo dokument që ka arkivi i Londrës për Shqipërinë. Kjo bëhet në kuadrin e 100- vjetorit, projekti po vijon dhe po bëhet me fonde të universitetit.

 -Duke u ndalur pak tek stafi dhe tek ambientet, a janë të mjaftueshme ato për të përballuar numrin e studentëve që do të ketë fakulteti?

Po të kemi parasysh standardet natyrisht që janë të pamjaftueshme, ne e kemi 0,5 metër katror për student. Kemi nevojë për ambiente, por shpresojmë që me kampusin e ri që do bëhet do të ketë një zgjedhje për problemin e ambienteve. Në punojmë me kohë të zgjatur deri në orën tetë të darkës. Ndërsa përsa i përket infrastrukturës brenda fakultetit, do të thoja që janë mobiluar të gjitha ambientet me dërrasa dhe me banka. Në kemi marrë dy laboratorë për gazetarinë. Ndërsa përsa i përket stafit ne do të marrim katër persona të kualifikuar për vitin e ri akademik.

 Risitë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë

Të rejat e këtij viti janë: hapja për herë të parë të masterave profesional për sistemin part-time dhe hapja e departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.

Nevoja për shtim ambientesh

Ambientet janë të pamjaftueshme, ne e kemi 0,5 metër katror për student. Kemi nevojë për ambiente, por shpresojmë që me kampusin e ri që do bëhet do të ketë një zgjedhje.

Sistemi i Doktoraturës

Sistemi i Doktoraturës po vijon normalisht në fakultetin tonë. Është viti i katërt që po zhvillohet Doktoratura. Ne kemi rreth 504 doktorantë që ndjekin studimet në fakultetin tonë