Pr/Ligji për Arsimin e Lartë, Grupi i PS vendos të votojë pro në seancën e posaçme

450
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që të votojë pro Projektligjit për Arsimin e Lartë i cili do të diskutohet ditëne nesërme në seancën e posaçme parlamentare. Vendimi u morr gjatë mbledhjes së sotme. Në seancën e ditës së enjte Projekligji për Arsimin e Lartë u hoq nga rendi i ditës me kërkesë të opozitës.
Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka nuk plotësoheshin kushtet e rregullores që ky projektligj të futej në rendin e ditës. Konferenca e Kryetareve vendosi qe te pranohet kerkesa e opozites per te shtyre shqyrtimin e projekligjit neper komisionet perkatese dhe diten e marte ne oren 17:00 te zhvillohet nje seance e posacme.
Sigal