PISA 2015 – Rama: Reforma në arsim, gjëja më e drejtë

447
Sigal

Reforma në arsim
është gjëja më e drejtë, dhe ajo duhet të ishte bërë më parë, është shprehur
kryeministri Edi Rama në takimin me nxënësit e ekselencës, të vlerësuar nga
barometri global i arsimit,

 PISA 2015. Ai tha se rezultatet e reformës duan
lohë që të provojnë me fakte reale.

“Reforma jonë në arsim me këto rezultate është provuar si gjëja e drejtë.
Natyrisht që rezultatet e reformës ashtu si çdo reformë duan kohë, duan vite,
dhe patjetër që edhe reforma në arsim do të dojë kohë të provohet në faktet reale
të jetës përtej mureve të shkollës, si një nxitëse e pazëvendësueshme e një
tranforimi të madh ekonomik e social të Shqipërisë. Gjithë kundërshtia e
reformës në arsim nuk është përmbajtësore, por ideologjike. Ideologjia e
lëmoshës, e qetësimit të gjakrave dhe e uljes së tensioneve për të kaluar
radhën. Ideologjia qeverisëse e Shqipërisë për 20 e ca vite ku kushdo që
qeverisi nuk mendoi për gjeneratën tjetër, por zgjedhjet e tjera”, tha
kryeministri Rama. 

Ai i ka quajtur model frymëzimi nxënësit e ekselencës. “Dua që ta dini se jeni
model frymëzimi, për mua personalisht dhe për të gjithë ata që në Shqipëri kanë
zgjedhur të guxojnë të shpresojnë që në këtë vend mund të bëhet sukses, dhe së
bashku mund të bëjmë sukses. Të gjithë ata që kanë zgjedhur rrugën e vështirë
që nuk kalon nga kafja, nga orët e lira që i krijojnë vets duke lënë orët e
mësimit, nuk kalon nga 1001 justifikimet dhe fajësimet e të tjerëve për një
gjendje që mund të mos jetë optimale, por kalon nga vullneti i hekurt për t’ia
dalë”, tha Rama.