Pikët e fituesit të fundit, për çdo degë

3489
Sigal

Specialistët/ Maturantët të studiojnë tendencën e pikëve për të bërë zgjedhjen e duhur

Sipas specialistëve, maturantët duhet të studiojnë tendencën e pikëve, që të bëjnë zgjedhjen e duhur. Tabelat e fituesit të fundit, janë një e dhënë që do t’i ndihmojë së tepërmi kandidatët për në shkolla të larta, të bëjnë një zgjedhje të zgjuar në Formularin A2. Gazeta “Telegraf” boton tabelën me fituesin e fundit për çdo degë në procesin e Maturës Shtetërore 2011-2012, në mënyrë që kandidatët e sivjetëm ta kenë një ide se në cilën degë do të kenë më shumë shanse për të fituar.

Tabela
Maturantët mund ta gjejnë vetë degën se ku mund të shpallen fitues. Pikërisht për t’u ardhur në ndihmë maturantëve, që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, po publikojmë pikët minimale të fituesve sipas sistemit Meritë-Preferencë të një viti më parë 2011-2012, të të gjitha degëve të universiteteve publike. Pikët me të cilat është klasifikuar fitues për secilën nga degët, kandidati i fundit, i përkasin maturës 2012 dhe shërbejnë për të orientuar maturantët të zgjedhin në formularin A2, 10 degët e universiteteve që ata do të preferojnë. Kuptohet që këto rezultate ndryshojnë nga viti në vit, në bazë të nivelit të kandidatëve për në universitete dhe koeficientëve, por megjithatë shërbejnë për të orientuar të rinjtë drejt zgjedhjeve ku kanë më shumë mundësi për të fituar.
Orientimi
Duke qenë se në momentin që do të plotësojnë formularin A2, maturantët do të kenë në dorë tre nota, mesataren e shkollës së mesme, notën e Letërsisë dhe atë të Matematikës, dhe duke njohur vlerësimet e veta (parashikimet për notat që mund të marrin në provimet me zgjedhje), maturantët mund të bëjnë një vetëvlerësim dhe ta vendosin ose jo veten në listën e fituesve. Në këtë mënyrë, pra njohja e pikëve minimale me të cilën u futën vjet fituesit e fundit, i ndihmon ata të orientohen më mirë për të kërkuar programin e studimit që dëshiron të vazhdojë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik. Renditja dhe shpallja e fituesve për programet e studimit, të cilat kishin si kusht edhe konkursin e veçantë, është bërë me formulë tjetër matematike. Në këto raste është marrë parasysh pikëzimi në konkurse, përveç pikëve të marra në provimet e Maturës Shtetërore. Vitet e kaluara, pikët e fituesit të fundit në çdo degë, nuk kanë qenë një ndihmë shumë e madhe, për shkak të ndryshimit të niveleve të pikëve të fituesit të fundit, nga viti në vit, me tendencë rritjeje. Megjithatë, nga ajo, maturantët mund ta krijojnë një ide të përafërt.

UNIVERSITETI I TIRANËS

Histori 5,134.40

Gjeografi 5,083.70

Gjuhë – Letërsi 5,234.20

Gazetari 5,390.70

Biologji 5,337.90

Bioteknologji 5,635.10

Matematikë 5,255.00

Fizikë 4,492.40

Informatikë 5,202.60

Kimi 4,922.10

Kimi dhe Teknologji Ushqimore 5,136.10

Kimi Industriale dhe Mjedisore 4,851.80

Inxhinieri Matematike dhe Informatike 5,168.80

Teknologji Informacioni dhe Komunikimi 5,290.60

Gjuhë Angleze 5,258.20

Gjuhë Frënge 4,830.30

Gjuhë Gjermane 4,783.80

Gjuhë Italiane 4,991.40

Gjuhë Greke 4,138.40

Gjuhë Turke 4,531.33

Gjuhë Ruse 4,157.00

Gjuhë Spanjolle 4,768.40

Gjuhë Angleze (Kukës) 4,102.60

Gjuhë Angleze (Sarandë) 2,899.60

Psikologji 5,526.10

Punë Sociale 5,331.90

Filozofi 5,115.20

Sociologji 5,259.30

Shkenca Politike 5,639.50

Administrim – Biznes 5,781.40

Ekonomiks 6,076.20

Financë 6,119.60

Informatikë Ekonomike 6,242.20

Administrim – Biznes (Kukës) 3,861.40

Administrim- Biznes ( Sarandë) 2,484.00

Mjekësi e Përgjithshme 6,501.20

Farmaci 6,306.70

Stomatologji 6,368.40

Shëndet Publik 6,107.70

Infermieri e Përgjithshme 5,433.70

Mami 5,199.60

Teknik i Lartë Laboratori 6,002.20

Fizioterapi 5,875.00

Logopedi 5,768.80

Imazheri 5,925.67

Infermieri e Përgjithshme (Kukës) 3,847.80

Infermieri e Përgjithshme (Sarandë) 2,801.00

Drejtësi 5,362.40

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

Menaxhim Agrobiznesi 4,856.50

Menaxhim Agrobiznesi (Lushnjë) 3,228.20

Ekonomi dhe Politikë Agrare 4,890.00

Financë – Kontabilitet 5,421.80

Financë – Kontabilitet (Lushnjë) 3,865.20

Menaxhim i Turizmit Rural 4,700.90

Mbrojtje Bimësh 3,950.20

Hortikulturë 3,805.00

Hortikulturë (Lushnjë) 2,692.00

Prodhim Bimor 3,696.80

Zootekni dhe Biznes Blegtoral 3,695.00

Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi 3,651.60

Agromjedis dhe Ekologji 4,339.20

Inxhinieri Agrare – Agromekanizim 3,932.60

Teknologji Agroushqimore 4,411.10

Vreshtari – Enologji 3,630.20

Mbarështim Pyjesh 4,165.40

Përpunim Druri 3,896.20

Mjekësi Veterinare 4,441.10

Menaxhim Veterinar (2 vjeçar) (Lushnjë) 2,720.00

Menaxhim Veterinar (2 vjeçar) (Gjirokastër) 2,462.00

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

Inxhinieri Ndërtimi 5,924.40

Inxhinieri Hidroteknike 5,285.60

Inxhinieri Mjedisi 5,320.00

Arkitekturë (Arkitekt) 57.42

Arkitekturë (Urbanist) 44.73

Inxhinieri Gjeodet 4,958.60

Inxhinieri Elektrike (Automatizim i Industrisë) 5,016.80

Inxhinieri Elektrike (Energjitikë) 5,374.10

Inxhinieri Mekatronike 5,041.80

Inxhinieri Fizike 4,403.10

Inxhinieri Matematike 4,776.07

Inxhinieri Mekanike 4,794.60

Inxhinieri Tekstile dhe Modë 4,764.10

Inxhinieri Materiale 4,494.10

Inxhinieri Ekonomike 5,659.87

Inxhinieri Gjeologjike 4,351.60

Inxhinieri e Burimeve Natyrore 4,405.40

Inxhinieri Gjeoinformatikë 4,722.60

Inxhinieri Gjeomjedis 4,056.40

Inxhinieri Elektronike 6,260.80

Inxhinieri Informatike 6,034.80

Inxhinieri Telekomunikacioni 6,120.60

UNIVERSITETI I KORÇËS “Fan S. Noli”

Gjuhë – Letërsi 4,043.60

Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge 3,658.40

Gjuhë Angleze 2,803.50

Cikël i Ulët 2,593.00

Cikël i Ulët Parashkollor 3,109.20

Histori – Gjeografi 4,293.80

Cikël i Ulët dhe Anglisht për Cikël Fillor (Pogradec) 3,469.80

Filozofi – Sociologji 3,026.80

Matematikë – Fizikë 4,188.60

Matematikë – Informatikë 2,820.00

Biologji – Kimi 2,589.00

Teknologji Informacioni 2,665.00

Infermieri e Përgjithshme 4,362.73

Mami( Infermier) 3,489.40

Financë – Kontabilitet 4,423.60

Menaxhim 2,649.60

Marketing 2,913.00

Turizëm 2,819.00

Turizëm (Pogradec) 3,196.00

Agroushqim 2,620.00

Agrobiznes 2,849.00

Teknologji e Prodhimit Bimor 2,885.00

Hortikulturë 2,826.80

UNIVERSITETI I ELBASANIT “Aleksandër Xhuvani”

Gjuhë – Letërsi 4,101.20

Gjuhë -Letërsi Shqipe dhe Frënge 2,748.90

Histori – Gjeografi 4,393.20

Histori dhe Gjuhë Gjermane 2,573.00

Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 3,351.07

Gjuhë Angleze 3,595.30

Gjuhë Gjermane 2,685.00

Gjuhë Frënge 2,604.00

Gjuhë Italiane 3,458.80

Gazetari 4,324.40

Gazetari – Anglisht 3,852.80

Biologji – Kimi 3,564.10

Matematikë – Fizikë 2,451.00

Teknologjitë e Informacionit 3,611.00

Teknolog Laborant (2 vjeçar) 3,654.00

Fizikë Kompjuterike 3,304.20

Infermieri e Përgjithshme 4,530.80

Infermieri – Mami 3,976.20

Fizioterapi 4,530.60

Arsimi Fillor 3,921.80

Arsimi Parashkollor 3,865.80

Edukim Qytetar 3,936.90

Punonjës Social 4,291.20

Filozofi – Sociologji 3,902.60

Psikologji 4,295.67

Edukim Fizik dhe Sporte 56.22

Administrim – Biznes 4,141.33

Financë – Kontabilitet 4,620.00

Ekonomia dhe e Drejta 3,833.60

Informatikë Ekonomike 3,670.00

Ekonomi Turizmi 3,616.20

Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 3,740.20

UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS “Eqrem Çabej”

Biologji – Kimi 2,952.30

Fizikë dhe Teknologji Informacioni 3,042.50

Matematikë – Fizikë 3,757.50

Matematikë-Informatikë 2,905.70

Teknologji Informacioni 2,876.90

Infermieri 2,709.10

Infermieri Mami 2,871.10

Histori – Gjeografi 3,015.70

Gjuhë – Letërsi Shqipe 3,312.10

Gjuhë Letërsi Angleze 3,394.30

Gjuhë Letërsi Italiane 3,137.40

Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek 3,918.90

Histori dhe Gjuhë Italiane 3,662.70

Mësuesi për Arsimin Fillor 3,045.70

Mësuesi për Arsimin Parashkollor 3,043.60

Kontabilitet – Financë 2,812.60

Administrim – Publik 2,736.80

Turizëm 2,735.60

UNIVERSITETI I SHKODRËS “Luigj Gurakuqi”

Gjuhë – Letërsi 3,973.50

Gazetari dhe Komunikim 4,228.80

Histori 4,087.30

Gjeografi 4,147.40

Matematikë 2,949.20

Fizikë 3,202.80

Informatikë 3,722.80

Biologji – Kimi 3,692.87

Infermieri e Përgjithshme 4,535.40

Infermieri (Mami) 4,017.80

Infermieri (Fizioterapi) 4,924.70

Cikël i Ulët 4,029.90

Cikël i Ulët Parashkollor 4,034.10

Psikologji 4,546.70

Punë Sociale 4,596.20

Edukim Fizik dhe Sporte 60.04

Financë – Kontabilitet 4,627.50

Administrim – Biznes 4,386.80

Turizëm 4,179.40

Gjuhë Angleze 4,087.60

Gjuhë Italiane 3,857.40

Gjuhë Gjermane 2,754.20

Gjuhë Frënge 2,862.80

Drejtësi 4,455.50

UNIVERSITETI I VLORËS “Ismail Qemali”

Matematikë 2,635.00

Shkenca Aktuaristike 3,222.40

Matematikë Financë 2,613.00

Matematikë Fizikë 3,094.80

Fizikë 2,637.00

Shkenca Kompjuterike 2,459.00

Shkenca Kompjutacionale 2,632.00

Teknologji Informacioni 2,426.00

Informatikë 2,488.00

Inxhinieri Navale 2,509.00

Inxhinieri Mekanike 3,621.20

Navigacion 2,484.00

Navigacion dhe Peshkim Detar 2,500.00

Kimi 2,873.10

Biologji 2,382.00

Inxhinieri Elektrike 3,605.50

Administrim Biznesi 3,514.00

Menaxhim Turizmi 2,446.00

Ekonomiks 2,903.00

Financë 4,153.80

Kontabilitet 2,492.00

Marketing 2,463.00

Mësuesi për Arsimin Fillor 2,589.00

Mësuesi për Arsimin Parashkollor 2,599.00

Pedagogji e Specializuar 2,678.40

Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 2,791.00

Gjuhë Angleze 2,394.00

Gjuhë Italiane 2,499.00

Histori – Gjeografi 3,554.13

Drejtësi 4,036.13

Infermieri e Përgjithshme 4,135.20

Infermier Mami 3,489.80

UNIVERSITETI I DURRËSIT “Aleksandër Moisiu”

Administrim Biznesi 4,958.80

Menaxhim – Marketing 4,754.40

Shkenca Ekonomike 4,682.40

Financë -Kontabilitet 5,331.47

Bankë Financë 5,173.20

Menaxhim Hotel Restorant 4,406.70

Menaxhim Turizëm Kulturor 4,347.40

Menaxhim Turizëm Arkeologjik 4,216.13

Juridik 5,016.60

Shkenca Politike 4,868.40

Administrim Publik 4,697.80

Infermieri e Pergjithshme 4,971.40

Ndihmës Dentist (2- vjeçar) 4,299.30

Menaxhim Ndërtimi (2- vjeçar) 4,081.00

Menaxhim Transporti (2- vjeçar) 4,067.60

Asistent Ligjor (2- vjeçar) 4,483.00

Asistent Administrativ (2- vjeçar) 4,340.30

Teknologji Automobilash (2- vjeçar) 4,033.40

Specialist Rrjetesh Kompjuterike (2- vjeçar) 4,081.10

Informatikë Praktike (2- vjeçar) 3,962.00

Gjuhë Angleze 4,406.00

Cikli i Ulët 4,577.80

Ekspert Procesi Formimi 4,343.40

Psikologji-Sociologji 4,798.00

Gjuhë Letërsi – Anglisht 4,236.87

247 Shkenca Kompjuterike 4,423.50

Sistemet e Informacionit 4,193.10

Teknologji Informacioni 4,486.80

Matematikë – Informatikë 4,169.60

Informatikë – Anglisht 4,188.40

Multimedia dhe Televizioni Dixhital 4,218.60

Financë – Kontabilitet (Peshkopi) 3,578.67

Informatikë – Anglisht (Peshkopi) 2,530.00

Matematikë – Informatikë (Peshkopi) 2,566.00

Biologji-Kimi (Peshkopi) 3,157.57

Psikologji – Sociologji (Peshkopi) 3,761.33

Financë – Bankë (Peshkopi) 3,699.00

Gjuhë Letërsi – Anglisht (Peshkopi) 3,193.80

Menaxhim – Marketing (Peshkopi) 3,538.20

Administrim – Biznes (Peshkopi) 3,623.80

Infermieri e Përgjithshme (Peshkopi) 4,245.40

Matematikë – Fizikë (Peshkopi) 2,677.00

Menaxhim i Bankave (Program në Gjuhë Angleze) 51.19

Menaxhim Hoteleri Turizëm (Program në Gjuhë Angleze) 71.97

Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (Program në Gjuhë Angleze) 46.25

Multimedia dhe Teknologji Informacioni (Program në Gjuhë Angleze) 49.72

UNIVERSITETI I ARTEVE TIRANË

Regji Filmi dhe TV 62.99

Aktrim 44.57

Regji 55.60

Skenografi – Kostumografi 61.11

Koreografi 47.42

Pikturë 46.07

Skulpturë 52.41

Muzikologji 74.03

Kompozim 74.93

Dirizhim 80.84

Piano 62.10

Violinë 78.24

Violonçel 51.39

Violë 51.41

Kitarë 69.85

Kontrabas 47.17

Flaut 67.34

Oboe 60.55

Klarinetë 35.56

Fagot 66.03

Trombë 78.44

Trombonë 74.97

Kanto 58.60

Pedagogji Muzikore 61.65

Fizarmonikë Klasike 75.77

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS

Shkencat e Lëvizjes 60.55

Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit 48.75

AKADEMIA E ARTEVE SHKODER

Piano 71.27

Pikturë 42.81

Pikturë – Grafikë 46.77

Mbyllet matura, formula për llogaritjen e pikëve

 Matura i rikthehet formulës së vjetër të llogaritjes së pikëve. Gazeta vë në dispozicion të nxënësve formulën. Këto të dhëna nxënësit do t’i përdorin vetëm pasi të kenë marrë të gjitha notat e provimeve, përfshi edhe ato me zgjedhje. Sipas MASH, me të mësuar numrin e pikëve që kanë grumbulluar nxënësit, duhet të konsultojnë pikët e fituesit të fundit të shpallura një vit më parë. Ato i gjejnë sot të publikuara në gazetën “Telegraf”. Duke u bazuar mbi to, maturantët do të krijojnë një ide të përafërt se ku kanë më shumë shanse për të fituar. Të gjithë komponentët e maturës kanë të njëjtën peshë, e cila arrin në 20%. “Formulari A2 do të publikohet pas mesit të korrikut dhe nxënësit do të kenë afat deri më 30 korrik për ta plotësuar. Por, nxënësit duhet të bëjnë kujdes. Sapo të dalin rezultatet, ata duhet të nisin të bëjnë vetë llogaritjen e pikëve”, sqarojnë specialistët e MASH.

FORMULA E PIKËVE

Formula e llogaritjes së pikëve, të cilën duhet ta përdorë çdo maturant, është: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (në varësi të rezultatit që del). Sipas kësaj formule, M = mesatarja e katër viteve të gjimnazit, D1 = provim i detyruar i Letërsisë, D2 = provim i detyruar i Matematikës, T1 = provimi me zgjedhje 1, T2 = provimi me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkollës së kryer dhe k2 = koeficienti sipas provimeve me zgjedhje. Me këtë formulë nxënësit mësojnë sa pikë kanë përpara se të plotësojnë formularin A2 me anë të të cilit do të zgjedhin preferencat.