‘Pelikan’ përuron Qendrën e Trajnimit Profesional

528
Sigal

Certifikata që marren në Arms School Akademy njihet jo vetëm në tregun shqiptar të punës por edhe në vende të tjera të KE

 Ditën e djeshme, me fillimin e mësimeve nga kursi i parë 5 mujor për sigurinë dhe ruajtjen, firma e njohur ‘Pelikan’ përuron Qendrën e Trajnimit Profesional. Në këtë aktivitet të rëndësishëm, në mjedise akomodimi e përgatitje bashkëkohore, kishte specialistë të fushës, akademikë e pedagogë të njohur të vendit, si dhe faktorë të tjerë të interesuar. Si nga drejtuesit, ashtu deh nga ata që folën në këtë ceremoni, u vu theksi tek mbështetja e strukturave shtetërore për këtë ndërmarrje si dhe avantazhet që sjellë ajo në aftësimin e kursantëve për nevojat e tregut të punës.

MISIONI I QENDRËS

Lidhur me misionin e Hapja e qendrës së re pranë firmës, foli Veli Myftari, drejtori i shkollës. Ja fjala e tij më poshtë…“Pelikan- ARMS SCHOOL ACADEMY (ASA) është një eveniment i veçantë, për firmën, për shtetin shqiptar, për vetë komunitetin tonë e të huaj, që do të kenë rastin të trajnohen, mësojnë e kualifikohen në këto ambiente. Hapja e saj me këto kushte tepër bashkëkohore me salla mësimdhënie e studioj të një hapësire të cilat i krahasojmë me të drejtë me ato të vendeve të zhvilluara të evropës moderne na e bëjnë edhe më të besueshme se vendi ynë, Shqipëria ka hedhur edhe një hap tjetër drejt bashkësisë evropiane, bile me plot gojën themi se pse jo, jemi pa diskutim në rreshtat e saj. Hapja e kësaj qendre do të bëjë, që ne të gjejmë veten dhe të trajnojmë e trajnohen persona të cilët janë shtetas të ndryshëm, të punësuar ose jo në fusha dhe drejtime të ndryshme ose dëshirojnë të shërbejnë, në mbështetje e zbatim të legjislacionit, që u miratua dhe hyri në fuqi. Në këtë qendër cilido kandidat do të gjejë dhe përshtatet me kushte bashkëkohore ambientesh e bazë logjistike të mjaftueshme. Po kështu në këto ambiente kandidatët për trajnim e kualifikim do të gjejnë një trupë akademike e lektorësh me të cilët jo vetëm do t`i lidhin përgatitja konkrete profesionale dhe speciale nga më të mirat në vend, por një herësh edhe me një trajnim e kurse të veçanta speciale të kryera, në vende të ndryshme të Europës, me eksperiencë të gjatë në specialitetin e tyre. Ndaj dhe personat aktuale, që janë në këtë qendër në pozicionin e drejtimit dhe të lektorëve të kësaj qendre ndjehen sa të vlerësuar, për këto përzgjedhje, aq dhe të kënaqur e obliguar, që u jepet rasti të japin këtë eksperiencë të tyre në këto ambiente të veçanta. Të sigurt për suksesin, që do të arrihet në fushën konkrete për të cilën ajo po hapet sot dua me këtë rast t`ju shpreh edhe në emrin tuaj si mësimdhënës apo program zbatues Drejtuesve ligjore dhe ekonomike të kësaj vlere kombëtare se ata jo vetëm do të mbeten të kënaqur për këtë investim, por do të jenë optimiste edhe për hapa të mëtejshme për punë dhe objektiva edhe më të mëdha. Edhe një herë punë të mbarë të gjithë Drejtuesve të Qendrës, punë të mbarë e suksese si atyre, që do japin dijet e tyre të përfituara në vite, por dhe gjithë kandidatëve, që presin të marrin dijet e duhura, të marrin dëshmitë përkatëse dhe certifikohen ligjërisht, për të qenë të denjë dhe aftë si profesionistë në shërbimet private (firma të tyre, që mund të hapin,apo ato të ngritura deri tani) pse jo edhe në ato shtetërore . Gëzuar këtë ditë të veçantë e mbarësi të gjithëve edhe një herë për të mirën e përbashkët’’

KURSE 5-MUJORE
a) ISTALIM DHE MENAXHIM TË SISTEMEVE TË SIGURISË
b) PROGRAMIME SOFTËARE DHE MANAXHIM
c) TRAJNIM MBI SISTEMET CCTV
d) TRAJNIM MBI SISTEMET E ALARMIT
e) TRAJNIM MBI SISTEMET E ALARMIT TË ZJARRIT

Arms School Aademy një mundësi shkollimi, për një vend të sigurt pune

 Numri i të rinjve të cilët kanë mbaruar një shkollë të lartë sot dhe enden rrugëve të papunë është i lartë .Kjo për faktin se tregu i punës është i etur për profesionistë dhe i tejngopur nga diplomat që prodhohen me shumicë nga universitetet tona .Nuk është e rastit që nëpër call-centër punojnë të rinj që mbajnë në xhep një diplomë të fakultetit juridik , apo shkencave sociale dhe degëve të tjera .Nisur nga një studim i tregut të punës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe rinisë është duke orientuar të rinjtë që të ndjekin arsimin profesional në qendra të kualifikuara dhe që ofrojnë profesione që i përputhen kërkesës së tregut .Një e tillë është dhe Arms School Akademy e licensuar së fundmi nga kjo ministri e cila pritet të nxjerrë teknikë të specializuar në fushën e formimit profesional për instalim dhe menaxhim të sistemeve të sigurisë në tregun shqiptar .Kjo qendër profesionale e licensuar pranë Qendrës Kombëtare të Licensimit do të përgatisë specialistë në fushën e instalimit dhe menaxhimit të sistemeve të sigurisë që ka të bëjë me vendosjen e kamerave të sigurisë në objekt publike apo privatë ,vendosjen e sistemeve të thjeshta të alarmit ,sistemet e alarmit kundër zjarrit e të tjera si dhe menaxhimin e IT. Sipas Statistikave te Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë papunësia tek të rinjtë që ndjekin arsimin profesional është rreth 15 % më e ulët se sa të rinjtë që ndjekin studimet e larta në universitete . Për të ndikuar në uljen e papunësisë si dhe për të nxjerrë teknikë të kualifikuar ,një grup inxhinierësh dhe profesorësh të njohur në fushën e inxhinierisë elektronike do të zhvillojnë kurse mësimore, 5 mujore pranë Arms School Akademy e cila ofron infrastrukturë dhe ambiente laboratorike të mundësuara nga gjigantë të teknologjisë botëror , sipas parametrave të tyre. Kompani të njohura elektronike me të cilat ka marrëdhënie kontraktuale Arms Academy School si TECNOALARM, SAMSUNG, PANASONIC, SICEP, WAVELET, SAIMA, CIA TRADING, SPAZIO ITALIA, ESSER AUSTRIA, COMETA, HIRSH, HONEYWELL,VIDEOTEC kanë mundësuar pranë kësaj qendre profesionale, inxhinierë të tyre të kualifikuar të cilët do zhvillojnë mësim për ata që do të zgjedhin të frekuentojnë kurset mësimore pranë qendrës së Arms School Academy… Arms School Akademy ka marrëveshje me kompanitë me të cilat ajo operon që për 5 nga kursantët të cilët do të dalin me rezultate të larta pas përfundimit të kursit të punësohen menjëherë pranë tyre. Certifikata që këta të rinj marrin pranë Arms School Akademy njihet jo vetëm në tregun shqiptar të punës por edhe në vende të tjera të Komunitetit Europian. Arms School Akademy ndodhet në autostradën Tiranë -Durrës, kilometri i 9 në Kashar .