Panairi i Arsimit të Lartë, fluks maturantësh në stendën e Universitetit ‘Luarasi’

481
Teksa është duke u mbajtur Panairi i Arsimit të Lartë, gjimnazistë të kryeqytetit kanë vërshuar drejt stendës së Kolegjit Universitar ‘Luarasi’.

Në aktivitetin, që pritet të zgjas përgjatë 2 javëve, deri në 3 mars, Luarasi ka ngritur stendën e tij, ku nga ora 14:00 deri në 18:00 të pranishëm janë pedagogë dhe studentë, për të informuar mbi programet e studimit që mundëson ky Kolegj Universitar.

Fluksi i vizitorëve maturantë në këtë eveniment llogaritet të kapë numrin e 300 kandidatëve për student në ditë. Ajo çka spikat është mënyra artistike dhe inovatore me anë të së cilës “KU Luarasi” prezantohet.

Të gjithë maturantët ndalen, interesohen dhe bashkëbisedojnë me studentët e “Ku Luarasi”, ku këta të fundit nuk hezitojnë të ndajnë me ta eksperiencën e tyre pozitive akademike dhe të jetës studentore.
Sigal