Nikolla: Të gjitha shkollat e financuara nga Gulen janë kontrolluar dhe janë brenda standardeve

468
Të gjitha shkollat e financuara nga lëvizja e Gulen janë kontrolluar dhe janë brenda standardeve.
Deklarata u bë nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, duke iu përgjigjur interesimit të mediave mbi kërkesën e paraqitur nga Presidenti turk Erdogan, i cili në vizitën që bëri në Tiranë u shpreh për mbylljen e të gjithë aktiviteteve që Fetullah Gulen ka ngritur prej vitesh në vendin tonë.
“Ministria e Arsimit ka në kompetencë të verifikojë gjithë kriteret e ligjshmërisë, pa dyshim laecitetin, shkolla të sigurta. Dhe ne jemi të vendosur dhe e kemi treguar me përgjegjësi që këtë e bëjmë në mënyrën më korrekte dhe më të mirë të mundshme.
Besoj kemi raportuar publikut për shkollat që nuk respektonin kriteret e ligjit dhe rezultuan 18 institucione të arsimit të lartë që funksionin si piramida dhe që u mbyllën, te tjerat jane ne perputhje me ligjin”, u shpreh ministrja Nikolla.
Sigal