Nikolla: Skemë e re kualifikimi për 36 mijë mësues, brenda dhjetorit

116
TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla tha se brenda muajit dhjetor do të “vihet në jetë” një skemë e re kualifikimi për 36 mijë mësues. Gjatë aktivitetit për reformat e marra në arsim, veçanërisht për tekstet shkollore, ministrja radhiti premtimet e mbajtura, e ku një ndër to është edhe dhënia e teksteve falas për familjes në nevojë.
“Kemi zgjeruar numrin e nxënësve që përfitojnë tekste falas. Nëse një familja ka 3 fëmijë që shkojnë në shkollë fëmija i tretë nuk paguajnë asnjë lekë, nëse ka 4, i treti dhe i katërti përfitojnë nga ky premtim i mbajtur, e kështu me radhë”, – tha ministrja Nikolla.