Nikolla: Ofertë e lartë për zanatet interes për shkollat profesionale

50

DURRES- Tregu i punës kërkon më shumë specialistë të zanateve të ndryshme. Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, e pranishme në forumin “Qytet Inteligjent” në Durrës, ka thënë se për shkak të ofertës së lartë për zanatet ka bërë që të rritet numri i atyre që regjistrohen në shkollat profesionale. Sipas Nikollës 40 % më shumë nxënës në krahasim me një vit më parë i drejtohen shkollave profesionale.
 
“Implementimi i projektit “Shkolla Qendër Komunitare”, projekti më madhor që ne kemi filluar tashmë prej pothuajse një viti, po jep frytet e tij të para. Sot, në ato 66 shkolla, ku është pilotuar ky projekt, nuk ka më ndarje informacioni vetëm mes disa klasave, por ato shkolla gjithnjë e më shumë janë të hapura drejt komunitetit”, tha Lindita Nikolla.
 
Ministrja e ka cilësuar shumë të rëndësishme reformën në arsimin e lartë. Universitetet, arsimi i mesëm profesional, dhe në veçanti sistemi DUAL i arsimit, luajnë rolin kryesor në ekosistemin inovativ të qytetit inteligjent.
 
Ndërsa ministri maqedonas i Arsimit Abdylaqim Ademi i pranishëm në forumin “Qyteti Inteligjent”, e vuri theksin ne arsimin profesional, si dhe në punën shkencore që po kryhet në shkollat maqedonase.
 
Për ministrin maqedonas mjaft e rëndësishme është shkëmbimi i përvojës së shkollave të vendit të tij me ato të vendeve perëndimore.