Nikolla-Monne: Bashkëpunim me KE për reformat në arsimin e lartë

504
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Arsimin dhe Kulturën në Komisionin Evropian, Xavier Prats Monne, të cilin e njohu me reformat e qeverisë për përmirësimin e cilësisë në arsim. 
Në fjalën e saj, Ministrja theksoi reformën në arsimin e lartë duke përmendur kontrollin e ligjshmërisë, që për herë të parë u realizua në çdo Institucion të Arsimit të Lartë, mbylljen e IAL-ve private e publike që nuk plotësonin kushtet e ligjshmërisë, procesin e draftimit të Ligjit të ri të Arsimit të Lartë, ku u përfshinë gjithë grupet e interesit si dhe akreditimin që është në proces, nga një agjenci britanike, për të gjitha IAL-të në vend. 
Gjatë takimit me Z.Monne, Ministrja Nikolla kërkoi bashkëpunim dhe asistencë nga Komisioni Evropian, për konkretizimin e mëtejshëm të reformave në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Ndërkohë, nga ana e tij, Z.Monne vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në Ballkan, në lidhje me reformat arsimore si dhe rolin dhe fokusin e veçantë që Qeveria Shqiptare po tregon për arsimin. 
Qëllimi i Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim është të ndihmojë këto vende me reformat e arsimit dhe trajnimit, si dhe të risë bashkëpunimin rajonal. Prioritet aktual i këtij takimi të katërt mes ministrave të Ballkanit është arsimi i lartë. Takimi i parë i ËB PET u zhvilluar në 2012 në Danilovgrad, Mal të Zi, ku u vendos nga të gjithë ministrat e rajonit se arsimi i lartë ë trajnimi i mësimdhënësve. Takimet e radhës janë zhvilluar në Torino (2013), Bruksel (2014)dhe takimi i katërt do të zhvillohet në Shqipëri. Të pranishëm në takim janë Ministrat e arsimit nga: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova,Mali i Zi dhe Serbia kanë nisur paraditen e sotme takimet bilaterale.
Sigal