Nikolla: Më 6 dhjetor nis testimi për mësuesit, do jetë i ndarë në 2 pjesë

443
Sigal

TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka bërë të ditur se më 6 dhjetor do të nisë edhe testimi për të gjithë ata që janë të interesuar për të punuar si mësues.
 
Lidhur me tipologjinë e testimeve, Nikolla ka bërë të ditur se do të ketë dy teste, një për formimin e përgjithshëm dhe tjetrim për formimin e profesionit të tij.
 
“Testimi për mësuesit do të jetë i ndarë në 2 pjesë, i pari do të jetë për kualifikimin e përgjithshëm, ku do të vlerësohen metodogjia e mësimdhënies, por edhe drejtshkrimi. Testimi i dytë do të jetë vetëm për profilin e tij.”- tha Nikolla e cila theksoi se që aplikanti të jetë kalues duhet të marrë mbi 50% të pyetjeve tek të dy testet. 

Në të 12 qarqet e vendit do të ketë 29 vende testimi ka bërë të ditur Nikolla duke shtuar se procesi do të administrohet njësoj se matura shtetërore.
 
Më tej ajo u ka bërë apel kandidatëve që të sjellin dokumentacionin e plotë, pasi më 4 dhjetor do të bëhet e mundur gati lista e të gjithë aplikantëve.
 
“Prej 28 Nëntorit ka nisur puna nga MAS për verifikimin e të gjithë dokumentacionit dhe rankimin e tyre.”- tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.
 
Nikolla: Rekrutimi i mësuesve vetëm në bazë të listës së testimit 
“Korrigjimi i testimeve do të bëhet në Tiranë nga një komision i përzgjedhur nga ekspertë e mësuesit, të cilët po administrojnë edhe pyetjet”-  ka theksuar Nikolla e cila ka shtuar se vlerësimi i çdo testi do të bëhet i sekretuar.
 
Pas këtij procesi bën me dije Nikolla,  MAS do të bëj publike rezultatet dhe rezultatet e testimeve do të publikohen sipas ID-ve.
 
“Vetëm kjo listë do të mundësojë rekrutimet në arsim në vitet e ardhshëm.” – theksoi Nikolla.
 
 
Nikolla: Në 17 ditë, 8095 aplikantë për mësues
Nga dita e hapjes së aplikimeve, Nikolla bën të ditur te se janë 8095 aplikantë që sipas saj do të ndryshojnë atë që është gjetur nga inspektimi, nga ku rezultoi se 1984 mësues ishin pa arsimin përkatës, ndërsa 2065 mësues jepnin mësim jashtë profilit të tyre.
 
“60% e aplikantëve kanë shprehur dëshirën për të ushtruar misionin e tyre, jo thjesht pranë vendbanimit të tyre, por kudo ku është e nevojshme. 89 % e tyre janë diplomuar pas viti 2000, pa shumë përvojë, por të gatshëm.”- tha Nikolla.
 
Gjithashtu ajo shtoi se kanë aplikuar edhe shumë bashkëkombës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, që kanë shprehur dëshirën për të dhënë testimin.