Nikolla lançon “Shkolla si Qendër Komunitare”: Pasurojmë bibliotekat!

526
Sigal

PEQIN – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka vizituar sot gjimnazin “Zihni Magani” në Peqin për të lançuar nismën e pasurimit të bibliotekave me libra në kuadër të projektit të madh të MAS, “Shkolla si Qendër Komunitare”.

“Krahas kësaj nisme, ne do të krijojmë një situatë të re për fondin e librit që do të mundësojë që i gjithë ky proces të shërbejë për nxënësit si një kontakt i ri me librin, por edhe si një zgjerim i shkollës duke përfshirë komunitetin”, tha Nikolla

Bibliotekës në gjimnazin “Zihni Magani” iu shtuan 1800 libra, një pjesë e të cilave janë dhuruar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Pas vizitës në këtë shkollë Ministrja Nikolla ka dhuruar libra edhe në gjimnazin “M.K.Ataturk”, Pajovë.

E pyetur mbi reformën në arsimin e lartë dhe sidomos për draftin e project ligjit ministrja deklaroi se është e domozdoshme dhe urgjente. Ajo theksoi se pasi është shpërndarë drafti, nuk është kundërshtuar nga universitetet pavarësisht debateve që shërbejnë për përmirësimin e arsimit të lartë.

Ndërsa biblioteka e gjimnazit “ M.K.Ataturk” është krijuar nga e para dhe ka si fillim 1000 libra të rinj.