Nikolla gjatë testimit të 3900 mësuesve: Jo më pa arsim përkatës

517
Ky është viti i dytë që mësuesit testohen përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”. 3900 mësues nga Tirana i janë përgjigjur pyetjeve për më shumë se 2 orë të hartuara nga ekspertë të arsimit.
Ky proces është monitoruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ministria e ka quajtur këtë vlerësim profesional të mësuesve objektiv dhe pa ndërhyje të politikës.
Nikolla: Që përmes këtij sistemi modernizues të vlerësimit të punëkërkuesve në arsim ne mundësojmë 3 gjera që do të sjellin cilësi të re në burimet njerëzore në arsim. Nuk ka më mësues pa arsim përkatës, nuk ka më mësues jashtë profilit, nuk ka më mesues që punësohen për shkak të ndërhyrjeve të politikës.
Sipas autoriteve të ministrisë së Arsimit, cdo mësues identifikohet nëpmjet ID dhe jo duke shkruar të dhënat e tij personale të cilat mund të jenë lehtësisht të evidentueshme.
Këtij testimi i nënshtrohen mësuesit që janë në sistem por dhe ata që ende nuk janë pjesë e sistemit publik. Në këtë testim mund të përfshihen dhe të gjithë ata mësues që në provimin e para një viti nuk kanë mbetur të kënaqur dhe qe deshirojne të rrisin pikët.
Provimi do të korigjohet javën e ardhshme dhe pritet t’i shërbjë ministrisë për të parë se në çfarë niveli profesional janë mësimdhënsit.
Sigal