Niko Terezi: “Datat për Provimin e Shtetit për mjekësinë dhe ndryshimet e reja”

931
Sigal

INTERVISTA/Flet Niko Terezi, Drejtori i Drejtorisë së Provimit të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve

Janë përcaktuar të gjitha datat për Provimet e Shtetit, për profesionet e mjekësisë. Në lidhje me datat dhe rregullat që duhen ndjekur nga kandidatët ka folur në një intervistë për “Telegraf”, Niko Terezi Drejtori i Drejtorisë së Provimit të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Zoti Terezi, bën të ditur se, këtë vit nuk do të publikohen emrat e kandidatëve, por do të publikohen numrat përkatës që ato kanë marrë në momentin e regjistrimit nga urdhrat përkatës.

 -Zoti Terezi, në muajin maj është vendosur që të zhvillohet Provimi i Shtetit për profesionet e mjekësisë. Cilat janë të rejat e këtij sezoni?

-Po, në muajin maj do të zhvillohet sezoni i Provimit të Shtetit për profesionet e mjekësisë. Edhe datat tashmë janë përcaktuar dhe u janë bërë të ditura edhe organeve përkatëse që kanë praktikantët e tyre për provim. Provimet janë: E enjte  datë    02/05/2013, Mamie, e enjte  datë 02/05/2013, Imazheri, e enjte  datë  02/05/2013, Logobedi, e premte  datë 03/05/2013, Fizioterapi, e premte datë 03/05/2013, ora 12:30   Teknik Laboratori, e hënë 13/05/2013, Infermieri, e martë 14/05/2013, Infermieri, e mërkurë Iinfermieri, e enjte 16/05/2013, infermieri, e premte 17/05/2013, infermieri, e  hënë 20/05/2013, infermieri, e martë 21/05/2013, infermieri, e mërkurë  22/05/2013, infermieri. e hënë më datë 06/05/2013 Mjekësi e Përgjithshme, datë 07 dhe 08 maj Stomatologjia, 10/ 05.2013 Farmaci.

 -Nga drejtoria juaj a ka ndonjë afat përsa i përket regjistrimeve për Provimin e Shtetit?

-Regjistrimet bëhen pranë urdhrave përkatës. Por regjistrimet sipas informacioneve bëhen deri në datën 15 prill. Gjithsesi, ata nuk janë në një afat të gjitha, regjistrimet bëhen në data të ndryshme për profesione të ndryshme. Ndërsa dorëzimi i emrave që marrin pjesë në provim në drejtorinë tonë nga urdhrat përkatës duhet bërë 15 ditë para zhvillimit të provimit. Por këtë radhë nuk do të shpall listat, por do të shpall vetëm numrat rendor. Praktikantët që do të marrin pjesë në provim e dinë renditjen e tyre, sepse do të marrin numrin përkatës kur të bëjnë regjistrimin.

 -Si do të bëhet vlerësimi për pjesëmarrësit në Provimin e Shtetit?

-Janë përcaktuar pikët dhe notat që duhet të marrin kandidatët.

Për vlerësimin e Provimit të Shtetit, përdoret shkalla e mëposhtme e vlerësimit:

a) Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm) nëse merr 95-100 pikë.

b) Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë) nëse merr 85-94 pikë.

c) Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë) nëse merr 75-84 pikë.

ç) Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm) nëse merr 65-74 pikë.

d) Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm) nëse merr 55-64 pikë.

e) Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm) nëse merr 50-54 pikë.

f) Kandidati vlerësohet me notën 4 (jokalueshëm) nëse merr më pak se 50 pikë.

2. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar

së paku me notën 5 (kalueshëm). Kandidati i vlerësuar me notën 4 (jokalueshëm), përsërit

provimin.

-A kanë të drejtë që të bëjnë ankimim pjesëmarrësit për notën që marrin, nëse po, cilat janë procedurat që ndiqen?

-Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, kërkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Shtetit. Nëse gjatë korrigjimit të provimeve konstatohen gabime në pyetje, këto pyetje nuk merren parasysh. Në këtë rast ulet edhe numri maksimal i pikëve. Vlerësimi fillon nga ky numër i zvogëluar i pikëve. Zvogëlimi i pikëve nuk duhet të jetë në disavantazh qoftë edhe të një kandidati të vetëm. AKP-ja ka të drejtë që në rast se evidenton shkelje të rënda të rregullave të provimit, t’i propozojë Komisionit të Provimit të Shtetit vlerësimin e kandidatit që thyen rregullat, me notën “4 – jokaluese”. AKP-ja mban procesverbal, ku evidenton shkeljet e konstatuara.

 -Cilat janë dokumentet që duhet të kenë kandidatët në momentin që paraqiten për provim?

-Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Personat që do të marrin pjesë duhet të jenë pranë ambienteve, ku do të zhvillohet provimi 30 minuta përpara. Kandidatët duhet të kenë me vete këto dokumente:

-Kartën e identitetit ose një fotokopje të saj

-mandat pagesën e tarifës së provimit të shtetit dhe faturën e publikuar nga AKP

Personat që duhet të paraqiten për provim duhet të kenë verifikuar numrin përkatës që kanë dhe orën e provimit.

 -A ka raste që kandidatët përjashtohen nga provimi?

– Kandidati nuk pranohet në provim nëse:

a) nuk zotëron diplomën e studimeve universitare të kërkuar nga autoriteti kompetent për

profesionin respektiv;

b) ka dorëzuar dokumentacionin e parashikuar në nenin 4, deri në momentin e aplikimit;

c) është rrëzuar 5 (pesë) herë në provimin e shtetit;

d) plotëson kriteret e parashikuara në ligjin nr.10 171, datë 21.10.2009 “Për profesionet e

rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, në dispozitat e kësaj rregulloreje dhe ato të

përcaktuara nga autoritetet përkatëse.

 -Në muajin maj a do të ketë profesione të tjera që do të paraqiten për të dhënë Provimin e Shtetit?

-Në muajin maj, do të jenë vetëm profesionet që përmenda më lart. Ndërsa profesione të reja për mjekësinë nuk ka. Po ju kujtoj që në sezonin e muajit janar në shtuam tre profesione: Imazheri, Logopedi dhe Teknik Laboratori. Ndërsa në muajin gusht do të zhvillohen provime për mësuesit.

Urdhri i Infermierit: Datat për provimet e Vlerësimit të Aftësimit Praktik dhe Provimit të Shtetit sipas profesioneve

Urdhri Infermierit njoftoi ditën e djeshme  se janë gati datat e provimit të Vlerësimit të Aftësimit Profesional. gati datat e provimit të Vlerësimit të Aftësimit Profesional si më poshtë :

•Mami datë       29/04/2013, ora 09:00

•Imazheri datë   29/04/2013, ora 11:00

•Logopedi  datë   29/04/2013, ora  13:00

•Teknik laboratori datë  30/04/2013, ora 09:00

•Fizioterapi  datë   30/04/2013, ora 11:00

•Infermieri  datë  2,3,6,7,8  /05/  2013, ora 09:00  dhe ora 11:00.

 Po ashtu urdhri i infermierit bën të ditur se listat emërore do të shpallen në datë 21/04/2013 në faqen zyrtare të Urdhrit të Infermierit. Konfirmimi i pjesëmarrjes në provim ka afat deri në datë 20/04/2013. Ndërkohë që, Urdhri i Infermierit rikujton studentët që nuk e kanë dhënë provimin e Vlerësimit të Aftësimit Profesional, se duhet të dorëzojnë Librezën e Praktikës Profesionale të plotësuar brenda afatit të sipërpërmendur. Ndërsa të gjithë studentët, të cilët janë paraqitur në provimet e mëparshme dhe nuk e kanë marrë ose hyjnë këtë sezon për herë të parë duhet të dorëzojnë fotokopjen e Lejes së Praktikës brenda të njëjtit afat në mënyrë që të quhen të regjistruar në provim.

Provimi i Shtetit do të bëhet sipas datave të mëposhtme :

  • E enjte  datë    02/05/2013, ora 1000  MAMI
  • E enjte  datë    02/05/2013, ora 1230  IMAZHERI
  • E enjte  datë    02/05/2013, ora 1500  LOGOPEDI
  • E premte  datë   03/05/2013, ora 1000   FIZIOTERAPI
  • E premte  datë   03/05/2013, ora 1230   TEKNIK LABORATORI
  • E hënë 13/05/2013, ora 1000  dhe ora 1400  INFERMIERI
  • E martë 14/05/2013, ora 1000 dhe ora 1400  INFERMIERI
  • E mërkurë 15/05/2013, ora 1000 dhe ora 1400  INFERMIERI
  • E enjte 16/05/2013, ora 1000 dhe ora 1400  INFERMIERI
  • E premte  17/05/2013, ora 1000 dhe ora 1400  INFERMIERI
  • E hënë    20/05/2013, ora 1000 dhe ora 1400  INFERMIERI
  • E martë    21/05/2013, ora 1000 dhe ora 1400  INFERMIERI
  • E mërkurë  22/05/2013, ora 1000 dhe ora 1400  INFERMIERI