Niko Terezi: “Datat e Provimit të Shtetit për mësuesinë dhe rezultatet për profesionet e mjekësisë”

781
Sigal

Mbyllet faza e Provimit të Shtetit për profesionet e mjekësisë, ngelin më shumë se gjysma

 Para pak ditësh është mbyllur sezoni i Provimit të Shtetit për mjekësisë, i cili filloi në ditët e para të majit. Nga rezultatet e nxjerra rezulton se, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në provim kanë ngelur. E përkthyer në përqindje, rezulton se rreth 47% e personave që morën pjesë në provim kanë ngelur. Në lidhje me këto rezultate ka folur për “Telegraf”, drejtori i Provimit të Shtetit Niko Terezi. Ai ka theksuar se: “Në datë 22 maj u mbyllën provimet për profesionet e mjekësisë. Dhe në këto provime numri i personave që kanë kaluar kap shifrën  47%”. Por ajo që është cilësuar si pozitive në këtë sezon është fakti se është rritur numri i pjesëmarrësve në provim. në lidhje me rritjen e numrit të pjesëmarrësve zoti Terezi është shprehur se: “Këtë vit ka qenë me i madh numri i pjesëmarrësve në provim dhe kjo është një fakt mjaft pozitiv. Po marr profesionin e infermierisë dhe po bëj një krahasim janë regjistruar 1269 të regjistruar për provim, kanë marrë pjesë 1009 persona. Ndërsa kalueshmëria edhe këtu ka qenë në shifrat e 47%-it. Është rritur shumë interesimi këtë vit në profesionet e mjekësisë. Po ashtu interesa ka pasur këtë sezon edhe për profesionin e Mamisë. Në sezonin e dhjetorit kemi pasur 69 persona të regjistruar ndërsa në këtë sezon kemi pasur 171 persona të regjistruar.

Provimet për mësuesinë

Ashtu siç u organizua Provimi i Shtetit për profesionet e mjekësisë do të zhvillohet Provimi i Shtetit për mësuesit. Provimi i Shtetit për mësuesinë zhvillohet njëherë në vit dhe kryesisht zhvillohet para fillimit të vitit akademik. Por këtë vit do të ketë një ndryshim provimi do të zhvillohet në një periudhë tjetër. Në lidhje me Provimin e Shtetit për mësuesinë zoti Terezi është shprehur se: “Provimi zhvillohet njëherë në vit, por këtë herë ai do zhvillohet në një periudhë të ndryshme nga vitet e tjera. Sivjet provimi do të zhvillohet në gjysmën e dytë të muajit korrik”.

Detaje për Provimet e detyruara me zgjedhje të Maturës Shtetërore

 Përgatitja e testeve të maturës, numri i pyetjeve dhe pikët maksimale që duhen

Provimet e Maturës Shtetërore 2013, të detyruara dhe me zgjedhje, do të fillojnë në

orën 10:00. Procedurat e hartimit të testeve të provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje përcaktohen në “Rregulloren për procesin e Maturës Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”, nr. 35 prot., datë 07.01.2013. Ndërkohë që burime nga MASH, bëjnë të ditur për “Telegraf” se testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Ndërkohë, provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë 30 minuta secila. Ndërsa provimet me zgjedhje do të zgjasin 3 orë. Maturantët/kandidatët që do të japin provim të Maturës Shtetërore njërën nga lëndët me zgjedhje, do të fillojnë provimin në orën 11.00 dhe do ta përfundojnë atë në orën 13.00. Ata do ta zhvillojnë provimin në mjedise të veçanta. Maturantët/kandidatët mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë. AKP-ja, në bashkëpunim me DEPU-në, miraton ngritjen e grupeve lëndore per hartimin e fondit të kërkesave të testeve. Anëtarët e grupeve lëndore, me kusht ruajtjen e sekretit dhe mungesën e konfliktit të interesit, trajnohen dhe angazhohen për hartimin e këtij fondi, i cili është sa njëzetfishi i kërkesave që do të përmbajë testi. Përzgjedhja e testeve përfundimtare të provimeve të MSH-së bëhet nga specialistë (PTP) të caktuar me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Përzgjedhja e testeve bëhet në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit brenda ambienteve të izoluara të AKP-së. Të drejtën e përzgjedhjes dhe hartimit të testit përfundimtar të provimeve të Maturës (sesioni i parë dhe i dytë) e kanë vetëm PTP-të. Specialistët e AKP-së, në periudhën e KOEPS-it, nuk kanë të drejtë të përzgjedhin/sugjerojnë/ndryshojnë testin e provimeve të Maturës të hartuar nga PTP-të. Pas përzgjedh së testit, kryhet shumëfishimi dhe paketimi i testbroshurave

Kriteret për qendrat dhe mjediset e provimi

Qendrat ku do të zhvillohen provimet e MSH-së, të plotësojnë këto kritere:

– Të ketë jo më pak se sa 150 maturantë/ kandidatë;

-Në shkollat ku numri i maturantëve dhe i kandidatëve të marrë së bashku është më i vogël se 150, KMSH-ja grupon shkollat dhe cakton qendrën ku do të zhvillohen provimet. Maturantët/kandidatët e shkollave private do t’i zhvillojnë provimet e Maturës në të njëjtat qendra dhe mjedise me maturantët e shkollave publike.

Mjediset, ku do të zhvillohen provimet e MSH-së, të plotësojnë këto kritere:

-Të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara;

-Të jenë të mjaftueshme për të paktën 15 maturantë. (Domosdoshmërish të përdoren mjediset më të mëdha të qendrave të provimit);

-Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidati të jetë jo më pak se 120 cm, në të katër drejtimet; si majtas-djathtas, ashtu dhe para-prapa;

-Maturantët/kandidatët ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim;

-Sipërfaqja që maturanti/kandidati ka në dispozicion për të shkruar është të paktën 40 x 60 cm,

-Në ditën e provimit, në mjediset ku zhvillohet ai, nuk zhvillohen veprimtari të tjera;

-Në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë postera, tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim;

-Çdo mjedis që përzgjidhet për zhvillimin e provimeve, duhet të ketë komunikim me rrugët automobilistike.

Korrigjimi i testit nga dy vlerësues

Ndryshe nga ç’është aluduar deri tani se korrigjimi i provimeve do të bëhet në dy mënyra, me atë elektronike dhe nga vlerësues të posaçëm, fakti është ndryshe. Burime pranë MASH sqarojnë se edhe këtë vit, nuk pritet të ketë një ndryshim në mënyrën e vlerësimit të maturantëve. “Do ishim shumë dakord që vlerësimi të bëhej në rrugë elektronike për hir të kohës në dispozicion. Por kjo është e pamundur. Kjo për faktin që provimet janë në dy pjesë, me alternativa dhe me zhvillim. Ndaj është e pamundur që të krijohet një lexues optik për të lexuar shkrimin e çdokujt që jep një provim mature” citon burimi pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Procedura e vlerësimit do të jetë e njëjtë me vitin e kaluar. Janë gjashtë qendra vlerësimi, në Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan dhe Korçë (Tirana ka dy qendra vlerësimi për shkak të mbingarkesës që ka). Vlerësimi do të bëhet nga dy vlerësues të pavarur nga njëri-tjetri, të cilët rakordojnë me përgjegjësin e vlerësimit. Sipas rregullores së re të MASH, çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, i pavarur nga tjetri. Testet kodifikohen nga përgjegjësi i vlerësimit me numra arabë. Vlerësuesit pasi marrin në dorëzim testet, konfirmojnë sasinë dhe kodifikimin e tyre. Vlerësuesit nuk mund të bëjnë shënime në test, me përjashtim të esesë ku evidentohen gabimet drejtshkrimore. Vlerësimi me pikë për çdo kërkesë të testit pasqyrohet në formularët përkatës.