Nëse nuk ke mbrojtur 1 gjuhë të huaj, nuk futesh në Master

62
Ndryshojnë kriteret për të aplikuar për master shkencor apo profesional.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nxjerrë një udhëzim të ri sipas të cilit studentët e interesuar për të ndjekur ciklin e dytë të studimeve master shkencor apo profesional do të duhet të dorëzojnë edhe dëshminë që vërteton se kanë mbrojtur një prej pesë gjuhëve të huaja, si: anglisht, italisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Zyrtarisht mësohet se detyrimin për të dorëzuar mbrojtjen e një prej pesë gjuhëve të huaja e kanë edhe ata që janë në sistem, jo vetëm kandidatët e rinj, pra edhe të “vjetrit” do të duhet të ndjekin udhëzimin e ri të Ministrisë së Arsimit, më datë 3 dhjetor 2015, i cili rrjedhimisht shfuqizon të vjetrin.
Kriteri i MAS vlen si për Universitetet publike ashtu dhe për ato private dhe i ndalon ato që të pranojnë studentë në Master, në rast se nuk kanë të mbrojtur një nga gjuhët e huaja të sipërpërmendura mes nivelit B1 dhe C1.
“Kandidati që aplikon për t’u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në Institucionin e Arsimit të Lartë, duhet të ketë çertifikime dhe rezultate të testimeve ndërkombëtare për nivelet e njohjes së gjuhës, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se 2 vjet nga momenti i lëshimit të tyre”, thuhet në udhëzimin e Ministrisë.


Udhezim Per Gjuhet e Huaja